
Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ndryshon Kodi Rrugor, gjobat për shoferët ndahen sipas limitit të shpejtësisë, masa për të dehurit në timon dhe ata që nuk paguajnë siguracionin

Shkruar nga Esmeralda HIDA 19 Mars 2021

Numri i lartë i aksidenteve ka detyruar qeverinë të ashpërsojë masat për ata që shkelin Kodin Rrugor. Në Kuvend ka mbërritur projektligji i ri “Për Kodin Rrugor”, i cili ka në fokus ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve dhe sigurimin e tyre. Prandaj ndryshimet kryesore lidhen me ashpërsimin e masave të atyre personave që udhëtojnë me mjet me xhama të zinj, në gjendje të alkoolizuar dhe me shpejtësi të lartë. Projektligji i ndryshuar parashikon rritje të masës së gjobës mbi 200 mijë lekë për ata që kanë makina me xhama të errët ose të blinduara. Ndërsa theksohet këtu, se nuk ta tolerime për aq kohë sa drejtuesi nuk ka autorizim për atë mjet. Ndërsa për ata që nuk kanë vendosur rripin e sigurimit merret masa deri në 8 mijë lekë gjobë, kur edhe pasagjeri nuk e ka zbatuar këtë rregull. “Drejtuesi i mjetit ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga një mijë deri në tre mijë lekë, shkon deri në 8 mijë lekë nëse konstatohet se në mjetin që ai drejton ka pasagjerë që nuk kanë vendosur rripin e sigurimit. Cilido, që qarkullon me një mjet të blinduar me xhama të errët, për të cilin mungon autorizimi i lëshuar nga organi kompetent, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, mbi dyqind mijë lekë dhe zbatohet masa administrative plotësuese e konfiskimit të mjetit”, thuhet në projektligj. Sakaq, bëhet me dije se ata që shkelin normat e shpejtësisë përves gjobës që fillon nga 5 mijë lekë deri në 50 mijë lekë dhe shpesh në 80 mijë lekë për raste më të komplikuara, do t’u pezullohet patenta. Pezullimi shkon nga një muaj që ishte më parë në tre muaj. “Kushdo, që tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 30 km/orë por jo më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 20 km/orë, por jo më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje, aplikohet edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejes së drejtimit nga një deri në tre muaj, si dhe e heqjes së pikëve”, sqaron projektligji.
Ritet gjoba për të dehurit në timon
Projektligji i ri kërkon rritje të gjobës edhe për personat që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur. Masat e gjobës për shkeljen e këtij rregulli ndryshojnë sipas masës së alkoolit të konsumuar, gjithsesi është e qartë se është rritur shuma e penalitetit për çdo kategori. Sakaq, evidentojmë rastin ku shoferi rezulton me përmbajtje alkooli të lartë gjoba që merret është 40 mijë lekë dhe pezullohet patenta për dy vjet. “Me masë administrative me gjobë nga njëzet mijë lekë deri në dyzet mijë lekë dhe me pezullim të lejedrejtimit nga 12 muaj deri në 24 muaj, nëse është konstatuar një vlerë që korrespondon me një përmbajtje alkooli më të lartë se 0.8 dhe deri në 1.5 gram për litër”, thuhet në raport. Ndërsa më parë maksimumi i gjobës ka qenë në 20 mijë lekë dhe më pak muaj pezullim i lejes së drejtimit. Në projektligj theksohet se është parë në rritje kjo masë administrative pasi gjatë vitit 2021 pjesa më e madhe e aksidenteve kanë ndodhur për shkak se shoferi ka qenë i dehur.
Gjobë kush nuk rinovon sigurimin
Niveli i dëmtimeve materiale, por edhe ai njerëzore në aksidente e ndodhura në vitet e fundit ka qenë mjaftë i lartë. Prandaj, është marrë vendimi në bashkëpunim me shoqatat e sigurimit që, shoferi i cili nuk rinovon kontratën e sigurimit të automjetit brenda një muaji pasi ajo ka përfunduar do të gjobitet me 30 mijë lekë gjobë dhe do t’i hiqen pikë nga leja e drejtimit. “Cilido që qarkullon me një mjet për të cilin ka kaluar mbi 30 ditë afati i sigurimit të detyrueshëm, do të ndëshkohet me gjobë nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë. Rregullat dhe procedurat për vendosjen e gjobës do të përcaktohen me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave”, thuhet në projektligj.
Më të lexuarat


Zbardhet lista, 360 persona marrin lejet e legalizimit, ja emrat përfitues në çdo qytet

Kursi i këmbimit valutor, zbuloni me sa lekë shkëmbehen sot euro, dollari dhe paundi britanik

Zbardhet lista e ISSH, 191 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë përfitojnë shtesë pensioni, ja emrat në çdo qytet

Raporti i FMN, rritja ekonomike për Shqipërinë zbret në 5 për qind, parashikohet vit i zymtë për shkak të pandemisë

Kursi zyrtar i këmbimit valutor për sot / Monedha e huaj në rënie

Izolim total për institucionet jobanka, gjen mbështetje skema e Bankës së Shqipërisë për të ndalur abuzimet me interesat e kredive

Rritja e pensioneve, ja sa do të jenë përfitimet për ushtarakët, naftëtarët dhe minatorët, detajet e vendimit të qeverisë

Rriten pensionet për 700 mijë pensionistë, ja sa do të jetë niveli maksimal dhe minimal i përfitimit për çdo kategori, zbardhet vendimi

Euro dhe dollari në rënie! Mësoni si do të jetë kursi i këmbimit valutor sot më 1 prill 2021

Lista e ATP, 144 pronarë kompensohen për ndërtimet informale në pronat e tyre, shpërndahen 241 milionë lekë
