BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Ekonomia

Ndryshimet në buxhet, qeveria më shumë fonde për rrugët dhe e-Albania, 1.9 mld lekë plus për programe zhvillimi, ulje për Shëndetësinë, Financat dhe Mbrojtja

Ndryshimet në buxhet, qeveria më shumë fonde për rrugët

Gazeta “SOT” po sjell sot për lexuesit të tjera detaje nga ndryshimet në Buxhetin e Shtetit, të cilat kanë hyrë në fuqi, pasi janë botuar këtë javë në “Fletoren Zyrtare”. Kështu Qeveria ka parashikuar të jetë konservatore në shpenzime për periudhën e mbetur të vitit, prandaj ka ulur tavanet e deficitit buxhetor me 17 miliardë lekë në rishikimin e fundit që i bëri buxhetit. Por jo vetëm ndryshimi i parametrave të të ardhurave, shpenzimeve e deficitit, por qeveria ka bërë edhe rishpërndarje të buxhetit për shumë institucione shtetërore. Shkurtimi më i madh i buxhetit i është bërë Ministrisë së Shëndetësisë. Nga 76.7 miliardë lekë që ishte totali i fondeve që kishte në dispozicion, me rishikimin e fundit i shkurtohen 2 miliardë lekë. Në këtë institucion janë ulur fondet për kujdesin shëndetësor parësor e dytësor si dhe për shërbimin e shëndetit publik. Shkurtimi më i madh i buxhetit i është bërë Ministrisë së Shëndetësisë. Nga 76.7 miliardë lekë që ishte totali i fondeve që kishte në dispozicion, me rishikimin e fundit i shkurtohen 2 miliardë lekë. Në këtë institucion janë ulur fondet për kujdesin shëndetësor parësor e dytësor si dhe për shërbimin e shëndetit publik. Shkak për këtë ulje buxheti është bërë përmirësimi i situatës epidemiologjike me virusin COVID-19 në vend. Po ashtu është ulur me 992 milionë lekë buxheti i Ministrisë së Financave, pasi është reduktuar deficiti me skemën e pensioneve. Me 1.6 miliardë lekë janë ulur fondet dhe për Ministrinë e Mbrojtjes dhe INSTAT.

Ministria e Infrastrukturës, merr pjesën e “luanit”

Nga ana tjetër në këtë rishikim buxheti i është kushtuar më shumë vëmendje Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilës i është shtuar buxheti me 2.3 miliardë lekë, ndërkohë që janë rishpërndarë paratë për programet e këtij institucioni. Konkretisht merr 1.4 miliardë lekë më shumë transporti rrugor, dhe buxheti në total i këtij zëri arrin në vlerën e 24.1 miliardë lekë. Janë shtuar 111 milionë lekë tek zëri i transportit hekurudhor. Pas reformës së Ujësjellës-Kanalizime ku shumë shoqëri u shkrinë, dhe administrimi i tyre i kalojë Ministrisë së Infrastrukturës, është rritur me 1,195 miliardë lekë buxheti për zërin e ujësjellës kanalizime, ndërsa ulen me 300 milionë lekë fondet për trajtimin e mbetjeve urbane.

Rritje fondesh dhe për Ministrinë e Arsimit

Po ashtu në rishikimin e fundit të buxhetit janë shtuar fondet në dispozicion të Ministrisë së Arsimit me 1,2 miliardë lekë. Ku 1 miliardë lekë janë shtuar në zërin “Arsim bazë”, ku përfshihet edhe parashkollori, dhe shtesa tjetër është bërë tek buxheti i arsimit të mesëm. Fondit Shqiptar të Zhvillimit i shtohen 1.9 miliardë lekë, për programet e zhvillimit, dhe i jepen 2.2 miliardë lekë e-Qeverisjes. Siç duket qeveria kërkon që të forcojnë sigurinë online pas sulmit kibernetik në faqet qeveritare që e detyroi autoritetet që të pamundësinë shërbimet për disa ditë me radhë. Rama ka paralajmëruar bashkëpunim me ekspertët e Microsoft dhe masa më të forta mbrojtjeje. Ndërsa Ministrisë së Drejtësisë i jepen 147 milionë lekë më shumë, me fokus sistemin e burgjeve.

Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës (mijë lekë)

Ishte                  42,988,120 lekë

Bëhet                45,372,120 lekë

Diferenca         +2,384,000 lekë

Buxheti i Ministrisë së Financave (mijë lekë)

Ishte                  63,848,717 lekë

Bëhet                62,856,717 lekë

Diferenca            -992,000 lekë

Buxheti i Ministrisë së Arsimit (mijë lekë)

Ishte             43,779,522 lekë

Bëhet           44,979,522 lekë

Diferenca    +1,200,000 lekë

Buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë (mijë lekë)

Ishte             76,722,191 lekë

Bëhet           74,714,191 lekë

Diferenca     -2,008,000 lekë

Buxheti për Ministrinë e Drejtësisë (mijë lekë)

Ishte               10,876,572 lekë

Bëhet             11,023,572 lekë

Diferenca         +147,000 lekë

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes (mijë lekë)

Ishte                 30,791,227 lekë

Bëhet               29,891,227 lekë

Diferenca            -900,000 lekë

Buxheti për INSTAT (mijë lekë)

Ishte                1,888,141 lekë

Bëhet              1,102,141 lekë

Diferenca         -786,000 lekë

Buxheti i FSHZH (mijë lekë)

Ishte                 15,451,924 lekë

Bëhet               17,351,924 lekë

Diferenca         +1,900,000 lekë

Institucionet Qeveritare

Ishte                    15,451,924 lekë

Bëhet                  10,659,637 lekë

Diferenca           +2,159,800 lekë

Buxheti për e-Albania

Ishte                    5,946,641

Bëhet                   8,147,641

Diferenca          +2,201,000