BREAKING NEWS

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim, përfaqësuesit e Këshillit Politik bëjnë një tjetër lëvizje

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim,
x

Ekonomia

Ndihma financiare nga qeveria, Tatimet japin udhëzimin që duhet të ndjekin përfituesit

Ndihma financiare nga qeveria, Tatimet japin udhëzimin që duhet

Të gjithë të punësuarit në bizneset e vogël, me një xhiro vjetore jo më të madhe se 14 milionë lekë të reja në vit, do të paguhen nga shteti për periudhën pas ndërprerjes së aktivitetit ekonomik/marrëdhënieve të punës për shkak të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID19, ka vendosur Këshilli i Ministrave. Përfituesit e ndihmës financiare janë individët e vetëpunësuar/të punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë për vitin 2019.

Por si do e marrin pagesën përfituesit e këtij fondi? Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përmes një njoftimi në faqen zyrtare njoftoi të gjithë përfituesit se duhet të hapin një llogari bankare në një nga bankat e nivelit të dytë. Aplikimi mund të bëhet brenda orarit zyrtar të vendosur nga qeveria, pra brenda orës 13:00.

“Në bazë të VKM nr.254 datë 27.03.2020 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë,ndihmës ekonomike e të pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19”. DPT ju bën me dije se të gjithë përfituesit janë të lutur qe për hapjen e një llogarie bankare mund ti referohen të gjithë bankave të nivelit të dytë për ofrimin e këtij shërbimi. Sqarojmë të gjithë qytetarët se bankat operojnë brenda orarit zyrtar të vendosur nga Qeveria Shqiptare”, thuhet në njoftimin e DPT.