BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Ndryshojnë procedurat për shpërndarjen e pensioneve, ja si duhet të veprojnë të moshuarit dhe detajet për plotësimin e formularit

Ndryshojnë procedurat për shpërndarjen e pensioneve, ja si duhet

Ndryshojnë procedurat për shpërndarjen e pensioneve. Ditën e djeshme përmes një deklarate publike, drejtori i departamentit të Zhvillimit pranë Postës Shqiptare, Vangjush Andoni, bëri të ditur se posta do të vazhdojë të dërgojë pensionet në banesat e përfituesve, por me disa ndryshime në procedura. Konkretisht bëhet fjalë për tarifimin e këtij shërbimi. Gjatë kohës që vendi ishte në izolim Posta Shqiptare ka shpërndarë pensionet për mbi 500 mijë pensionistë në banesat e tyre, ky shërbim do të vazhdojë ende për të shmangur kështu radhët e gjata në zyrat postare, por këtë herë përkundrejt një pagese prej 100 lekësh. Sakaq zoti Andoni u bëri thirrje të gjithë bizneseve të aplikojnë për të përfituar nga ky shërbim me këtë tarifë të papërfillshme. “Gjatë periudhës së pandemisë, Posta Shqiptare ofroi shpërndarjen e pensioneve në banesë për të gjithë pensionistët e Shqipërisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi tek grup mosha më e rrezikuar, pensionistët. Ka qenë një sipërmarrje shumë e vështirë, të cilën Posta Shqiptare e kaloi me sukses. Gjatë kësaj periudhe të pazakontë për të gjithë, Posta Shqiptare ka arritur të menaxhojë me sukses shpërndarjen e rreth 500 mijë pensioneve në muaj, në adresë të çdo pensionisti, në të gjithë Shqipërinë. Për të ruajtur distancën fizike dhe respektimin e masave, theksoj se alternativa e duhur me qëllim parandalimin e virusit është shërbimi “Shpërndarja e pensionit në adresë” përkundrejt një tarife në vlerë minimale, prej 100 lekësh”, deklaroi ai. Ndërsa ritheksoi faktin se Posta Shqiptare dhe punonjësit e shërbimit janë në dispozicion të qytetarëve për të asistuar në përfitimin e këtij shërbimi, Andoni bëri të ditur se në ditët në vijim, posta do të vazhdojë me fushata ndërgjegjësimi dhe komunikimi me qytetarët.

Ja procedurat për aplikim

Më tej përfaqësuesi i postës sqaroi për të gjithë pensionistët hapat që duhet të ndjekin për të përfituar nga ky shërbim me reduktim tarife, në çdo pikë që ata ndodhen. Sipas tij çdo përfitues duhet të bëjë aplikimin pranë zyrës postare të vendit ku ndodhet. Aplikimi do të bëhet përmes një formulari, që do të jepet nga punonjësit e postës, i cili përmban të dhënat që konfirmojë personin që do të marrë shërbimin dhe vendosjen e tij. Pas aplikimit menjëherë pensionisti do të përfitojë shërbimin në banesë bazuar nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore pranë postës. “Të gjithë pensionistët që dëshirojnë që pensioni t’ju shpërndahet në adresë, të aplikojnë pranë zyrave postare për përfitimin e shërbimit të shpërndarjes së pensionit në banesë. Pensionisti ose një anëtar i familjes së tij mund të paraqitet në zyrë postare, të plotësojë një formular aplikimi për përfitimin e këtij shërbimi dhe pensioni do të shpërndahet sipas grafikut të përcaktuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore”, theksoi ai. Sakaq ai ka dërguar një tjetër thirrje publike ndaj qytetarëve. Ndërsa u shpreh i shqetësuar për radhët e gjata që janë krijuar pranë zyrave postare në ditët e fundit, Andoni kërkoi që pensionistët të ruajnë distancën dhe madje më e mira të aplikojnë për shërbimin në shtëpi. Sipas tij, ndonëse nga ana e punonjësve të zyrave të Postës Shqiptare janë bërë të gjitha përpjekjet për ruajtjen e distancave dhe sigurisë gjatë ofrimit të shërbimit, është shumë i rëndësishëm edhe bashkëpunimi nga ana e qytetarëve. “Në kuadër të masave të marra si pasojë e situatës së krijuar nga përhapja e Covid-19, është evidentuar në disa zyra postare krijimi i radhëve dhe mos zbatim i protokollit të masave të sigurisë nga qytetarët. Posta Shqiptare ju bën thirrje të gjithë pensionistëve dhe qytetarëve që marrin shërbime postare-financiare në zyra postare, të respektojnë protokollin e masave sipas udhëzimit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, duke ruajtur distancimin fizik dhe duke mbajtur masat mbrojtëse”, sqaroi ai.