Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndihma ekonomike, zv.ministrja shpjegon skemën e re

Postuar: 10/02/2018 - 17:12

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme, sqaroi mekanizmin e ri të ndihmës sociale, që do të shtrihet në të gjitha qarqet e vendit.

“Kjo skeme e re ka në bazë të saj vetëdeklarimin nga familjet aplikuese para administratorit vetëm me një mjet identifikimi, të dhënat e të cilëve hidhen në një sistem elektronik dhe kalojnë në një proces verifikimi me sistemet e tjera online, të tatimeve, zyrës se punësimit, të hipotekave, drejtorisë së transportit, sigurimeve shoqërore, etj, për vërtetësinë e tyre. Procesi me pas vijon me verifikimin e situatës në terren”, deklaroi zëvendës ministrja, Bardhylka Kospiri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se nëpërmjet kësaj skeme nuk rritet artificialisht numri i përfituesve të ndihmës ekonomike por targetohen më mirë familjet e varfra.

“Masa e pagesës tashmë është e plotë dhe është sa dyfishi i pagesës se mëparshme”, deklaroi Kospiri.

Sipas saj Bashkive ju është disbursuar një fond prej 6% të fondit të ndihmës ekonomike, i cili është dy herë më i lartë se fondi i mëparshëm.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 34

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2018 - 07:30

Një sistem i ri teknologjik faturimi mbi kasat e bizneseve pritet të aplikohet së shpejti.

Postuar: 17/08/2018 - 13:17

Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit.

Postuar: 17/08/2018 - 07:17

 Detyrimet tatimore janë shndërruar në një problem për afro 21 mijë biznese.

Postuar: 16/08/2018 - 08:26

Ndryshimi i strukturës qeveritare pas zgjedhjeve të qershorit 2017 dhe riformatimi i zyrave të ad

Postuar: 16/08/2018 - 07:27

 Korrupsioni shtetëror vazhdon të mbajë peng normalizimin e çmimeve të udhëtimit me avion pë

Postuar: 15/08/2018 - 07:36

Taksa e pronës u la fillimisht që prej datës 1 Prill të mblidhej nga pushteti vendor, por pasi ba

Postuar: 14/08/2018 - 09:26

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.