BREAKING NEWS

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër version duke përhapur alarm: Po, ka prova që koronavirusi transmetohet nga ajri

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër
x

Ekonomia

Ndryshon ligji, sistemi bonus-malus lihet në dorë të kompanive, ulet vlera për mbulimin e dëmeve të aksidentit

Ndryshon ligji, sistemi bonus-malus lihet në dorë të kompanive,

Qeveria ka ndryshuar ligjin për sigurimin e automjeteve. Ditën e djeshme Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim projektligjin e ndryshuar për sigurimet e detyrueshme në sektorin e transportit. Disa kohë më parë u propozua vendosja me detyrim të sistemit bonus-malus. Në ligjin e mëparshëm theksohej se shoqëritë duhet ta përdorin sistemin bonus-malus, duke lënë në përjashtim e dy kategorive. Por, këtë herë qeveria ka vendosur që aplikimi apo jo i këtij sistemi të lihet në dorë të shoqërive të sigurimit. Konkretisht në relacion thuhet se kompanitë e sigurimit mund të përdorin sistemin bonus-malus, por ky nuk është një detyrim ligjor. “Shoqëria e sigurimit mund të përfshijë sistemin bonus-malus në përcaktimin e tarifave të primeve të sigurimit të përgjegjësisë së të siguruarit për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti motorik jo të detyruar, me përjashtim të policës kufitare dhe kartonit jeshil”, thuhet në relacion. Sistemi bonus-malus është një sistem i cili rregullon nivelin e primit të sigurimit të automjetit, bazuar në historinë e kërkesave të të siguruarit. Rëndësia e këtij sistemi është se nga bonusi do të përfitojnë shoferët e mirë dhe të disiplinuar dhe ata që janë të kujdesshëm në trafik, pra duke ulur primet e sigurimit për ta, dhe në të njëjtën kohë nëpërmjet Malusit shoferët e papërgjegjshëm që shkaktojnë aksidente do të jenë në disavantazh. Projektligji gjithashtu propozon një tavan për komisionet e ndërmjetësimit të agjentëve në 12% të primit të shkruar bruto. Komisionet e ndërmjetësimit aktualisht arrijnë nivel shumë më të lartë, ndonjëherë edhe më shumë se 20%. Komisionet e agjentëve janë një nga mekanizmat kryesorë me të cilin kompanitë e sigurimeve konkurrojnë me njëra-tjetrën në shitjen e TPL-ve.

Kufijtë e pagesës së dëmtimit jo pasuror

Ndër të tjera në projektligj vërehen ndryshime edhe në nivelin e pagesës së dëmeve të shkaktuar ndaj çdo personi në aksident. Saktësisht ligji përcakton se vlera limit që duhet të paguhet ndaj personave të dëmtuar në aksident është në shumën e 22 milionë lekëve. Shumë kjo e reduktuar me 28 milionë lekë në krahasim me vlerën e mëparshme, e cila ishte në nivelin e 50 milionë lekëve. Sakaq në ligj jepet edhe vlera e shpërblimit për të dëmtuarit në bazë të paaftësisë dhe moshës së tij, duke theksuar këtu se në rast se ka humbje jete shpërblimin e përfitojnë familjarët e viktimës. “Kufiri i përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në një ngjarje sigurimi, sipas pikës 2, shkronjës “a” dhe pikës 4, të këtij neni, është 22,000,000 lekë. Vlera e dëmit biologjik, për çdo person të dëmtuar do të jetë jo më shumë se 110,000 lekë për çdo 10 për qind të shkallës të paaftësisë të përhershme, të pjesshme ose të plotë shuma e përfitimit e parashikuar në këtë pikë duhet të bazohet në moshën dhe shkallën e paaftësisë së të dëmtuarit. Në rastin me pasojë vdekje, trashëgimtarët ligjor të të ndjerit do të përfitojnë në mënyrë proporcionale vlerën që do të përfitonte i ndjeri në rast mbijetese me shkallë paaftësie 100%. Vlera e dëmit moral për çdo person të dëmtuar me pasojë paaftësi të përhershme për punë, është nga 3/4 deri në 3/2 e dëmit biologjik”, thuhet në relacion. Gjithashtu projektligji trajton detajisht sigurimin e pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik, i cili parashikon detyrimin e pronarëve të mjeteve për lidhjen e kontratës së sigurimit të aksidenteve të pasagjerëve në transportin publik, të drejtën për dëmshpërblim të pasagjerit ose përfituesit, si dhe përgjegjësinë e shoqërisë së sigurimit, rastet e mbulimit dhe minimumin e shumës së siguruar e cila është përcaktuar: 2,000,000 lekë në rast vdekjeje; 4,000, 000 lekë në rast paaftësie të përhershme për punë;1,000,000 lekë në rast paaftësie të përkohshme për punë dhe trajtimet mjekësore.