BREAKING NEWS

Shteti i tij për tu marrë shembull, mjeku suedez hedh dritë mbi të vërtetat e pandemisë dhe skandalin e numrit të vdekjeve: E kuptuam situatën menjëherë, jam i gatshëm të vë bast se vendet që janë mbyllur ...

Shteti i tij për tu marrë shembull, mjeku suedez hedh dritë mbi
x

Ekonomia

Ndryshimet në buxhet, nga shtimi i numrit të policëve, tek forcimi i OFL dhe blerja e pajisjeve për SPAK, ja si do të ndahen paratë

Ndryshimet në buxhet, nga shtimi i numrit të policëve, tek

Shpenzimet e buxhetit për vitin 2020 janë të fokusuar në përmirësimin e organeve policore, strukturës së OFL dhe SPAK. Të mërkurën parlamenti votoi ndryshimet në buxhet.  Saktësisht, shpenzimet e përgjithshme të buxhetit rriten me rreth 30.2 miliardë lekë, kështu për vitin 2020 përveç investimeve që do të rriten për të përballuar pasoja e pandemisë shteti ka vendosur të rrisë shpenzimet dhe për organet mbrojtëse, duke filluar nga shtimin i forcave policore dhe investimet në organet hetimore. Konkretisht në dokumentin final të paraqitur në faqen zyrtare të Kuvendit bëhet me dije se, akti normativ i ndryshuar për të disatën herë, parashikon që gjatë 2020  forcave të Policisë së Shtetit do t’i shtohen 50 efektivë të rinj, duke theksuar këtu se këto lëvizje nuk do kenë kosto shtesë nga buxheti. Ndërkaq tregohet se për forcimin e strukturës së re OFL do të shpenzohen 40 milionë lekë dhe 573 milionë lekë të tjera do të shkojnë për rikonstruktim të godinës së SPAK. “Rritja e strukturës organike të Policisë së Shtetit me 500 efektivë të rinj, pa kosto shtesë në buxhet. Sigurimi i organikës së mjaftueshme për strukturën e re të OFL-së prej 87 efektivësh, me një kosto prej 40 milionë lekësh. Akordimi i një fondi prej 573 milionë lekësh për blerjen e pajisjeve dhe përshtatjen e godinës së SPAK”, thuhet në dokument. Edhe në diskutimet e bëra më parë në Komisionin e Ekonomisë për  aktin normativ të buxhetit 2020, është bërë e qartë që përveç ndihmës  drejtë për drejtë për bizneset dhe qytetarët të prekur  nga tërmeti dhe pandemia, qeveria do t’u japë vëmendje edhe zërave që  rrisin sigurinë, drejtësinë dhe luftojnë korrupsionin  në vend. Sipas të dhënave  të raportit, në krahasim me buxhetin e rishikuar me aktin normativ fillestar, rritja e shpenzimeve është 21 miliardë lekë. Më tej shpenzime të tjera përkojnë me fondin shtesë prej 3 miliardë lekësh për Fondin e Zhvillimit Shqiptar, për 5 programe zhvillimi.

Ja sa do shpenzohen për pronat dhe punësimin

Mbyllja e problematikave me pronat që  zgjat prej vitesh, është një tjetër synim që pritet të arrihet nga shtetit gjatë këtij viti. Prandaj në aktin normativ të ndryshuar disa ditë më parë është vendosur që 4 miliard lekë t’i shkojnë Kadastrës, për mbylljen sa më shpejt të procesit të shpronësimit. Nga ana tjetër duke qenë se ekonomia vendase ka pësuar recesion të thellë dhe ka nevojë për rimëkëmbje, qeveria ka vendosur që 200 milionë euro t’i shpenzoj vetëm për vënien në praktikë të skemës së punësimit, për të rritur kështu përqindjen e parashikuar të punësimit. Kështu për të vijuar më tej edhe më çështjen e përkrahjes sociale, është vendosur që vetëm për këtë zë të shpenzohen mbi 900 milionë lekë. Të cilat do  t’i kalohen bashkive për dhënien e bonusit të qirasë. “Alokimi i fondit në masën 4 miliardë lekë për shpenzime shpronësimi dhe shlyerje detyrimesh të prapambetura në sektorin e infrastrukturës. Financimi shtesë në masën 900 milionë lekë i nevojës së njësive të qeverisjes vendore për bonusin e qirasë sociale, në kuadër të tërmetit të datës 26.11.2019, deri në fund të vitit 2020. Rritja me 200 milionë lekë e fondit të planifikuar për skemën e papunësisë, si rrjedhojë e parashikimeve dhe pritshmërive deri në fund të vitit 2020”, theksohet në dokument. Në këto parametra të lartë shpenzimesh dhe tkurrje të ndjeshme të ardhurash në këtë akt-normativ qeveria parashikon një nivel të lartë të deficiti për gjatë gjithë vitit.  Sipas të dhënave të publikuara deficiti buxhetor bëhet rreth -133 miliardë lekë ose rreth 8.4 për qind e PBB-së, nga përkatësisht 39.7 miliard lekë ose 2.2 për qind e PBB-së që ishte sipas buxhetit fillestar dhe nga 68.7 miliardë lekë ose rreth 3.9 për qind që ishte në buxhetin e rishikuar.