BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Ekonomia

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend, ulet nafta, ja sa do të shiten benzina dhe gazi

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend, ulet nafta, ja sa

Bordi i Transparencës ka ulur çmimet e karburantit në vend. Në mbledhjen e fundit është vendosur që nafta të kushtojë 9 lekë më pak dhe do shitet me 239 lekë litri nga 248 lekë që ishte çmimi i mëparshëm. Ndërsa benzina është ulur me 2 lekë për litër dhe tashmë do të shitet me 199 lekë. Një ulje e lehtë me 1 lekë ka pësuar çmimi i gazit, që shkon në 78 lekë litri. Ministria e Financës sqaroi dje edhe një herë se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës së rafinuar. “Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ. Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative. Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet  në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit. Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim. Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg. Situata që po kalojmë nuk është zakontë,  ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi", thuhet në vendimin e plotë të Bordit. Prej ditësh ka akuza që vijnë në drejtim të Bordit, sipas së cilëve ajo u shërben bosëve të karburanteve dhe jo qytetarëve. Madje opozita ka kërkuar edhe shkrirjen e saj, por qeveria ka deklaruar se një gjë e tillë nuk do të ndodh për shkak se bordi ndihmon në mbajtjen e çmimeve të karburanteve nën kontroll.