Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndryshojnë procedurat për privatizimin e objekteve shtetërore, brenda vitit nis dorëzimi i kërkesave nga pronarët

Postuar: 20/04/2017 - 08:14

Qeveria ka hedhur një hap më tej në vendimin për privatizimin e objekteve shtetërore, në të cilat janë strehuar banorë të pastrehë. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, u vendos që brenda 1 viti nga miratimi i këtij vendimi, bashkia duhet të njoftojë qytetarët me mjete të njoftimit publik, ku përfshihen afishimi i njoftimit në mjediset e bashkisë, në vende publike ose botimi i njoftimit në gazetën e pushtetit vendor, njoftimi me postë, postë e thjeshtë ose e porositur, dorëzimi personalisht i njoftimit, nëpërmjet të tretit apo postës, për të paraqitur kërkesat e tyre për privatizimin e banesave, objekteve të kthyera në fond banese dhe për procedurat që duhet të ndjekin. Kërkesa duhet t’i dërgohet me rrugë postare (letër rekomande), brenda 1 viti nga njoftimi publik i bashkisë, njësisë së qeverisjes vendore, në territorin administrativ të së cilës ndodhet banesa. Kërkesa duhet të përmbajë disa të dhëna, si: njësinë e qeverisjes vendore, të cilës i drejtohet; të dhënat personale të subjektit kërkues, të dhënat në lidhje me banesën ose objektin e kthyer në fond banese, për të cilin kërkohet privatizimi; datën e kërkesës dhe nënshkrimin e kërkuesit. Kërkesa e depozituar pranë njësisë së qeverisjes vendore duhet të shoqërohet me këto dokumente: autorizimin për strehim, të lëshuar nga organet kompetente; certifikatën e gjendjes familjare të 3 muajve të fundit; dokumentin e identifikimit të kërkuesit (kartë identiteti dhe/ose pasaportë biometrike). Pas dorëzimit të kërkesës dhe të dokumentacionit, njësia e qeverisjes vendore fillon shqyrtimin e tyre.

Pronat e shtetit

Për prona që nuk janë në pronësi të njësisë së qeverisjes vendore i kërkohet organit shtetëror, që ka pronësinë mbi to, kalimi i së drejtës së pronësisë së pronës, me qëllim privatizimin. Pas kalimit të së drejtës së pronësisë në favor të njësive të qeverisjes vendore, kjo e fundit nis procedurat për regjistrimin e pronës në emër të saj, sipas afateve të përcaktuara në ligjin nr.33, datë 21.3.2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar. Pas regjistrimit në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, bashkia bën njoftimin me mjete publike për fillimin e procedurës së privatizimit”. Në rastet kur banesës apo objektit që kthehet në fond banese nuk mund t’i përcaktohet data e ndërtimit, për shkak të mungesës së dokumentacionit, koefiçenti i amortizimit të llogaritet me datën e lëshimit të autorizimit të dhënë familjes për strehim në këtë banesë apo objekt”. Njësitë e qeverisjes vendore, brenda 1 muaji, nga dorëzimi i dokumentacionit nga qytetarët, shqyrton dosjen e privatizimit dhe vendos pranimin ose refuzimin e saj”. Vendimi i ri përcakton gjithashtu se nëse subjektet përfituese nuk respektojnë afatet e përcaktuara, për paraqitjen e kërkesës për privatizim dhe lidhjen e kontratës së privatizimit me bashkinë, banesa ose objekti i kthyer në fond banese kalon në banesë sociale me qira, me vendim të këshillit bashkiak. Bashkia duhet të lidhë kontratat e qirasë me qytetarët, banorë në këto objekte. Nëse familja nuk pranon të qëndrojë më gjatë, në cilësinë e qiramarrësit, në banesë sociale, atëherë bashkia ndjek procedurat e përcaktuara për programin e banesave sociale me qira, për qëllime të strehimit social për familjet në nevojë. Për përcaktimin e masës së qirasë, bashkia vepron sikurse për përcaktimin e qirasë në banesat sociale me qira, sipas pikës 3, të nenit 11, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar. Kontratat e qirave rinovohen çdo vit pranë bashkive përkatëse”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2017 - 12:26

Qeveria i ka kushtuar vëmendje reduktimit të aksidenteve rrugore nëpërmjet forcimit të penalitetëve të Kodit Rrugor dhe rritjes se investimeve në sigurinë rrugore.

Sipas INSTAT, në muajin gusht 2017 numërohen 215 aksidente rrugore nga 198 aksidente të ndodhur në Gusht 2016.

Postuar: 19/09/2017 - 07:54

Ministria e Financave ka gjetur në një inspektim financiar shkelje skandaloze të ligjit në Autoritetin Rrugor Shqiptar, çka i ka kushtuar buxhetit të shtetit një borxh të ri pre

Postuar: 19/09/2017 - 07:54

Në kuadër të Programit Qeverisës dhe prioriteteve të 100 ditëve të para, qeveria do të fillojë një operacion në terren, që synon pastrimin e nyjeve dhe hapësirave në akset kryes

Postuar: 18/09/2017 - 15:43

Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi se ditën e martë do të zhvillohet ankandi i Bonove të Thesarit 12-mujore në Bankën e Shqipërisë.

Postuar: 17/09/2017 - 08:15

Asgjësimi i kartëmonedhave, monedhave metalike shqiptare dhe bonove të privatizimit do ti nënshtrohen rregullave të reja që synojnë forcimin e masave për kryerjen e këtyre proce

Postuar: 15/09/2017 - 08:03

Ashtu siç paralajmëroi dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar bizneset për nisjen e aksionit të ri anti-informali

Postuar: 15/09/2017 - 08:00

Linja 400 kv e interkonjeksionit Kosovë- Shqipëri, e cila qëndron jashtë funksioni prej dy vitesh pavarësisht përfundimit të saj, duket se do të hyjë në një fazë të re.