Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të rëndësishme, lëviz 20 drejtues, u kërkon të fokusohen në fushatë (Zbardhen EMRAT dhe pozicionet e tyre)

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të
x

Ekonomia

Ndryshon ligji për pensionin vullnetar, kufizohet tërheqja e parakohshme dhe ndryshon vlera për uljen e tatimit

Ndryshon ligji për pensionin vullnetar, kufizohet tërheqja e

Institucionet shtetërore kanë planifikuar të ndryshojnë procedurat për pensionin vullnetar. Të gjithë ata të cilët nuk janë të kënaqur më pensionin shtetëror shumë lehtë mund të krijojnë një fond pensioni në institucionet bankare ose jobankare për të përfituar një shumë të ardhurash. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nxjerrë dje për konsultim ndryshimet ligjore për ligjin mbi pensionin vullnetar. Ndryshimi i ligjit bëhet me qëllim përshtatjen me zhvillimet e fundit në fushën e pensioneve vullnetare, me direktivat e BE-së, si dhe në zbatimit të MSA-së dhe rekomandimeve të progres raporteve të BE-së. Ndërkohë dy ndryshimet kryesore të evidentuara në relacionin shoqëruar projektligjit janë: kufizimi i tërheqjes parakohshme të pensionit si dhe rritja e vlerës për përfitim të lehtësirave tatimore. Neni 17 i ligjit aktual lejon tërheqjen e parakohshme të pensionit nga çdo anëtar, por ky veprim shoqërohet me penalitete. “Tërheqja e parakohshme shoqërohet me penalitete, që llogariten në raport me kohën e përmbushur nga anëtari nga çasti i kontributit të tij të parë e deri në çastin e tërheqjes së parakohshme”, thuhet në ligj. Ndërsa me ndryshimet e reja, nuk lejohet asnjë person të realizojë tërheqjen e parakohshme pa plotësuar 10 vjet nga nisja e derdhjes së kontributeve.“ Tërheqja e parakohshme nuk mund të kryhet nëse anëtari ka më pak se 10 vjet anëtarësi në fondin e pensionit. Ky parashikim është shtuar me kërkesë të ekspertit të BB në përputhje me parimin bazë të krijimit të fondeve të pensionit, atë të kontribuimit akumulativ në vite. Vendosja e një kufizimi kohor për tërheqjen e parakohshme për 10 vjet dekurajon daljen nga skema”, thuhet në relacion. Ndërkohë ndryshime janë bërë edhe në nenin 20 në lidhje me shpenzimet për kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij në një plan pensioni profesional, deri në shumën e përcaktuar me ligj. “Ligji parashikon se kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 240,000 lekë dhe 15 %të ardhurave vjetore bruto të anëtarit ndërsa neni 89, parashikon se kontributet e bëra nga punëdhënësi në favor të punëmarrësve të tij në një plan pensioni profesional konsiderohen shpenzime të njohura, për qëllime të tatimit mbi fitimin të punëdhënësit, deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 250 000 lekë”, thuhet në relacion.

Reduktim i tarifave

Projektligji i ri parashikon gjithashtu edhe disa lehtësira për anëtarët e fondit për pensionin vullnetar. Ndryshimet e bëra përkojnë me lehtësi nga disa tarifa gjatë depozitim. “Depozitari nuk ka të drejtë të kërkojë tarifa, komisione, apo pagesa të tjera të ngjashme nga anëtari i fondit të pensionit. Ky paragraf është shtuar si pasojë e problemeve të dala në praktikë nga inspektimet e ndryshme që Autoriteti ka kryer tek depozitari i fondit të pensionit”, theksohet në relacion. Më tej sqarohet se depozitari i fondit të pensionit sipas marrëveshjes me shoqërinë administruese nuk mund tu mbajë tarifa shtesë anëtarëve të fondit. Ndërkaq e vetmja tarifë që anëtari paguan është ajo për shoqërinë administruese ku përfshihen të gjitha kostot. Më tej bëhet e qartë se anëtarët e fondit nuk janë të detyruar të bëjnë asnjë shpenzim tjetër përveçse tarifës së administrimit të përcaktuar në ligj. “Anëtari i fondit të pensionit nuk ngarkohet me asnjë shpenzim shtesë përveç tarifës së administrimit të fondit të mbajtur nga shoqëria administruese. Kjo dispozitë është shtuar për të qartësuar se anëtari i fondit paguan vetëm tarifën e përcaktuat në kontratë të gjitha kostot e tjera përfshirë edhe ato të depozitarit do të mbulohen nga kjo tarifë”, sqarohet në relacion. 

Esmeralda Hida