Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndryshon ligji, të vetëpunësuarit do të paguajnë më shumë kontribute në ISSH, ja propozimet e qeverisë

Postuar: 09/08/2019 - 07:46

 Personat e vetëpunësuar që janë regjistruar pranë QKB do të duhet që të paguajnë më shumë kontribute brenda një viti. Qeveria ka hedhur për konsultim disa ndryshime në ligjin “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, duke sjellë disa risi. Ky ligj prek ato familje që jetojnë kryesisht me biznese të vogla. Në relacion thuhet e ky ligj ka si qëllim që të përfshijë në gamën e zbatimit të ligjit edhe të punësuarit me kohë të plotë, kohë të pjesshme apo edhe me punësim të përkohshëm. Ndërsa një ndryshim i qenësishëm bëhet duke përfshirë konceptin e “të vetëpunësuari”, si një rekomandim i Këshillit të Bashkimit Europian, me qëllim trajtimin e kësaj kategorie si çdo punëmarrës tjetër, në kuptim të sigurisë dhe shëndetit në punë. Në projektligj thuhet se aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, përsa i përket kategorisë së personave të vetëpunësuar, kanë kosto të lartë ekonomike, sociale dhe humane. Sipas draftit, aktualisht të vetëpunësuarit paguajnë kontribute sigurimesh për efekt të barrëlindjes dhe të pensioneve (përfshihet pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar). Ndërsa nënvizohet se kjo kategori nuk paguan kontribute sigurimesh për sëmundjet, aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale dhe për papunësinë. Dhe në këtë, në zbatim të këtij ligji, rast priten vendimet e Këshillit të Ministrave që do të përcaktojnë detyrimet e posaçme për të vetëpunësuarit. Objekt të ligjit janë të vetëpunësuarit të cilët mund ta ushtrojnë veprimtarinë ekonomike me këto statuse: “i vetëpunësuar i vetëm”, “i vetëpunësuar me punëmarrës”, “i vetëpunësuar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes”, “i vetëpunësuar pa punëmarrës me punonjës të papaguar të familjes”. Sipas relacionit, direktiva e Këshillit 91/383/EEC plotëson masat për nxitjen e përmirësimeve mbi sigurinë dhe shëndetin në punë të punëtorëve me marrëdhënie pune të qëndrueshme ose marrëdhënie të përkohshme të punës si dhe të punësuarve nga agjensitë . Ndryshimi i këtij akti ligjor është përfshire në Planin Kombëtar të Integrimit Europian.

Ndryshimet

Në pikën 18 të nenit 5 të Ligjit Nr 10237, date 18.02.2010 “Për sigurinë dhe Shëndetin në punë”, i ndryshuar, shtohet fjalia: “përfshirë të punësuarit me kohë të plotë, kohë të pjesshme apo edhe me punësim të përkohshëm”. Pas pikës 19, të nenit 5 shtohet pika 19.1 me këtë përmbajtje: “Person i vetëpunësuar” është personi i cili punon për përfitim personal, përfshirë të punësuarin me kohë të plotë apo të pjesshme, që rregullohet mbi të drejtat dhe detyrimet sipas legjislacionit në fuqi”. “Përfshirja në këtë ligj e konceptit “person i vetëpunësuar”, është rekomandim i Këshillit të Bashkimit Europian, me qëllim trajtimin e kësaj kategorie si çdo punëmarrës tjetër, në kuptim të sigurisë dhe shëndetit në punë. Aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, përsa i përket kategorisë së personave të vetëpunësuar, kanë kosto të lartë ekonomike, sociale dhe humane. Përkufizimi i dhënë në pikën 19.1 është i përgjithshëm, pasi termi vetëpunësim është më i gjerë duke përfshirë edhe konceptin tatimor dhe atë të sigurimeve shoqërore dhe për këtë arsye në këtë përkufizim termi, jemi shprehur që kjo kategori rregullohet mbi të drejtat dhe detyrimet e legjislacionit në fuqi. Në Nenin 3 është shtuar Neni 6/1 mbas Nenit 6, i cili autorizon daljen e një vendimi të Këshillit të Ministrave, i cili do të rregullojë detyrimet dhe konceptin e personit të vetëpunësuar. Gjithashtu, në Nenin 4 është shtuar Neni 8/1 mbas Nenit 8, i cili autorizon daljen e një vendimi të Këshillit të Ministrave, i cili do të rregullojë detyrimet e veçanta të personit të vetëpunësuar.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2019 - 09:24

Më poshtë gjeni kursin zyrtar të këmbimit valutor, datë 10 dhjetor 2019, të publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Postuar: 10/12/2019 - 07:19

Administrata shtetërorevijon të jetë burim abuzimesh për shumë persona.

Postuar: 09/12/2019 - 12:05

Në tregun valutor vendas, dollari amerikan blihet me 110.30 lekë dhe shitet me 111 lekë.

Postuar: 08/12/2019 - 08:09

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka propozuar ndryshim në ligjin për ri

Postuar: 07/12/2019 - 07:24

Realizimi i plotë i procesit të fiskalizimit është tashmë një nga prioritetet e qeverisë për muaj

Postuar: 05/12/2019 - 07:27

Qeveria ka vënë në zbatim planin për të ulur numrin e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike.