
Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”: Kush janë ministrat më të korruptuar në qeveri, surpriza e madhe është Edi Rama, ja në çfarë vendi renditet në listë

26 maj 1996- 26 maj 2022, ja si Sali Berisha dhunoi dhe përgjaku opozitën 26 vjet më parë, flasin protagonistët

Thellohet skandali me koncesionet, Ministria e Shëndetësisë jep për “Hemodializën” 2.5 milionë euro për punë të pakryera

Nafta bie me 17 përqind në tregjet ndërkombëtare, në vend ulen çmimet me pikatore

Shkruar nga SOT.COM.AL 11 Mars 2022

Ditën e djeshme, tregjet me pakicë të naftës kanë treguar një rënie të lehtë në krahasim me një ditë më parë. Disa nga tabelat e çmimeve tregonin rënie me 6 lekë, disa me 4 lekë, ndërsa të tjera, nuk reflektuan ndryshim fare, ndërkohë që në tregjet ndërkombëtare, rënia ka qenë e madhe. Nafta është rritur ndjeshëm në ditët e fundit në tregun Shqiptar, duke ndjekur sulmin rus në Ukrainë dhe rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare, ku në tregun e naftës, referencë është ajo e Londrës dhe amerikane. Rritja më e theksuar ishte ajo e ditës së Shtunë në mëngjes, ku konsumatori shqiptar u zgjua me çmime në 250 -250 lekë për litër, që nuk ishin vëzhguar ndonjëherë. Megjithëse në tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës ka rënë në mënyrë drastike, në Shqipëri vazhdon të spekulohet me çmimet e arit të zi. Nëse në shumë pika pakice vazhdon në nivelin e 240 lekë për litër, ndërkohë që në tregje është ulur me 17 përqind. Ndërkohë që nafta bën piruetat e krizës, vihet re një mungesë fleksibiliteti nga qeveria shqiptare, e cila nuk tenton të ndërhyjë, minimalisht duke vënë kufi taksimi e cila rritet progresivisht në bazë të çmimit referencial. Nëse, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit kanë vënë limite që nuk lejojnë kalimin e kufirit 1.5 euro për litër, duke ndërhyrë edhe në zbutjen e sistemit fiskal, ekzekutivi shqiptar qëndron stoik në mosndërhyrjen për këtë problem jetik.
Tabela me çmimet e karburantit
Shkurt 2022
Çmimi 9 Mars
Maqedonia
149.1
175
Mali i Zi
165.9
200
Shqipëria
185
260
Kosova
140.7
227.5
Serbia
164.85
187.5
Greqia
213.15
275
Italia
234.15
243.75
Bien ndjeshëm çmimet e energjisë dhe naftës në botë, jepen garanci për furnizim të plotë
Ndërkohë, nafta në tregjet ndërkombëtarë , ka pësuar rënie të madhe në të Mërkurën në mbrëmje, me çmimet që humbën rreth 14%, që është edhe rënia më e madhe ditore në thuajse 2 vite. Nafta Brent, çmimi referencë në bursën e Londrës, për dërgesë në muajin Maj, e nisi tregtinë ditën e Enjte në 112.65 dollarë për fuçi. Kjo shifër, është poshtë nivelit të së Premtes së kaluar, ku tregtia nisi me 118.1 dollarë për fuçi, që është një ditë më parë se çmimet të rriteshin ndjeshëm edhe në tregun Shqiptar.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë(IEA), Fatih Birol, tha se pavarësisht situatës ku gjendemi, nuk ka vend për shumë panik. Ai theksoi se anëtarët e grupit ishin të gatshëm të lëshonin më shumë naftë nga rezervat e urgjencës për të lehtësuar çmimet e energjisë, pasi ai kritikoi Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për refuzimin e pompimit të më shumë naftë bruto. Birol tha se lëshimi i koordinuar javën e kaluar nga SHBA dhe vendet e tjera të mëdha që konsumojnë energji prej 60 milion fuçi ishte një “përgjigje fillestare” dhe se IEA ishte gati të bënte gjithçka për të reduktuar paqëndrueshmërinë në tregjet e energjisë të nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës. “Ne jemi gati të lëshojmë aq naftë sa të nevojitet”, tha Birol duke vënë në dukje se 60 milionë fuçi ishin vetëm 4 për qind e rezervave totale strategjike të naftës të anëtarëve të IEA. “Ne po monitorojmë tregjet dhe jemi gati të nxjerrim më shumë naftë nga stoqet.”Departamenti i Energjisë dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë duhet të lëshojnë 120 milionë fuçi nga rezervat strategjike në botë dhe 120 milionë të tjera muajin e ardhshëm dhe të thonë se më shumë do të vijnë”, tha ai. Çmimet e naftës kanë shënuar një tendencë të lehtë uljeje gjatë ditës së sotme edhe në Shqipëri, për herë të parë që kur filloi rritja e tyre një javë më parë.Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh në vend i shumicës e pakicës, një litër naftë po tregtohet me 243 lekë, nga 249 lekë që ishte një ditë më pare.
Më të lexuarat


KLSH: Ministria e Bujqësisë e paaftë të menaxhojë pesticidet, siguria ushqimore në rrezik

Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka dhënë Frida Krifca një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e bujqësisë?

Euro pëson rritje të lehtë, ja me sa këmbehet sot

Abuzimi me fondet publike, KLSH zbulon skemën si u rrit me 2 milionë euro vlera e 3 projekteve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor

Euro në pikiatë! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot!

FMN “shuplakë” qeverisë, kërkon shkrirjen e Bordit të Transparencës dhe del kundër projektit të amnistisë fiskale

KLSH: Ministria e Bujqësisë e paaftë të menaxhojë pesticidet, siguria ushqimore në rrezik

Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka dhënë Frida Krifca një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e bujqësisë?

Bie sërish euro! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot

Ambasadori Yoruk: 100 Vjetori i marrëdhënieve diplomatike me mbi 5 miliardë investime turke në Shqipëri
