BREAKING NEWS

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim, përfaqësuesit e Këshillit Politik bëjnë një tjetër lëvizje

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim,
x

Ekonomia

Në mesin e pandemisë COVID-19, tjetër ndryshim i papritur i vlerës së euros në Shqipëri

Në mesin e pandemisë COVID-19, tjetër ndryshim i papritur i

Euro ka shënuar rënie ditën e sotme në tregun vendas, pas tre javësh që ishte në rritje të fortë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 130.66 lekë, ose 0.4 lekë më pak se një ditë më parë, duke shënuar të parën rënie që prej datës 12 mars.

Gjatë ditë së djeshme një euro u këmbye sot me 131.06 lekë, me rritje 2.89 lekë në raport me fundin e javës së kaluar. Ky është niveli më i lartë që nga prilli i vitit 2018. Që nga data 12 mars, kur filloi dhe kufizimi i lëvizjeve dhe aktiviteteve ekonomike, si një masë për të kufizuar përhapjen e infeksionit Covid-19, euro u rrit në mënyrë të pandalshme deri ditën e djeshme me me 8.27 lekë.

Aktorët e këmbimit valutor pohuan se kjo rritje është artificiale e ndikuar nga rrethanat e kufizimit të aktivitetit ekonomik dhe lëvizjeve, kërkesën e importuesve të ushqimeve dhe mbi të gjitha për pamundësinë e hyrjes së valutës në Shqipëri, pas ndalimit të fluturimit të avionëve që bënin dhe transportin e parave.

Por, aktorët e tregut pohojnë se në fundjavë është bërë transportimi i valutës me avion në Shqipëri, duke furnizuar bankat me valutë dhe kjo ka qetësuar situatën, çka është reflektuar dhe në kursin e këmbimit gjatë ditës së sotme.

Rënia e euros në tregun vendas është favorizuar dhe nga nënçmimi i saj në bursa, ku euro ka arritur në 1.09 dollarë, me rënie ditore prej 0.64%, si rrjedhojë e frikës së pasojave në ekonomitë europiane të përhapjes së koronavirusit.

Ndryshe nga euro, dollari në tregun vendas ka vijuar rritjen, duke u këmbyer sot me 118.75 lekë, 0.45 lekë më shumë se një ditë më parë. Paundi ka ndalur rënien, ndërsa franga ra me 0.48 lekë.

Gjithsesi, në këto rrethana parashikimi i ecurisë së kursit mbetet i pamundur, pasi do të varet nga kërkesë-oferta, hyrjet e valutës si dhe performance e aktivitetit ekonomik./Monitor