Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndryshon ligji për ish të përndjekurit politikë, dëmshpërblim i plotë për të gjithë ish të dënuarit që jetojnë, ja kategoritë që likuidohen me 1 këst

Postuar: 30/08/2018 - 07:30

 Qeveria ka miratuar dje ndryshimet në ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve. Ndryshimet në këtë ligj synojnë mundësimin e të drejtës ligjore që gëzojnë ish të përndjekurit e regjimit komunist, të cilët janë ende në jetë dhe bëjnë pjesë në kategorinë parësore, të përfitojnë gjithë shumën e miratuar të dëmshpërblimit financiar. Gjithashtu, nëpërmjet këtij projektligji të firmosur në qeveri por që do të bëhet funksional pas miratimit në parlament, synohet edhe përshpejtimi i procesit të dëmshpërblimit financiar për familjarët e viktimave të burgosura, ekzekutuara dhe të internuara. Kështu, qeveria synon përmbylljen përfundimtare të procesit të dëmshpërblimit për ata ish-të dënuar që kanë vuajtur vetë dënimin gjatë regjimit komunist, ende në jetë; heqjen e raportit të përcaktuar të fondit të miratuar, ku 70% i vihej në dispozicion kategorisë parësore dhe pjesa tjetër i shpërndahej kategorisë së trashëgimtarëve; dëmshpërblimin e plotë për të gjithë ata ish të dënuar, të cilët janë ende në jetë, por që për shkak të kufizimeve aktuale të kuadrit ligjor në fuqi, ku përcaktohet ndarja e shumës së dëmshpërblimit në 8 këste, me vlerë maksimale 1 000 000 lekë, nuk kanë marrë gjithë shumën e miratuar të dëmshpërblimit. Ndërkohë që, ekzistojnë subjekte parësore, të cilat e superojnë këtë vlerë (8 x 1 000 000 lekë). Sakaq, qeveria synon të trajtojë dhe ato subjekte përfituese, vlera totale e miratuar për të cilët është deri në 1.000.000 lekë, duke krijuar mundësinë që të likuidohen në një këst të vetëm, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet shpërndarja e dëmshpërblimit.

Ndryshimet në ligj

“Në nenin 12 bëhen ndryshimet, si më poshtë: Paragrafi i parë ndryshon me këtë përmbajtje: “Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale për të gjithë përfituesit, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i madh se 1 000 000 lekë. Për të gjitha subjektet përfituese parësore, kur vlera totale e dëmshpërblimit është mbi 8 000 000 lekë, do të vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarjen e plotë të shumës së miratuar. Në rast se vlera totale e miratuar për të gjithë përfituesit është deri në 1 000 000 lekë, shpërndarja e dëmshpërblimit do të kryhet me një këst të vetëm, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet shpërndarja e dëmshpërblimit”. Paragrafi i katërt ndryshon me këtë përmbajtje: “Me kryerjen e pagesës së dëmshpërblimit, për të gjithë përfituesit, brenda këstit më të ulët, fillon pagesa e këstit pasardhës. Ky mekanizëm do të përsëritet deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit”. Paragrafi i pestë shfuqizohet”, përcaktohet në draftin e miratuar dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Një tjetër ndryshim në këtë ligj ka të bëjë dhe me përfituesit. Drafti i ri cilëson se në rastin kur e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit financiar përfundon me mbylljen e rrethit të familjarëve që nuk jetojnë, dëmshpërblimi financiar, për pjesën takuese të tyre, kalon në buxhetin e shtetit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 2. Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 16:31

Shqipëria renditet sot ndër vendet që ka flotën më të vjetër të automjeteve, me moshë mesatare mbi 20 vjet (nga 10 që është mesatarja e vendeve të BE-së).

Postuar: 24/09/2018 - 10:26

Në tregun valutor vendas, euro vazhdon të blihet me 126.20 lekë dhe shitet me 126.80 lekë.

Postuar: 24/09/2018 - 07:55

Sektori i ndërtimit u rrit vitin e kaluan me ritmet më të larta që nga viti 2008, pas një rënie g

Postuar: 23/09/2018 - 07:56

Duke nisur nga data 1 Janar 2019, në Shqipëri do të ndalohet importi i makinave të përdorura mbi

Postuar: 22/09/2018 - 14:15

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), z.

Postuar: 22/09/2018 - 08:33

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 22/09/2018 - 07:41

Bankat vijojnë të shtrëngojnë kushtet e kreditimit për bizneset e mëdha.