
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Në muajin prill rriten pensionet, përfitojnë 673 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi special, ndryshon rregulli për indeksimin

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 1 Mars 2023

Në një kohë që qeveria po përgatitet për indeksimin e pensioneve, ekspertët kërkojnë që rritja të bëhet duke marrë në referencë inflacionin tek ushqimet dhe jo atë të përgjithshmin. Ndërkohë, Ministria e Financave parashikon shpërndarjen e një fondi special në vlerën e 2.2 miliardë lekëve që do të shkojë për indeksimin e pensioneve dhe 3.53 miliardë lekë. Nga muaji prill, rreth 673 mijë të moshuar do të marrin ca para më tepër në pagesën mujore të pensionit. Qeveria parashikon shpërndarjen e një fondi special në vlerën e 2.2 miliardë lekëve që do të shkojë për indeksimin e pensioneve dhe 3.53 miliardë lekë të tjera për bonusin e fundvitit. Klajdi Bregu, ekspert për ekonominë u shpreh se kur flitet për indeksimin e pensioneve duhet të kemi parasysh se pensionistët janë të fokusuar te ushqimet dhe pijet joalkoolike. Sipas tij, kjo kategori ka pasur edhe rritjen më të madhe të inflacionit. “Kur flasim për indeksimin e pensioneve duhet të kemi parasysh se pensionistët janë të fokusuar te ushqimet dhe pijet joalkoolike. Kjo kategori ka pasur edhe rritjen më të madhe të inflacionit”, deklaroi Bregu pak ditë më parë. Si rregull, rritja e pensioneve bëhet në raport me normën mesatare të inflacionit të vitit paraardhës që në këtë rast ishte 6.7 për qind. Por ekspertët kërkojnë që indeksimi të kryhet duke marrë në referencë inflacionin tek ushqimet dhe pijet joalkoolike që ishte rreth 12 për qind për 2022-shin. Nisur nga paralajmërimet se kriza e çmimeve mund të mos e ketë prekur ende kulmin, qeveria miratoi edhe ndryshimin që lejon indeksimin e pensioneve më shumë se një herë brenda një viti. Sipas programit afatmesëm buxhetor të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, fondet për pagesat e pensioneve pritet të rriten në 3 vitet e ardhme duke kulmuar me 3.8 miliardë lekë në 2026-n.
Qeveria paralajmëroi një tjetër bonus për pensionistët
Ndërkohë, pak kohë më parë, kryeministri Edi Rama ka premtuar dje një tjetër bonus për pensionistët në vendin tonë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programohet edhe bonusi i radhës për pensionistët. Sipas Ramës, aktualisht të gjithë pensionistët po marrin bonusin e Pakos së Madhe 8 miliardë lekëshe. “Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur. Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”, shkruan Rama. Ky i fundit edhe pak ditë më parë deklaroi se, taksa e jashtëzakonshme që do t’u merret 3 prodhuesve të mëdhenj të energjisë do të kthehet direkt në mbështetje financiare për njerëzit më në nevojë. “Ne do të bëjmë çmos që të shtojmë të ardhurat për pensionistët në radhë të parë. Për këtë arsye me gjithë vështirësinë buxhetore do t’i japim një paketë mbështetëse të gjithë pensionistëve. Për këtë arsye kemi vendosur që 3 prodhuesve të mëdhenj të energjisë, që fitojnë në mënyrë marramendëse për shkak që iu ra fati që u rrit çmimi t’iu vëmë një taksë të jashtëzakonshme. T’iu marrim një pjesë të atij fitimi dhe përsëri atë në radhë të parë do t’ia japim atyre që janë më në nevojë. Do ia shpërndajmë direkt, nuk do e çojmë as për rrugë, as për ura, pro do ta kthejmë direkt në mbështetje financiare direkte, për të përballuar inflacionin e luftës”, nënvizoi Rama.
Më të lexuarat


Monedhat e huaja sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin

Monedhat e huaja në krizë/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin

Bie në pikiatë! Nuk ka kërkesë dhe ka shumë prurje, euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, dollari dhe euro në krizë, ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Pushime rekord me shifra marramendëse, zbulohet sektori i pasur ku Shqipëria e ‘vjel’ çdo vit me burimin më të lartë të të ardhurave

Çfarë po ndodh me Euron, bie sërish poshtë 114 lekëve

Dollari dhe Euro në rënie drastike/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shiten dhe blihen monedhat e huaja ditën e sotme

Çfarë po ndodh me tregun e monedhave? Euro 'kap majat', ndërsa paundi britanik në tjetër nivel. Ja si paraqiten vlerat në tregun valutor
