BREAKING NEWS

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen detajet ku do të jetë selia

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen
x

Ekonomia

Ndryshojnë pagat për punonjësit e Gardës, ja si do të bëhet ndarja sipas gradave dhe sa do të marrin emrat që shoqërojnë personalitetet, tabelat e plota

Ndryshojnë pagat për punonjësit e Gardës, ja si do të

Qeveria ka vendosur të bëjë ndryshime në nivelin e pagave për të gjithë punonjësit e Gardës së Republikës. Ditën e djeshme në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi për “Trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë për punonjësit, oficerë dhe nënoficerë, të Gardës së Republikës

së Shqipërisë”. Konkretisht ndryshimet lidhen me rritjen e nivelit të pagesës dhe përcaktimin e pagës mujore për të gjithë punonjësit, si oficer, kapter, truprojë, shofer e të tjetër. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të pikës 5, të nenit 34,të ligjit nr. 8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të pikës 1, të nenit 26, të ligjit nr. 9366, datë 31.3.2005, “Për gradat dhe karrierën në Gardën e Republikës së Shqipërisë” Këshilli i Ministrave vendosi: Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit, oficerë dhe nënoficerë, të Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe bazë mujore për gradë e lidhjes nr. 1 (kolona 4) është niveli i pagës së punonjësit,oficerë dhe nënoficerë, në përputhje me gradën që ka fituar brenda rolit përkatës”, thuhet në vendim. Sakaq njoftohet se punonjësit do të përfitojnë financim shtesë në bazë të rolit që ata kanë në Gardë, përtej pagës mujore bazë. “Shtesa për natyrë të veçantë shërbimi për punonjësit, oficerë dhe nënoficerë, të Gardës së Republikës së Shqipërisë, është sipas lidhjes nr. 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Shtesa për punë të vështirë e të dëmshme për shëndetin për punonjësit, oficerë dhe nënoficerë, të Gardës së Republikës së Shqipërisë, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”, theksohet në vendim. Më tej bëhet e ditur se, efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2020, të përballohen nga fondet e planifikuara për Gardën e Republikës së Shqipërisë për këtë vit dhe të fillojnë nga momenti i pozicionimit të punonjësve në strukturën e re.

 

 

Dokumenta bashkëngjitur