Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndryshon ligji për dhënien e tokave shtetërore me qira, ja si do të kompensohet qiramarrësi dhe kushtet për ndërtim

Postuar: 01/09/2018 - 07:48

Qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore. Çdo person fizik e juridik, vendas a i huaj, që kërkon të marrë tokë me qira, duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim me përshkrimin e veprimtarisë që do të kryejë dhe qëndrimin ndaj mjedisit, si dhe vërtetimin se nuk ka detyrime financiare ose ligjore të pashlyera ndaj shtetit. Drafti i ri i miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë përcakton që, në rastet kur në tokat bujqësore në administrim të ministrisë përgjegjëse për bujqësinë, objekt i qiradhënies, qiramarrësi kërkon të ndërtojë objekte për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale, apo objekte në funksion të agroturizmit, për të cilat kërkohet leje ndërtimi dhe kategoria e resursit ndryshon nga “tokë bujqësore” në “truall”, qiradhënësi mund të japë miratimin, nëse plotësohen dy kushte. Drafti thotë se ndërtimi i objekteve të parashikuara në kërkesë duhet të jetë në përputhje me legjislacionin dhe dokumentet e planifikimit të territorit dhe sipërfaqja ndërtimore duhet të shërbejë vetëm për objekte për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale, të tokës bujqësore, objekt i qiradhënies ose për ngritjen e objekteve ndërtimore në funksion të agroturizmit. Nuk lejohet në asnjë rast ndryshimi i destinacionit të objektit të ndërtuar sipas këtij ligji. Në draft përcaktohet gjithashtu se për sipërfaqen ndërtimore “truall”, aplikohet i njëjti çmim i qiradhënies si për tokën bujqësore. Prishja e kontratës Kushtet e dhënies me qira të tokës rregullohen ndërmjet palëve kontraktuese me një kontratë të veçantë, në përputhje me kërkesat e Kodit Civil dhe aktet ligjore e nënligjore për tokën bujqësore, livadhet, kullotat, pyjet, gjuetinë, ujërat, peshkimin dhe mjedisin. Kushtet që nuk specifikohen në kontratën e qirasë ndërmjet palëve, por që mund të dalin më pas, zgjidhen në marrëveshje mes palëve. Në rast mosmarrëveshjeje, palët i drejtohen gjykatës kompetente. Në rastet e zgjidhjes së njëanshme të kontratës, sipas kushteve të parashikuara në kontratë ose të mbarimit të afatit të qiradhënies, pr/ligji parashikon që objekti ndërtimor, si dhe çdo investim tjetër i trupëzuar kalon në pronësi të qiradhënësit pa shpërblim. Mosrespektimi i kushteve të kontratës së qirasë të tokës nga palët krijon detyrimin e pagesave sipas dispozitave përkatëse të Kodit Civil, për dëmet e shkaktuara nga secila palë. Çdo pretendim i secilës palë duhet të paraqitet te tjetra të paktën 90 ditë para mbarimit të kontratës. Kur qiramarrësi kërkon të zgjidhë kontratën e qirasë së tokës para mbarimit të afatit të parashikuar në kontratën e lidhur, ai është i detyruar që me një kërkesë me shkrim t'i drejtohet qiradhënësit të paktën 180 ditë përpara mbarimit të periudhës së kërkuar për zgjidhjen e kontratës së qirasë së lidhur. Kompensimi Në rastin kur në sipërfaqen ndërtimore dhe/ose në sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore parashikohet realizimi i një projekti, investimi apo objekti për interes publik, kompensimi i qiramarrësit për shpenzimet e kryera për objektin ndërtimor, si dhe çdo investim tjetër të trupëzuar, bëhet sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për shpronësimet për interes publik. Masa e kompensimit mbulohet nga entiteti përgjegjës për zhvillimin e projektit, investimit apo objektit që paraqet interes publik”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/02/2019 - 07:22

Autoriteti i Konkurencës do të vazhdojë gjatë vitit 2019 mbikëqyrjen dhe hetimet në tregun e telekomunikacioneve, tregun e energjisë, tregun e hidrokarbureve, tregun financiar dhe të sigurimeve; tregun e tregtisë elek

Postuar: 15/02/2019 - 07:32

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dhjetëra probleme në menaxhimin e financave publike.

Postuar: 14/02/2019 - 07:21

Bizneset amerikane ankohen për rimbursimin e TVSH, konkurrencë të pandershme, evazion fiskal, si

Postuar: 13/02/2019 - 07:30

Shqipëria do të ketë atë që njihet si rezerva e sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj e cil

Postuar: 12/02/2019 - 07:25

Vendimi i qeverisë, i cili lejon vetëm importin e makinave të përdorura “euro 4”, pra

Postuar: 10/02/2019 - 08:00

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për “kontrol

Postuar: 09/02/2019 - 09:08

Pas rritjes së lehtë që pësoi në fillim të kasaj jave, kjo fundjave ka sjellë rënie të euros.