BREAKING NEWS

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër version duke përhapur alarm: Po, ka prova që koronavirusi transmetohet nga ajri

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër
x

Ekonomia

Ndryshojnë procedurat e garancisë sovrane, nëse bizneset nuk kthejnë paratë hyn në lojë Ministria e Financave

Ndryshojnë procedurat e garancisë sovrane, nëse bizneset nuk

Qeveria ka ndryshuar procedurat për garancinë e dytë sovrane. Këshilli i Ministrave ka rishikuar edhe njëherë vendimin për shpërndarjen e garancisë sovrane për bizneset në vend, duke bërë disa ndryshime në lidhje me rikuperimin e shumës nga huamarrësi tek huadhënësi. Referuar vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare bëhet e ditur se më ndryshimet e bëra do të hyjë në lojë edhe Ministria e Financave. Konkretisht sqarohet se, nëse pas dy vitesh huamarrësi nuk i ka kthyer ende paratë, këtu do të ndërhyje MFE në ndjekje të procedurave ligjore që zotëron huadhënësi ndaj huamarrësit. “Nëse pas 2 viteve nga data e kryerjes së Pagesës së Garancisë, Huadhënësi nuk ka mundur të rikuperojë detyrimet e Huamarrësit, MFE-ja zotëron të drejtën që të ndjekë vetë procedurat ligjore për rikuperimin e detyrimeve, në masën e çdo pagese të kryer nga MFE-ja, në kuadër të garancisë për këtë hua, në përputhje me të drejtat dhe mjetet ligjore që ka në bazë të Marrëveshjes së Mirëkuptimit”, thuhet në vendim. Gjithsesi theksohet fakti se nuk do të jetë Ministria e Financave, por vetë bankat që do të mbledhin borxhin e keq të kredive të marra nga bizneset me garanci sovrane. Shteti, si garant, do t’i paguajë bankës 60% të vlerës së kredisë, që mbulohet nga garancia sovrane. Më pas banka do të ndjekë procedurën për rikuperimin e detyrimeve, si për pjesën e saj, ashtu edhe për pjesën e shtetit. Ky rikuperim mund të bëhet në formën e parasë cash nga kredimarrësi, ose duke shitur asetet që ky i fundit ka lënë si garanci në bankë. MFE-ja, nëpërmjet kësaj marrëveshje, autorizon huadhënësin që të ndjekë, në emër dhe për llogari të MFE-së, të gjitha procedurat e rikuperimit të detyrimeve, në përputhje me procedurat ligjore dhe praktikat e sektorit bankar, për të gjithë shumën e detyrimit të huamarrësit.

Ja çfarë duhet të kenë parasysh bizneset

Ndër të tjera në dokument tregohet se në rastet kur ndërmarrja hakmarrëse paguan detyrimet e saj brenda afatit 2-vjeçar, kjo e fundit duhet të vërë në dijeni Ministrinë e Financave për shlyerjen e detyrimeve, duke përfshirë vlerën dhe çdo të dhënë tjetër të nevojshëm. Më pas është ministria ajo që udhëzon huadhënësin dhe përfundojnë procesin e rikuperimit të huasë, duke mbuluar edhe pjesën e tyre si institucion, pra interesin. “Nëse pas pagesës së garancisë nga MFE-ja për ndonjë prej huave, huadhënësi, brenda afatit të përcaktuar në pikën 3 të këtij neni, rikuperon një pjesë ose të gjithë detyrimin e huas, duke përfshirë edhe rikuperimin nëpërmjet ekzekutimit të kolateralit, nëse ka një të tillë, që paraprakisht është paguar nga garancia, huadhënësi brenda një afati prej 15 ditë pune duhet të njoftojë me shkrim MFE-në në lidhje me vlerën e rikuperuar, procedurat e rikuperimit, shpenzimet e rikuperimit dhe çdo detaj tjetër që gjykon të arsyeshëm në lidhje me rikuperimin. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, MFE-ja udhëzon me shkrim huadhënësin në lidhje me detajet e pagesës”, thuhet në dokument. Më tej në dokument evidentohet fakti së në ato raste kur shlyerja do të bëhet në para cash, pagesa duhet të bëhet brenda 15 ditëve nga dita e nisjes së proceduarve me MFE. “Afati për kryerjen e pagesës nga huadhënësi në favor të MFE-së do të jetë si më poshtë: Në rastin kur rikuperimi do të bëhet me para cash, pagesa do të kryhet jo më vonë se 15 ditë pune nga data e marrjes së instruksioneve me detajet e pagesës nga MFE-ja. Në rastin kur rikuperimi nuk është në formën e mjeteve monetare, pagesa do të kryhet jo më vonë se 15 ditë pune nga data e konvertimit të rikuperimit në cash. Konvertimi i rikuperimit në mjete monetare do të kryhet në përputhje me procedurat dhe politikat e huadhënësit për këtë qëllim”, theksohet në dokument.