BREAKING NEWS

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku plas dokumentet ‘bombë’: Del vendimi i gjykatës dhe urdhri për asgjësimin e CD-ve

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i
x
BREAKING NEWS

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu i ISSH del me njoftimin e rëndësishëm

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu
x
BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x
BREAKING NEWS

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do shiten nafta, benzina e gazi

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë': Skenar i shërbimeve sekrete të vendeve armiqësore

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë':
x
BREAKING NEWS

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut. Nafta rrënon dollarin në tregjet ndërkombëtare

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut.
x
BREAKING NEWS

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, panik tek punonjësit e zyrave

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në
x

Ekonomia

Ndërhyrje ligjore për financimet, Bylykbashi: Synohet rritja e transparencës dhe ndëshkimi i abuzuesve

Ndërhyrje ligjore për financimet, Bylykbashi: Synohet rritja e

Një raport i komuniteti të inteligjencës amerikane për financimin rus të 24 shteteve në të gjithë botën, përfshi edhe partinë demokratike në vitin 2017, ka rihapur në Shqipëri një debat për transparencën e fondeve që forcat politike përdorin, veçanërisht në fushata zgjedhore. Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, i cili prej rreth dy dekadash merret me kuadrin ligjor për zgjedhjet sqaron se kodi zgjedhor aktualisht e ndalon financimin e huaj, por megjithatë ka nevojë për ndërhyrje ligjore për të garantuar transparencën e financimit.“Kërkohet ndërhyrje dhe rregullime të tjera që mund të shkoj nga ligje të posacme per lobimin dhe financimin e jashtëm , ndryshime ne kodin zgjedhor e partive politike mund të kërkojë edhe dispozita ndëshkuese në kodin penal”, tha ai. Sipas Bylykbashit reforma zgjedhore e vitit 2020 bëri ndërhyrje të forta për transparencën e financimit të partive, por ndryshimi i sistemit zgjedhor krijoi problematika të reja. “Lista është e hapur që do të thotë të gjithë kandidatët shpenzojnë dhe më pas këto shpenzime duhet të jenë të koordinuara dhe kontrolluara nga partia sepse  deklarohen nga partia. Kjo është praktikisht pothuajse e pamundur dhe sjell një informalitet shumë të lartë  ashtu si ka sjellë edhe fenomene të tjera pra korrupsioni zgjedhor. Pra kemi dy situata që përplasen me njëra tjetrën, ligji që është sipas standardeve dhe nga ana tjetër sistemi zgjedhor”, tha ai. Nënkryetari i PD vë në dukje se transparenca duhej të ishte në fokus të diskutimeve të komisionit të reformës zgjedhore, i cili ka realizuar vetëm dy mbledhje.“Në vend që komisioni i reformës zgjedhore  të jetë një kalë shkëmbimi në pazare politike duhet ti kishte përdorur këto muaj që i ka cuar dëm për debate pikërisht për këtë midis forcave reale politike, ne kemi qëndrim politik dhe nga ana tjetër kemi mazhorancën që për komoditetin e saj do të përzgjedhë kush është opozita, këtë nuk e bën dot”, tha ai. Një ditë pas publikimit të raportit për lobimin rus, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim u kërkoi partive të marrin masa kundër financimit rus, duke rritur transparencën në financimin e fushatave dhe duke marrë masa për të identifikuar dhe parandaluar pastrimin e parave. Partia demokratike e ka cilësuar çështjen e 2017 si një problem personal të ish-kryetarit Lulzim Basha duke bërë apel që drejtësia ta hetojë këtë çështje deri në fund.

Më të lexuarat