
Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet


Tregu i punës ka hyrë në një ngërç, që me kalimin e muajve po bëhet aq i komplikuar sa është kthyer në shqetësimin kryesor të sipërmarrjeve. Ndërsa disa vite më parë, bizneset ankoheshin për korrupsionin, marrëdhëniet me tatimet e doganat, energjinë elektrike, problemet me gjyqësorin, këto çështje kanë kaluar tashmë në plan të dytë.
Dhoma Amerikane e Tregtisë, në indeksin e fundit të biznesit, kishte si problematikën kryesore mungesën e fuqisë punëtore. E njëjta tendencë u konstatua dhe në sondazhin e mjedisit të të bërit biznes në Shqipëri, të Shoqatës së Investitorëve të Huaj (FIIA).
Ndonëse perceptimi i investitorëve të huaj në përgjithësi për ambientin për të bërë biznes u përmirësua, i vetmi indikator me përkeqësim ishte tregu i punës dhe gjetja e fuqisë punëtore të kualifikuar.
Investitorët e huaj e kanë vlerësuar aksesin e tyre në fuqinë punëtore të kualifikuar/të kualifikuar vendase dhe ndikimin e saj në biznesin e tyre me 31 pikë nga 100 në shkallën e performancës, me një rënie prej 7 pikësh, krahasuar me vitin 2022 (38 pikë), nga 46 pikë që ishte mesatarja e indeksit.
Që para pandemisë, bizneset filluan të ndienin presionin e gjetjes së fuqisë punëtore. Arsyeja kryesore lidhet me një valë të dytë të emigracionit, që u përshpejtua dukshëm pas heqjes së kufizimeve në 2021 dhe kulmoi në vitin 2022.
Të dhënat indirekte nga kërkesat për azil tregojnë se numri i aplikimeve në Bashkimin Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar arriti në 32 mijë persona (më se gjysma e të cilëve vetëm në MB), që është niveli më i lartë që nga viti 2016. Nga shtetet e BE-së në vitin 2022 u dhanë 74 mijë leje qëndrimi, shifra më e lartë që nga viti 2010.
Lëvizja e lirë është një nga të drejtat themelore në demokraci dhe e gjithë Europa Lindore i ka përjetuar pasojat e emigracionit. Është e natyrshme që qytetarët e një vendi të kërkojnë një jetë më të mirë dhe të shfrytëzojnë mundësitë që u jepen.
Por, ritmet me të cilat po largohen shtetasit shqiptarë janë jonormale, në raport me popullsinë e vendit. Shqipëria ishte e dyta në botë për kërkesat për azil në Bashkimin Europian në vitin 2022, në raport me popullsinë, pas Sirisë, qytetarët e së cilës ikin nga lufta, ndërsa u rendit e para në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky nuk është ritmi që duhet të ketë një shtet, i cili, teorikisht, ka një rritje të kënaqshme ekonomike, ka regjim demokratik, apo është vend anëtar i NATO-s dhe për rreth një dekadë pritet që të integrohet në Bashkimin Europian.
Ndërsa vala e parë e emigracionit e fillimit të viteve 2000 dha ndikim pozitiv në ekonomi, duke sjellë likuiditete, njohuri e investime nga emigrantët, vala e dytë duket se e ka futur ekonominë në “kurth”. Pritshmëritë, tashmë, kanë ndryshuar.
Emigracioni nuk është vetëm për motive financiare, por po largohet një shtresë e arsimuar, një shtresë që ka krijuar edhe kursime apo ka investuar në pasuri të paluajtshme, një shtresë që konsumin e realizonte po në Shqipëri (e thënë ndryshe shtresa e mesme) e zhgënjyer nga cilësia e jetesës dhe pritshmëritë për të ardhmen.
Po ikin, krahas të tjerëve, mjekët, infermierët, specialistët e teknologjisë së informacionit, ekonomistët, profesionistët. Për të frenuar ikjen, bizneset po detyrohen të rrisin pagat, por kjo po ndodh në një mjedis joproduktiv dhe shpesh me konkurrencë të pashëndetshme, duke u transferuar në rritjen e kostove, pasojat e të cilave po paguhen nga konsumatori në çmimet e produkteve e shërbimeve (inflacioni në vend po ulet shumë më ngadalë se në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të INSTAT).
Problematika e gjetjes së fuqisë punëtore është vetëm maja e ajsbergut të valës së lartë të emigracionit. Pasojat do të fillojnë të ndihen gjithnjë e më shumë në ekonominë reale dhe në cilësinë e demokracisë në vend.
Reforma territoriale, e cila synoi të sillte një eficiencë ekonomike në administrimin e territorit dhe të shërbimeve shtetërore, është një tjetër faktor që shumë shpejt do të tregojë nëse do të shndërrohet në një nxitës të shpopullimit të mëtejshëm të zonave rurale, apo qyteteve që kanë mungesë të theksuar mbështetjeje dhe niveli të shërbimeve bazë, si mjekësia, administrata mbështetëse apo projekte konkrete zhvillimi, të cilat do të kontribuonin disi në ruajtjen e fizionomisë së tyre.
Universitetet kanë mbetur që tani pa studentë, duke prekur tregun e punës së pedagogëve, shumë sipërmarrje nuk arrijnë të zgjerohen, sepse nuk kanë punonjës, duke frenuar planet e investimeve. Efektet në të ardhmen afatgjatë pritet të vazhdojnë zinxhir, duke prekur deri skemën e pensioneve.
Pas ikjes masive në 2022, ritmi i emigrimit duket se ka rënë, nisur nga frenimi i kërkesave për azil, por dhe fakti që pjesa më e madhe e atyre që planifikonin të iknin e kanë ndërmarrë këtë veprim.
Ndaj kjo është koha për të nxitur reforma, për të krijuar një ekonomi të qëndrueshme, që vlerëson punonjësit e profesionet dhe ofron paga të larta si parakushti kryesor për të frenuar emigrimin e mëtejshëm dhe për të nxitur kthimet, përmirësim të kushteve dhe cilësisë së mjedisit të jetesës e mbi të gjitha, forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që vlerëson njeriun dhe dinjitetin e tij./ Monitor
Më të lexuarat


Euro i afrohet pragut të 101 lekëve, prek nivelin më të ulët që nga 25 korriku

Rritja e çmimeve të banesave, raporti i OKB: Pastrimi i parave faktor kontribuues, janë bërë të papërballueshme

Fondet IPARD në bujqësi, ministrja Denaj: Nuk janë pezulluar por lënë në pritje

Monedhat e huaja nuk dalin nga "gremina", ja me sa shiten e blihen sot euro dhe dollari

Popullsia po plaket, zbulohet numri i pensionistëve që i shtohen skemës në 5 vjet

“9 mln euro minus për çdo muaj”/ Eksportuesit në krizë, rënia e monedhës europiane dëmton bizneset fasone

MFE: Të ardhurat e mbledhura nga kontributet, 116.2 miliardë lekë

Ministrja Anila Denaj në Vjenë: Shqipëria po punon intensivisht për përfshirjen në tregjet europiane me produkte cilësore

Euro vazhdon të “rrokulliset”, zbret poshtë 102 lekëve

Shifrat/ 40% e burrave dhe 58% e grave në shqipëri kanë vuajtur nga një simptomë e shëndetit mendor më 2023
