BREAKING NEWS

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë në aksin Sauk-Teg, policia përballet me atë që nuk pritej (VIDEO)

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë
x

Ekonomia

Ndryshojnë procedurat për shpronësimet, shteti negociata me pronarët, rreth 400 çështje gjyqësore ende të hapura

Ndryshojnë procedurat për shpronësimet, shteti negociata me

Tashmë çdo procedurë për shpronësim të pronave do të bëhet në një institucion të vetëm. Ditën e djeshme Komisioni parlamentar i Ligjeve ka miratuar ndryshimet ligjore, për ngritjen e Agjencisë së Shpronësimeve, si një institucion ku do të përqendrohen të gjitha kompetencat që kanë të bëjnë me pronat që preken nga zbatimi i projekteve infrastrukturore. Krijimi i kësaj agjencie është nismë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila sqaroi për komisionin dhe mediat se kjo nismë do lehtësojë në procedura dhe do reduktojë burokracitë si për qytetarët edhe për shtetin. E gjithë marrëveshja dhe transparenca e plotë do të arrihet përmes bashkëbisedimeve pronar-shtet, që në hartimin e çdo projekti.

“Ngritja brenda këtij viti e Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve për interes publik, do të eliminojë problemin e mbartur të shpronësimeve. Kjo agjenci do të përqendrojë të gjitha procedurat e shpronësimeve, duke garantuar zgjidhje të çdo rasti kur kërkohet shpronësim nga secili institucion shtetëror dhe reduktuar kështu burokracitë në këtë proces. Do të veprohet përmes negocimit dypalësh ose të quajtur ndryshme bisedimet bilaterale. Në qoftë se më parë shteti i dërgonte pronarit vlerën dhe i vendoste një afat kohor për tu menduar, me krijimin e agjencisë për çmimin dhe për çdo gjë tjetër pronari dhe drejtuesit e projektit do të ulen në një tryezë dhe të vendosin kushtet”, u shpreh ajo.

Më tej Balluku theksoi se kjo agjenci është krijuar në bazë të eksperiencave në terren, ku aktualisht numërohen 400 gjyqe, që mbeten ende të hapura për arsye pakënaqësie nga subjekti i shpronësuar. Prandaj, ajo kërkoi miratim sa më të shpejt të ligjit, për qëllim vënien e tij në zbatim gjatë muajve në vijim. “Eficencën e kësaj agjencie e përcakton dizenjimi i saj. Këtu me lejoni të sqaroj se dizenjimi i çdo pike është bërë në bazë të eksperiencave aktuale të konstatuara nga vëzhgimet në terren. Sepse ne kemi punuar me persona që e njohin shpronësimin, njohin negocimin dhe gjithashtu njohin problematikat. Fokusimi i të gjithë procedurave në një institucion të vetëm sjell ndryshime lehtësuese dhe transparente, në mënyrë që edhe qytetarët të mbeten të kënaqur. Këto ndryshime vijnë si domosdoshmëri për shkak të problemeve të hasura ndër vite, ndërkohë që vetëm aktualisht janë 400 çështje gjyqësore të hapura nga pronarët, çka sjell edhe zvarritjen e zbatimit të punimeve”, sqaroi Balluku.

Përgjegjësit e Agjencisë së Shpronësimit

Ndërkohë gjatë komisionit janë diskutuar çështjet të cilat do jenë në përgjegjësi të Agjencisë së Shpronësimit dhe çështje që nuk do ndikohen nga ky institucion. Deputeti, Korab Lita, hodhi në diskutim çështjen e vlerës së çmimit për shpronësim. Ai pyeti nëse krijimi i kësaj agjencie mund ta zgjidhë problemin me çmimin që po hasim sot, pasi çmimi i tregut shfaqet ndryshe dhe çmimi real ndryshe. Në përgjigje të kësaj pyetje, ministrja sqaroi se çmimet e shpronësimit as nuk vendosen dhe as nuk ndikohen nga Agjencia e Shpronësimit, çmimi vendoset me VKM dhe procedohet njësoj si me Agjencinë e Pronave. Ndërkohë, Balluku tha se me krijimin e agjencisë do fillojë shpronësimi i menjëhershëm i subjekteve të caktuara, sigurisht me marrëveshje, duke përfshirë këtu edhe projektet e përfaqësuara nga Partneriteti Publik Privat, si dhe bashkitë.

Më tej Balluku garantoi respektim të afateve në negocim të plotë me subjektin e shpronësuar, si një nga përgjegjësit dhe qëllimet kryesore të këtij institucioni. “Ne japim garanci të plotë që do të respektohen afatet kohore për shpronësim të subjekteve të prekura nga projektet. Nëse flasim për një vlerë shpronësimi rreth 500 milionë lekë, kjo vlerë do të paguhet menjëherë, nëqoftëse kalon këtë vlerë do të paguhet me këste, dhe nëse pagesa me këste shtrihet në harkun kohor 3 vjet do të paguhet me interes. E pyetur nga anëtarët e komisionit, gjatë fjalës së saj, Belinda Balluku, sqaroi se ky institucion nuk ka ende fature financiare, për shkak se aktorët e saj kanë analizuar çdo nevojë dhe për një kohë nuk do nevojiten marrja e punonjësve të rij apo shpenzimeve për këtë agjenci. Fondi ekzistues është 14 milionë euro, por është fondi i shpronësimeve që ka qenë i caktuar më parë thjesht po i s’postohet agjencisë duke qenë se çdo procedurë do kryhet aty me krijimin e saj.