BREAKING NEWS

Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush është modelja shqiptare që i ka marrë mendjen Silvio Berlusconit!

Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush
x

Ekonomia

Nafta pa akcizë, qeveria gati të shtyjë afatet e aplikimit, jepet më shumë kohë për fermerët

Nafta pa akcizë, qeveria gati të shtyjë afatet e aplikimit, jepet

Qeveria po sheh si opsion shtyrjen e afatit të aplikimit për naftë falas nga fermerët në vend. Me publikimin e skemës që u tregon fermerëve se si do të përfitojnë naftë pa akcizë për punimin e tokave të tyre qeveria ka lënë si datë të mbylljes së aplikimeve 25 shkurtin. Sigurisht që interesi kaq qenë i lartë, por deri më tani nuk kanë arritur të aplikojnë të paktën aq fermerë sa parashikonte projektligji për këtë çështje. Kështu teksa kanë mbetur dhe tre ditë nga afati që kanë fermerët për të aplikuar për naftën e çliruar nga taksat, deputeti Taulant Balla ka kërkuar shtyrje të afatit. Këtë kërkesë ai e bëri dje gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi. Balla tha se gjatë pandemisë u evidentua fakti se sektori i bujqësisë ishte ai që mbajti në këmbë ekonominë. Sipas tij, kjo tregohet edhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare, prandaj është e nevojshme që qeveria të investojë më shumë. Këtu ai i ka kërkuar Ekonomit të rishikojnë në shtyrje afatin e aplikimit për fermerët. “Nëse i referohemi raportit të Bashkimit Europian, Shqipëria ka një nivel të mirë të përgatitjes në këtë fushë. Në raport Komisioni thekson se Shqipëria bëri një progres në zbatimin e masave përkatëse në sektorin e sigurisë ushqimore dhe veterinare, si dhe në regjistrin e kafshëve. Pavarësisht këtij fakti jemi të vetëdijshëm se vendi ynë ka akoma shumë për të bërë në fushën e bujqësisë dhe veçanërisht për sa i përket sigurisë ushqimore. Bazuar në të dhënat, ky sektor aktualisht siguron rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe rreth 37.4% të punësimit total. Unë besoj që do të kemi një lajm nga ministrja për ta shtyrë këtë afat për t’iu dhënë më shumë kohë fermerëve shqiptarë të aplikojnë. Është një mundësi e mirë”, u shpreh Taulant Balla. Edhe vetë ministrja Milva Ekonomi iu ka bërë thirrje vazhdimisht fermerëve të aplikojnë për të qenë pjesë e kësaj skeme. Pak ditë më parë ajo tregoi se deri më tani kanë aplikuar më pak se gjysma e numrit të pritshëm, prandaj në këto kushte është e pritshme që të shtyhet afati i aplikimit.

Shtohen programet financuese

Ndërsa garantoi anëtarët e këshillit dhe qytetarët se ministria do të bëjë më të mirën në favor të fermerëve, ministrja Ekonomi tregoi se në këtë vit do të jenë më të zgjeruara programet e IPARD. Sipas saj, Shqipëria është vendi që vazhdon të marrë më shumë fonde nga projektet ndërkombëtare për të financuar dhe mbështetur në rritje fermerët. Ajo bëri me dije se akoma ka në dispozicion pjesë nga fondi i dhënë nga BE, që sigurisht do t’u shpërndahet në vijim fermerëve. “IPARD-i ka treguar se Shqipëria është shumë e aftë të thithë fonde, madje më mirë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Thithja e fondeve nga Shqipëria është 95%, një vlerë shumë e rëndësishme kjo për sa i takon kapitullit të 11, në dy këndvështrime. E para, sepse po bëhemi gati të ngrimë regjistrin përmes kartës së fermerit, pra përmes elementëve tanë dhe së dyti, fakti që Shqipëria ka qenë e suksesshme në përdorimin e fondeve të IPARD përfunduar dhe thirrja e tretë e IPARD, ku kanë aplikuar 369 fermerë dhe vlerësimi i aplikimeve është ende në proces. Duhet të kemi patur parasysh, se, që kur janë hapur thirrjet e IPARD në Shqipëri, duke nisur nga viti 2014, kemi rreth 1057 aplikime. Në total kemi harxhuar një vlerë prej 46 milionë euro, teksa shuma totale e IPARD është 94 milionë euro”, u shpreh ajo. Ministrja tha se, gjatë vitit 2020 është punuar shumë edhe për sigurinë ushqimore dhe janë kryer 93.700 inspektime e janë vendosur 258 gjoba që janë gjetur në shkelje dhe janë marrë gjithashtu shumë masa paralajmëruese.