BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Ekonomia

Në muajt në vijim rrezik për “furtunë” në ekonominë shqiptare, Banka e Shqipërisë jep alarmin, paralajmërohet rritja e rasteve të kredive me probleme

Në muajt në vijim rrezik për “furtunë” në

Raporti i kredive me probleme, deri tani, nuk është ndikuar shumë nga situata inflacioniste dhe është në nivelet më të ulëta prej 14 vjetësh. Megjithatë, Banka e Shqipërisë paralajmëron se rreziqet janë në rritje, për shkak të rritjes së çmimeve, ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe pasigurisë së lartë energjetike. Muajt në vijim mund të jenë sfidues për ekonominë shqiptare dhe për sektorin bankar, kryesisht për shkak të ndikimit që mund të përcjellë situata e pafavorshme aktuale energjetike, nëse ajo vijon e tillë. Raporti i Stabilitetit Financiar i Bankës së Shqipërisë për 6-mujorin e parë të vitit ngriti shqetësime serioze lidhur me ndikimet e mundshme që inflacioni i lartë dhe kriza e çmimeve të energjisë mund të ketë në bilancet e sektorit bankar. Sipas Bankës së Shqipërisë, bankat mund të përballen me ulje të mëtejshme të fitimit e ndoshta, edhe me humbje financiare. Krahas monitorimit dhe vlerësimit të ndikimit të drejtpërdrejtë të rreziqeve të tregut, duhet t’u kushtohet vëmendje edhe rreziqeve të tërthorta që lidhen me rënien e aftësisë paguese të huamarrësve dhe mundësinë e rënies së cilësisë së kredisë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, është e nevojshme që bankat të ruajnë kontakte sa më të afërta me huamarrësit, për zbutjen e problematikës atje ku është e mundur, apo për evidentimin dhe provigjionimin e shpejtë të kredive të reja me probleme. Si rezultat, Banka Qendrore sugjeron se është e nevojshme që bankat të ruajnë dhe të fuqizojnë nivelet e kapitalizimit të veprimtarisë, për të përballuar luhatshmërinë e mundshme në rezultatin financiar.

Inflacioni sjell më shumë pasiguri se pandemia

Goditja e inflacionit është kërcënimi i dytë madhor për ekonominë dhe sektorin financiar në tre vitet e fundit. Pandemia e Covid-19 dha një goditje të fortë dhe relativisht të papritur, por ekonomia arriti të rimëkëmbej shpejt nga pasojat e saj, ndërkohë që sektori financiar e kaloi sprovën e pandemisë pa pasoja serioze, me përjashtim të problemeve që shkaktoi periudha tremujore e mbylljes së ekonomisë. Në vazhdim, shmangia e masave të reja drastike për kontrollin e pandemisë dhe masat rregullatore të Bankës së Shqipërisë bënë që raporti i kredive me probleme të mbahej nën kontroll dhe rritja e kreditimit të vazhdonte. Me gjithë shokun që shkaktoi pandemia dhe mbyllja, përgjithësisht qasja e sektorit bankar reflektonte besimin se pasojat e saj do të ishin afatshkurtra, siç edhe ndodhi në fakt. Megjithatë, goditja inflacioniste mund të jetë më e ndërlikuar për t’u parashikuar. Pandemia lidhej me një goditje nga jashtë ekonomisë dhe sapo ajo u vendos nën kontroll, edhe aktiviteti ekonomik iu kthye gradualisht normalitetit. Inflacioni është një fenomen endogjen i ekonomisë, megjithëse u nxit pjesërisht nga një ngjarje e jashtme, sulmi ushtarak i Rusisë në Ukrainë. Në fakt, sinjalet e inflacionit kishin qenë të qarta që në verën e vitit të kaluar, për shkak se problemet në zinxhirin e furnizimit sollën që oferta të mos i përgjigjej dot rimëkëmbjes së shpejtë të kërkesës pas daljes nga pandemia. Inflacioni iu kthye rritjes pas një periudhe të gjatë kur rritja e tij dukej shumë e vështirë, pavarësisht politikave monetare gjithnjë e më stimuluese të ndërmarra nga bankat qendrore. Inflacioni më i lartë në dekada dhe rritja e shpejtë e normave të interesit rrjedhimisht i gjetën disi të papërgatitur të gjithë aktorët ekonomikë.

 

Më të lexuarat