Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndryshon mënyra e kompensimit të dëmeve nga aksidentet, nënkategoritë e humbjes të aftësisë për punë dhe përllogaritja e paaftësisë së përhershme

Postuar: 12/03/2019 - 07:40

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka ndryshuar tabelën e Rregullores nr. 53, datë 25.06.2009 “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”. Për të eliminuar interpretimet e ndryshme lidhur me procedurat e trajtimit të dëmeve, që mbrohen nga kontratat e sigurimit për kategorizimin sipas klasave për persona, të cilët humbin aftësinë për të punuar ka punuar një grup mjekësh me kryesues Prof. Dr. Sokrat Meksi, profesor i mjekësisë ligjore. Grupi i punës ka bërë përcaktimin saktë të nënkategorive të përqindjeve të humbjes të aftësisë për punë, duke përcaktuar në mënyrë të saktë çdo dëmtim. Kjo pritet të çojë në shmangien e abuzimeve dhe mbrojtjen e të dëmtuarve në aksidente, pasi tani do të ketë çdo grup dhe nëngrup apo klasë dëmtimi të përcaktuar qartazi sa duhet të jetë përqindja e humbjes të aftësisë për punë. Gjithashtu është përcaktuar formula e përllogaritjes së përqindjes kur kemi më shumë se një dëmtim sipas praktikave të Bashkimit Evropian si dhe parimet mbi të cilat udhëhiqen mjekët në përllogaritjen e shkallës së dëmtimit në aksidentet rrugore. Tabela e plotë “Shkalla E Humbjes së Aftësisë së Përhershme në Punë”, është e mbështetur në “European physical and mental disability rating scale for medical purposes” të Bashkimit Evropian si dhe të tabelave analoge të disa vendeve të Ballkanit Perëndimor (Kroaci, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni), me qëllim saktësimin e klasave dhe kategorive përfituese. Në këtë tabelë janë listuar pasojat (sekuelat) e përhershme pasojë e dëmtimeve traumatike nga mjetet motorike dhe në shumicën e rasteve janë të shprehura në përqindje fikse si p.sh. 15%, 40% etj. Caktimi i përqindjeve bëhet në mënyrë të përshkallëzuar nga 0 deri 100% (totali nuk mund ta tejkalojë 100%-in). Vlerësimi mjekësor, në dëmtimet serioze duhet të kryhet në një kohë kur gjendja shëndetësore e të dëmtuarit të ketë arritur një përmirësim mjekësor maksimal, pra rikuperimi të jetë arritur në masën më të mirë të mundshme dhe gjendja invalidizuese e pacientit konsiderohet e palëvizshme. Në këtë kontekst, koeficienti i paaftësisë nuk mund të përcaktohet të paktën para 6 muajve nga data e dëmtimit, përveç rasteve kur palët kanë rënë dakord ndryshe, duke bërë parashikime sa më të sakta për ecurinë e gjendjes shëndetësore dhe përmirësimin e tij maksimal të mundshme; konkluzione për ardhmërinë e të dëmtuarit në bashkëpunim me specialistët e fushave të ndryshme mjekësore.

Metoda për llogaritjen e paaftësisë së përhershme

Vlerësimi në përqindje do të bëhet sipas artikujve të paraqitur në tabelën përkatëse. Në rastet e disa dëmtimeve trupore do të bëhet përllogaritja e Humbjes të Aftësisë për Punë me Metodën Gjeometrike, duke bërë renditjen nga përqindja më e lartë deri tek më e ulëta, sipas kësaj formule: 1+1/2+1/4+1/8 etj. 1 është dëmtimi i parë i plotë që korrespondon me përqindjen më të lartë, ½ është dëmtimi i dytë që korrespondon me përqindjen e dytë më të lartë (nëse ka dëme të tjera), ¼ është dëmtimi i tretë që korrespondon me përqindjen e tretë më të lartë (nëse ka dëme të tjera), 1/8 është dëmtimi i katërt që korrespondon me përqindjen e katërt më të lartë (nëse ka dëme të tjera). Nëse ka dëmtime të tjera vazhdohet formula sipas progresionit në zbritje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 21:34

Mënyra e keqe e jetesës dhe konsumimi i ushqimeve të pashëndetshme shpijnë në akumulimin e panevojshëm të shumë helmeve në trup.Këto toksina padyshim që janë të dëmshme për ne dhe pengojnë proceset normale të trupit.

Postuar: 21/05/2019 - 07:21

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka miratuar udhëzimin për vendimin më të fundit të qeverisë, mbi

Postuar: 19/05/2019 - 08:03

Kushdo që ka detyrime të papaguara në Tatime, tashmë mund t’i paguajë ato me këste.

Postuar: 18/05/2019 - 19:19

Në Tiranë u mbajt finalja e Konkursit Kombëtar Edukativ "Të sigurt mbi dy rrota" 2019

Postuar: 18/05/2019 - 08:07

Bankat po u shtrëngojnë çdo ditë “lakun” bizneseve sa i përket kreditimit.

Postuar: 16/05/2019 - 07:37

Brenda vjeshtës së këtij viti, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë planifikon nënshkrimin e

Postuar: 15/05/2019 - 07:34

Banka e Shqipërisë ka akumuluar mjaft problematika gjatë drejtimit të saj nga guvernatori tashmë