Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ndryshon rregullorja e planifikimit kombëtar, bien kompetencat e Gjiknurit për hartimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar të Territorit

Postuar: 07/12/2017 - 07:53

Qeveria ka vendosur të ndryshojë rregulloren e planifikimit të territorit. Vendimi është firmosur në mbledhjen e qeverisë, zhvilluar pak ditë më parë, ndërsa ka hyrë në fuqi ditën e djeshme, me botimin në Fletoren Zyrtare. Rregullorja e re, së pari heq ministrin e linjës nga koordinimi i procesit për hartimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar të Territorit, duke ia dhënë këtë kompetencë autoritetit përgjegjës për planifikimin e territorit në nivel qendror. Sipas rregullores së vjetër, autoriteti përgjegjës për ndërmarrjen dhe hartimin e nismës ishte ministri që mbulon fushën, i cili e paraqet atë pranë Këshillit Kombëtar të Territorit për miratim. Me rregulloren e re, autoriteti përgjegjës për hartimin e nismës është autoriteti përgjegjës për planifikimin e territorit në nivel qendror, në bashkëpunim me Agjencinë përgjegjëse për planifikimin e territorit, i cili e paraqet atë pranë Këshillit Kombëtar të Territorit për miratim.

Hartimi i Planit të Përgjithshëm Vendor

Rregullorja e re sjell gjithashtu risi lidhur me procesin e hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor. Rregullorja e vjetër thotë se autoriteti përgjegjës për hartimin e PPV është kryetari i njësisë së qeverisjes vendore. Po sipas kësaj rregulloreje, PPV hartohet nga grupi i punës me specialistë të njësisë vendore, institucioneve publike në varësi të njësisë vendore, me ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët mund të jenë vendës apo edhe të huaj. Një përfaqësues i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit asiston në zbatimin e procedurave për hartimin e PPV. Plani konsultohet rregullisht me Forumin Këshillimor të Planit, i cili, nëse nuk ekziston pranë njësisë vendore, duhet të formohet me angazhimin e posaçëm të kryetarit të njësisë dhe organizatave jofitimprurëse që operojnë brenda njësisë. Forumi Këshillimor i Planit përbëhet nga përfaqësues të akademisë, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit. Po rregullorja e re çfarë përcakton mbi këtë proces? Edhe rregullorja e re njeh si autoritet përgjegjës për hartimin e PPV kryetarin e njësisë së qeverisjes vendore por tashmë plani i veprimeve për hartimin e PPV do të ndiqet nga grupi i punës për hartimin e planit, i caktuar nga kryetari i bashkisë, me përbërje stafin teknik të bashkisë dhe sipas rastit ekspertë teknikë të jashtëm, përftuar nga një proces konkurrimi publik apo nëpërmjet një mbështetjeje tjetër financiare, sipas rastit. Plani i Përgjithshëm Vendor do të hartohet nga grupi i punës me specialistë të njësisë vendore, institucioneve publike në varësi të njësisë vendore, me ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët mund të jenë vendës apo edhe të huaj por grupi i punës duhet të ketë në përbërjen e tij, të paktën, specialistë të këtyre fushave: të planifikimit të territorit; të planifikimit të transportit; të informacionit gjeohapësinor; të ekonomisë urbane; të horti/agrikulturës; të mjedisit; të hidrologjisë/hidrogjeologjisë; të trashëgimisë kulturore; të fushës juridike, të specializuar në çështje të planifikimit të territorit. Një përfaqësues i Agjencisë mbështet grupin e punës gjatë gjithë procesit të hartimit dhe të miratimit në zbatimin e procedurave për hartimin e PPV, ndërkohë që Plani do të konsultohet rregullisht me Forumin Këshillimor Vendor, i cili, nëse nuk ekziston pranë njësisë vendore, do të duhet të formohet me angazhimin e posaçëm të kryetarit të njësisë dhe organizatave jofitimprurëse që operojnë brenda njësisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/02/2018 - 21:00

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka zhvilluar këtë të martë një takim me sipërmarrjen austriake në vend, ku i ka ftuar biznesmenët të investojnë në Shqipëri. Ahmetaj tha se interesi ekonomik i Austrisë është rritur.

Postuar: 20/02/2018 - 07:55

Bankat vijojnë të mbajnë norma mjaft të ulëta interesi për depozitat, ç’ka ka bërë që qytetarët të mendojnë rrugë të tjera alternative për të “strehuar” kursim

Postuar: 19/02/2018 - 20:54

Në kuadër të punimeve të Forumit të Biznesit Shqipëri-Itali zhvilluar sot në Tiranë, ku një Mision ekonomik i kryesuar nga zv.

Postuar: 18/02/2018 - 10:16

Projekt vendimi i përgatitur nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike për përjashtimin e Albtelekom nga detyrimi për të mbajtur tarifat on- net të njëjta me ato off-net dhe që

Postuar: 17/02/2018 - 11:53

Gjatë vizitës në qarkun e Durrësit, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi është ndalur në një serrë organike, ndërtuar me një teknologji bashkëkohore. &nb

Postuar: 17/02/2018 - 10:09

Më shumë se 350 delegatë nga Italia, nga Institucione, Ente, Shoqata, Banka dhe rreth 200 sipërmarrje italiane, të cilat së bashku arrijnë një vëllim xhiroje mbi 17 miliardë eur

Postuar: 17/02/2018 - 10:03

Pas kompanive celulare, Vodafon dhe Telekom, është Autoriteti i Konkurencës ai që hedh poshtë pretendimet e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, se është konsult