BREAKING NEWS

ZYRTARE/ Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së

ZYRTARE/ Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të KLSH-së
x

Ekonomia

Ndryshojnë procedurat për daljen në pension të ushtarakëve, ja skema e re e gradave, Ministria e Mbrojtjes rishikon ligjin

Ndryshojnë procedurat për daljen në pension të

Qeveria ka ndryshuar ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Pas shqyrtimeve të bëra kohët e fundit dhe evidentimin e problematikave në këtë ligj, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë dje për konsultim publik versionin e përmisuar të projektligjit. Ndryshimet e bëra lidhen me lehtësim të procedurave për daljen në pension të parakohshëm të ushtarakëve si dhe ndryshimin e gradave për shkurtim të kohës së përfitimit në këtë ligj. Konkretisht ndryshimet janë bërë në nenin 13 të ligjit, ku nga 3 vjet që ishte periudha për kalimin në gradë “ushtar IV” në ligjin aktual, me ligjin e ri ky detyrim është shkurtuar në 2 vjet. Qeveria ka ndryshuar ligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Pas shqyrtimeve të bëra kohët e fundit dhe evidentimin problematikave në këtë ligj, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë dje për konsultim publik versionin e përmisuar të projektligjit. Ndryshimet e bëra lidhen me lehtësim të procedurave për daljen në pension të parakohshëm të ushtarakëve si dhe ndryshimin e gradave për shkurtim të kohës së përfitimit në këtë ligj. “Neni 3 përcakton se në nenin 13 të ligjit do të ndryshohet shkronja “ç”, duke e ulur kohën e qëndrimit në gradë për gradën “ushtar IV”, me qëllim shkurtimin e kohës për të marrë gradën e radhës. Gjithashtu, është shfuqizuar pika 2, sepse kufizonte kohën e shërbimit, duke përcaktuar dalje në lirim për ushtarakët që nuk merrnin gradën “tetar” dhe “toger” dhe që kishin 14 vjet shërbim. Kjo dispozitë mohonte të drejtën për pension të parakohshëm, sipas nenit 13, të ligjit nr. 10 142, datë 15.5.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve”....etj,. e cila për ushtarakët meshkuj përcakton kriterin e 15 viteve shërbim për të përfituar pensionin e parakohshëm”, thuhet në relacion.

Ndryshime në grada të tjera

Sakaq në shqyrtim të ligjit evidentohet se qëllimi kryesor është krijimi i mundësisë të trajtimit me pension të parakohshëm për të gjithë ushtarakët, ashtu siç është bërë më parë edhe për policët e burgjeve apo zjarrëfikësit. Në kuadër të këtij synimi qeveria ka bërë ndryshime edhe në disa grada të tjera si shtimin në 3 vjet të kalimit të gradave nga nëntoger në toger, përkatësisht nga 30 dhe 35 vjeç në 33 dhe 38 vjeç. Pasi sipas ligjit aktual edhe kjo kategori nuk arrin të plotësojë kriterin e shërbimit për daljen në pension të parakohshëm. “Në nenin 4, ndryshon shkronjat “g” dhe “gj”, të nenit 14, duke ndryshuar kohën maksimale të qëndrimit në shërbimit aktiv për gradat “nëntoger” dhe “toger”, duke e shtuar me 3 vjet. Ky ndryshim është çmuar i arsyeshëm, sepse me rregullimet e deritanishme, në rast se një ushtarak e mbyllte karrierën me këtë gradë nuk përfitonte nga dispozitat për përfitimin e pensionit të parakohshëm, sipas ligjit për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura për shkak të mosplotësimit të kriterit të kohëzgjatjes së shërbimit të paktën 15 vjet”, thuhet në relacion.

Procesi i kualifikimit

Ndër të tjera neni 9 i këtij ligji përcakton ndryshimet e bëra në nenin 20, për përcaktimin e arsimimit dhe kualifikimit të nevojshëm për përparim në gradë. Konkretisht, në projektligj thuhet se, ushtarakët për të fituar gradën e radhës, duhet të plotësojnë kriteret e arsimimit dhe të kualifikimit të përcaktuara në politikën e arsimimit të Forcave të Armatosura, duke theksuar se programe trajnimi do të jepen nga vetë akademia. “Neni 9 i projektligjit rregullon arsimin dhe kualifikim për përparimin në gradë, duke ndryshuar nenin 20 të ligjit aktual në tërësinë e tij. Arsimi i detyrueshëm për marrjen e gradës së radhës për t’u përditësuar sipas nevojave të Forcave të Armatosura, të cilat po ndryshojnë me ritme të shtuara, është propozuar të mos përfshihen më në tekstin e një ligji, por në një dokument strategjik të arsimit të miratuar nga ministri i Mbrojtjes. Vetë do të ofrojë programe, të cilat do të jenë të nevojshme për përparimin në gradë të ushtarakëve dhe do të shprehet mbi ekuivalentimin e tyre me kurse të një natyre të ngjashme”, thuhet në relacion.