BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Ndryshimet në buxhet, 450 milionë lekë shkojnë për orët shtesë të policëve, ja fondet që do të shkojnë për rrugët dhe fermerët

Ndryshimet në buxhet, 450 milionë lekë shkojnë për

Qeveria ka çuar në Parlament aktin normativ për ndryshime në buxhet. Në këtë mënyrë janë zbardhur arsyet e kësaj lëvizje dhe janë dhënë më tepër detaje mbi mënyrën se si do të shpërndahen fondet. Për të qenë më i qartë dhe transparent, Parlamenti ka publikuar relacionin në lidhje me ndryshimet në këtë projektligj. Sipas relacionit ky akt normativ synon të sigurojë financimin për disa zëra të shpenzimeve korente, si fondi rezervë, skema e fermerëve, skema e PAK-ut, arsimi i lartë, rendi, mbrojtja, etj. Të paraqitura me shifra konkrete shpërndarja e fondeve do të bëhet sipas ndarjeve të ministrive, ku secila do të marrë fondin e përcaktuar. “Ministria e Brendshme përfiton 450 milionëlekë për orët jashtë orarit për efektivët e Policisë së Shtetit, për ushqim dhe orë pune FNSH/kursantët, si edhe 30 milionëlekë për pagat e Gjendjes Civile; Ministria e Mbrojtjes përfiton shtesë 120 milion lekë për mirëmbajtjen e sistemit “Palantir” dhe 330 milionëlekë për misionet jashtë vendit; Ministria e Shëndetësisë përfiton 300 milionëlekë për skemën e PAK-ut, si kompensim i financimit të Paktit për Universitetin, dakordësuar në janar 2019; Ministria e Arsimit përfiton 300 milionëlekë për Arsimin Bazë, si kompensim i financimit të Paktit për Universitetin; Ministria e Kulturës përfiton 200 milionë lekë për shtimin e ritmit të punimeve për rikonstruksionin dhe pajisjet e godinës së TKOB, për të mundësuar përfundimin e këtij projekti të rëndësishëm brenda afateve të parashikuara; Ministria e Financave përfiton shtesë 125 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për “Polin e Drejtësisë”, thuhet në relacion.

Ja sa do të jenë investimet për rrugët dhe fermerët

Më tej në relacion sqarohet se ndryshimet e bëra në projektligj synojnë të rrisin performancën e shpenzimeve kapitale tërishpërndarjes së fondeve drejt projekteve të investimeve publike. Një pjesë e madhe e fondeve do të shkojnë për rikonstruktimin e rrugëve, si dhe për mbështetjen e fermerëve për vazhdimësinë e punës së tyre. “Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës përfiton 1 miliardë lekë financim i huaj për të mundësuar avancimin e punimeve në By-Pass-in Fier dhe përfundimin e një krahu të rrugës dhe 370 milionë lekë shpronësimet në objektet e Autoritetit Rrugor Shqiptar; Fondi Shqiptar i Zhvillimit përfiton 800 milionë lekë për avancimin e projekteve kryesore të programeve të zhvillimit; Ministria e Bujqësisë përfiton 200 milionëlekë për Skemën e Fermerëve, për kompensimin e çmimit të qumështit dhe 200 milionë lekë për vazhdimin e financimit të projekteve me fokus mbrojtjen e argjinaturave lumore, dhe sistemin e kanaleve ujitëse; Ministria e Shëndetësisë përfiton shtesë 90 milionë lekë për “Rikonstruksionin e godinës së Maternitetit të Vjetër”; Bashkia Tiranë përfiton shtesë 1 miliardë lekë për avancimin e punimeve për projektin e “Bulevardit Verior dhe Rehabilitimit të Lumit të Tiranës”, thuhet në relacion.

Ja nevojat dhe urgjencat për nxjerrjen e aktit normativ

 Për miratimin e një akti normativ nevojiten disa kritere bazë, ndër to nevojitet parashtrimi i “nevojave’ dhe “urgjencave” për nxjerrjen e aktit normativ. “Neni 101 ka parashikuar “nevojën” dhe “urgjencën” si rrethana dhe situata fakti, që vlerësohen rast pas rasti. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndërmarrë procesin dhe ka përgatitur skenarin e rishikimit të buxhetit 2019. Nevojat dhe urgjencat në këtë akt lidhen me këto arsye kryesore; Kompensimin e zërave të shpenzimeve buxhetore, që u prekën në fillimvitin 2019, për efekt të financimit të Paktit për Universitetin; Garantimin e financimit të fondit rezervë të buxhetit të shtetit, në vijim të situatës emergjente të krijuar pas tërmetit të datës 21.9.2019; Reflektimin e ecurisë optimale të ardhurave vendore gjatë; Rritjen e eficencës së përdorimit të burimeve publike për rishpërndarje drejt projekteve të investimeve”, thuhet në relacion.

Esmeralda Hida