
Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ndryshon ligji i ushtarakëve, rritet mosha e daljes në rezervë, ja përcaktimet e reja nga ana e qeverisë

Shkruar nga Esmeralda HIDA 26 Mars 2021

Qeveria ka vendosur të ndryshojë moshën e daljes në rezervë për ushtarakët në vend. Ashtu sikur përcakton ligji, ushtarakët që dalin në rezervë marrin një pagesë suplementare deri në momentin që mbushim moshën e daljes në pension. Me ndryshimet e reja mosha e daljes në rezervë shtyhet me 10 vjet. Kujtojmë se ligji i vjetër përcaktonte se nënoficerët dalin në rezervë në moshën 45 vjeç dhe oficerët 50 vjeç. Ndërsa ligji i ri parashikon që, me hyrjen në fuqi të tij oficerët të dalin në rezervë në moshën 60 vjeç, nënoficerët 55 vjeç dhe ushtarakët 45 vjeç. “Në ligjin nr. 9047, datë 10.07.2003 “Për shërbimin ushtarak në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Pika 3 e nenit 9 ndryshon si më poshtë: 3. Shërbimi ushtarak në rezervë kryhet nga shtetasit e moshës:deri 45 vjeç për ushtarët; deri 55 vjeç për nënoficerët; deri 60 vjeç për oficerët”, përcakton ligji i ri. Ndryshimet e bëra japin benefitet e tyre, por nga ana tjetër edhe “pengesa” për marrjen e pensionit. Sqarojmë këtu se qëndrimi në rezervë me një moshë 10 vetë më të lartë shton vjetërsinë në punë dhe si rrjedhojë nivelin e pensionit që do të marrin ushtarakët. Por, problemi qëndron se këta ushtarakë do ta gëzojnë më pak. Gjithsesi, detajet mbi këtë ndryshim do të jepen pasi projektligji të kalojë për shqyrtim në Kuvend. Sipas të dhënave të relacionit shoqërues, ndryshimet në projektligj lidhen kryesisht me daljen në rezervë të ushtarakëve, sepse deri më tani aplikimi i tij nuk ka qenë në direktivat e duhura dhe ka shfaqur problematika. “Ky projektligj është i domosdoshëm pasi ligji në fuqi nuk ndihmon në organizimin e një force rezerviste sipas standardeve të NATO-s. Edhe ato përpjekje që janë bërë deri tani nga ana e SHP dhe strukturave të varësisë i referohen kryesisht eksperiencës së kaluar. Nga hapat e hedhur deri tani mendojmë se ka paqartësi për organizimin dhe përdorimin e komponentit në rezervë”, thuhet në relacion.
Ndryshon dhe mosha për gratë ushtarake
Sipas të dhënave të relacionit shoqërues rritja e moshës për daljen në rezervë do të bëhet edhe për gratë ushtarake, pasi në këtë pikë nuk mund të ketë dallime mes ushtarakëve. “Ligji 59/2014. “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar nuk bën dallime midis personelit ushtarak meshkuj dhe atyre femra për daljen në rezervë/lirim dhe për këtë arsye sugjerojmë që ky përcaktim për femrat në ligjin për rezervistët të hiqet. Me këto ndryshime rritet mosha e shërbimit në rezervë për nënoficerët dhe oficerët. Ky ndryshim është në harmoni me ligjin 59/2014 dhe krijon mundësi që ushtarakët pas ndërprerjes së shërbimit aktiv të shërbejnë disa vite në shërbimin në rezervë”, thekson relacioni.
Nevoja për plotësimin e Forcave të Armatosura
Ministria e Mbrojtjes sqaron në projektligj se janë bërë këto ndryshime sepse Forcat e Armatosura ende nuk janë të plotësuara me ushtarakë të nivelit të kërkuar nga NATO. Prandaj duhen bërë këto lëvizje në mënyrë që të plotësohen detyrimet e vendosura në Strategjinë e Mbrojtjes së Republikës. “Për shërbimin ushtarak në rezervë për plotësimin e strukturave të Forcave të Armatosura, më gjithë përpjekjet e bëra për ngritjen e strukturave e funksionimin e saj sipas eksperiencës së vendeve të NATO-s, akoma nuk është bërë organizimi dhe përdorimi i komponentit në rezervë. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 628 datë 25.09.2019 “Për miratimin e dokumentit të rishikimit të Strategjisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë” (RSM), kanë përcaktuar detyrime për forcën/komponentin rezervë. Rishikimi i Strategjisë së Mbrojtjes ka përcaktuar se “Niveli i ambicies së FARSH-ve është i ndërthurur me kapacitetet e NATO-s, të cilat plotësojnë atë pjesë të kapaciteteve Operacionale që vendi ynë nuk ka burime të mjaftueshme dhe mundësi për t’i zhvilluar”, sqarohet në relacion.
Më të lexuarat


Zbardhet lista, 360 persona marrin lejet e legalizimit, ja emrat përfitues në çdo qytet

Kursi i këmbimit valutor, zbuloni me sa lekë shkëmbehen sot euro, dollari dhe paundi britanik

Zbardhet lista e ISSH, 191 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë përfitojnë shtesë pensioni, ja emrat në çdo qytet

Raporti i FMN, rritja ekonomike për Shqipërinë zbret në 5 për qind, parashikohet vit i zymtë për shkak të pandemisë

Kursi zyrtar i këmbimit valutor për sot / Monedha e huaj në rënie

Izolim total për institucionet jobanka, gjen mbështetje skema e Bankës së Shqipërisë për të ndalur abuzimet me interesat e kredive

Rritja e pensioneve, ja sa do të jenë përfitimet për ushtarakët, naftëtarët dhe minatorët, detajet e vendimit të qeverisë

Rriten pensionet për 700 mijë pensionistë, ja sa do të jetë niveli maksimal dhe minimal i përfitimit për çdo kategori, zbardhet vendimi

Euro dhe dollari në rënie! Mësoni si do të jetë kursi i këmbimit valutor sot më 1 prill 2021

Lista e ATP, 144 pronarë kompensohen për ndërtimet informale në pronat e tyre, shpërndahen 241 milionë lekë
