BREAKING NEWS

Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë, zv/ministra, drejtorë e ish-anëtarë të LSI, zbulohen emrat që spostojnë veteranët

Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë,
x

Ekonomia

Ndryshon akti normativ, hiqet afati për bonusin e qerasë ndaj familjeve të prekura nga tërmeti, lehtësohen edhe procedurat

Ndryshon akti normativ, hiqet afati për bonusin e qerasë ndaj

Qeveria ka vendosur të heqë afatin e shpërndarjes së bonusit të qirasë për ato familjet që iu dëmtuan banesat nga tërmeti i 2019. Afati i mëparshëm ishte një vjeçar dhe pritej të përfundonte në fund të 2020, por duke qenë se një pjesë e banorëve ende nuk janë futur në shtëpitë e reja, qeveria ka bërë disa ndryshime në aktin normativ. Përmes një projekt-akti të depozituar tashmë në Kuvend, Këshilli i Ministrave kërkon që të shtyhet në një afat të papërcaktuar marrja e bonusit të qirasë për këto familje. Konkretisht në këtë projektakt thuhet se, të gjitha familjet e regjistruara se tashmë janë pa strehim do vazhdojnë të marrin bonus qiraje deri në momentin kur shtëpia e tyre e re të ketë përfunduar. “Ndryshimi i aktit normativ propozohet me qëllim shtyrjen e afatit për përfitimin e subvencionit të qirasë, sipas procedurës së përshpejtuar, për familjet, banesat e të cilëve si rezultat i tërmetit të datës 26 nëntor 2019 kanë shembur ose deklaruar të pabanueshme me aktkonstatimi nga Instituti i Ndërtimit. Ky afat propozohet të zgjatet deri në momentin që familjeve të prekura t’u rindërtohet apo rikonstruktohet banesa e dëmtuar”, theksohet në dokument. Ndër të tjera bëhet me dije se, Këshilli i Ministrave ka ndërhyrë në aktin normativ të dhjetorit 2019, për të shmangur problematikat në dyndjen për aplikim në zyrat e strehimit social dhe zvarritjeve për vërtetueshmërinë e dokumenteve që këto familje kanë mbetur të pastreha. Në të njëjtën kohë, miratimi i këtij akti është domosdoshmëri, nisur nga situata aktuale e shkaktuar nga Covid-19, e cila vështirëson sigurimin e dokumentacionit sipas ligjit për strehimin social. Pasi, gjatë periudhës së pandemisë puna me procesin e rindërtimit ka vazhduar, por ka qenë i pashmangshëm ndikimi sado i vogël në ritmin e punës, sidomos në regjistrimin e atyre familjeve që do përfitojnë banesë të re.

Lehtësime në procedura

Ndër të tjera ky projektakt tregon se ndryshimet në aktin normativ për çështjen e rindërtimit ka pësuar disa ndryshime edhe për t’i dhënë më shumë lehtësi në procedura dhe dokumentacion qytetarëve që aplikojnë për banesë të re. Këto ndryshime do përshpejtojnë procedurat dhe do të realizojnë sa më shpejt strehimin e këtyre familjeve. “Ndryshimet në subvencionimin e qirasë po shihen si një instrument financiar që i jep zgjidhje të shpejtë situatës së strehimit të familjeve që kanë ngelur të pastreha si rezultat i fatkeqësisë natyrore, deri në momentin që do t’u rindërtohet banesa. Ky aktnormativ synon të shkurtojë procedurat, afatet kohore dhe dokumentacionin që duhet të plotësojnë familjet përfituese si dhe bashkitë për të përfituar mbështetje buxhetore, duke shmangur disa parashikime të ligjit nr 22/2018 deri në sigurimin e nëpërmjet programit të rindërtimit”, thuhet në dokument. Ndër të tjera sqarohet se, miratimi i këtij është diktuar në kuadër të përfundimit të afatit 1 vjeçar të aktit normativ numër 8 datë 7.12.2019 të Këshillit të Ministrave për përdorimin e procedurave të përshpejtuara për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura pa strehë si pasojë e fatkeqësisë natyrore, në kushtet kur rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti nuk është përfunduar ende. Më tej thuhet se, ndërhyrjet në këtë aktnormativ janë përpiluar duke analizuar më parë gjendjen aktuale të këtyre familjeve dhe ecurinë e punëve në procesin e rindërtimit, si dhe thithjen sa më shpejt të granteve të dhuruara, nëse paralel përshpejtohen edhe procedurat e regjistrimit për strehim social. Sipas këtij dokumenti, ndryshimet janë hartuar nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, e cila ka vepruar në bazë të direktivave europiane për strehimin social dhe veprimtarinë në përshpejtimin e procesit të rindërtimit.