Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndryshon ligji për licensat, autorizimet dhe lejet, shkurtohet afati i pritjes së bizneseve pas aplikimit, ja lehtësitë e tjera

Postuar: 10/10/2018 - 07:40

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vendosur të ndihmojë bizneset, duke i lehtësuar në kohë dhe kosto, lidhur me aplikimin për licencat, autorizimet dhe lejet. Drafti është hedhur për konsultim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe nëpërmjet tij synohet lehtësimi i mëtejshëm i të bërit biznes nëpërmjet thjeshtëzimit dhe lehtësimit të mëtejshëm të procedurave të trajtimit të licencave, lejeve dhe autorizimeve nga QK.

Praktikisht, drafti parashikon uljen e kohës së vendimmarrjes për licencat/ autorizimet e Grupit të Parë nga 2 ditë në vetëm 1 ditë; uljen e kohës së vendimmarrjes për licencat/ autorizimet e Grupit të Dytë nga 4 në vetëm 2 ditë; Kufizimin e rolit të QKB në procedurën paraprake të Grupit të Tretë vetëm në verifikimin nëse aplikimi është i plotë apo ka nevojë për plotësim dhe uljen e kohës së vendimmarrjes paraprake nga 4 në vetëm 2 ditë;

Parashikimin e një procedure për të trajtuar kërkesat me pasaktësi (të paplota) në përputhje me Kodin e ri të Procedurave Administrative; Detyrimin e institucioneve të përfshira në procesin e licencimit të sigurojnë informimin dhe ndihmën aktive të të interesuarve drejtpërdrejt në mjediset e tyre dhe me mjete të komunikimit ne distancë.

Ndryshimet në ligj

Neni 1 i projekt-ligjit propozon disa shtesa dhe ndryshime në nenin 10 të ligjit bazë. Këto shtesa dhe ndryshime parashikojnë: detyrimin e institucioneve të përfshirë në procedurën e licencimit/ lejimit/ autorizimit të sigurojnë informimin dhe ndihmën aktive të të interesuarve . Neni 2 i projekt-ligjit parashikon hyrjen në fuqi të lejes/licencës/autorizimit me njoftimin e vendimit përfundimtar qoftë nëpërmjet publikimit në regjistrin përkatës, qoftë (si përjashtim) nëpërmjet botimit në Fletoren Zyrtare (në rastet kur parashikohet shprehimisht nga një dispozitë ligjore). Neni 3 i projekt-ligjit synon mbrojtjen e të dhënave personale të aplikantit në procesin e publikimit të “konfirmimit të paraqitjes të kërkesës”, duke shmangur publikimin në regjistër të kërkesës së plotë që përmban edhe të dhëna personale. Neni 4 i projekt-ligjit parashikon që kohëzgjatja e procedurës (afati) për Grupin e Parë ndryshon nga 2 në 1 ditë.

Neni 5 i projekt-ligjit sjell dy risi për Grupin e Dytë: Reduktimin e afatit përfundimtar të procedurës për këtë grup nga 4 ditë pune në 2 ditë kalendarike dhe parashikimin e një procedure për të trajtuar kërkesat me pasaktësi (të paplota). Propozimi i fundit është bërë me qëllim sigurimin e përputhshmërisë me nenet 44 dhe 62 të Kodit të Procedurave Administrative dhe lehtësimin e procesit të aplikimit për aplikantin, duke mundësuar që ai të korrigjojë pasaktësitë në aplikim dhe të sjellë përshembull vetëm dokumentet e munguara dhe jo të përsërisë (ri-fillojë) aplikimin nga para (siç parashikohej në dispozitën që ndryshohet). Neni i 6 i projekt-ligjit rregullon procedurën e Grupit të Tretë.

Ndryshimet e propozuara sjellin katër risi: reduktimin e afatit të procedurës paraprake (në QKB) për këtë grup nga 4 ditë pune në 2 ditë kalendarike; parashikimi i procedurës për të trajtuar kërkesat me pasaktësi (të paplota); kufizimin e rolit të QKB në procedurën paraprake të Grupit të Tretë vetëm në verifikimin nëse aplikimi është i plotë apo ka nevojë për plotësim - ky ndryshim e kthen QKB-në në rolin klasik të një “pike të vetme kontakti” (apo one-stop-shop-i) dhe mundëson reduktimin e afatit të përgjithshëm të procedurës për këtë grup,- dhe parashikimi i mundësisë për shtyrjen nga institucioni tjetër (i përfshirë në procedurën e licencimit të Grupit të Tretë) të afatit të vendimmarrjes të tij, për shkak të kompleksitetit të çështjes.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/12/2018 - 08:43

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, sipas Bankës së Shqipërisë:

 

Postuar: 16/12/2018 - 07:42

Autoriteti i Konkurrencës, Enti Rregullator i Energjisë dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike

Postuar: 15/12/2018 - 07:40

Raportet e ndryshme nga institucione vendase apo ndërkombëtare flasin për nivel të lartë korrupsi

Postuar: 14/12/2018 - 11:51

Tri marrëveshje të rëndësishme janë firmosur sot në Ministrinë  e Financave, mes të cilave

Postuar: 14/12/2018 - 07:57

Shpenzimet e qeverisë për mbrojtje sociale ishin sa 9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas të

Postuar: 14/12/2018 - 07:18

Ecuria e përgjithshme e ekonomisë shqiptare, gjatë vitit 2018, duhet vlerësuar si pozitive.

Postuar: 13/12/2018 - 07:19

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar një draft ligj për trajtimin financiar suplementar