BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi
x
BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e
x
BREAKING NEWS

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj
x
BREAKING NEWS

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”: Kush janë ministrat më të korruptuar në qeveri, surpriza e madhe është Edi Rama, ja në çfarë vendi renditet në listë

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”: Kush janë ministrat
x
BREAKING NEWS

26 maj 1996- 26 maj 2022, ja si Sali Berisha dhunoi dhe përgjaku opozitën 26 vjet më parë, flasin protagonistët

26 maj 1996- 26 maj 2022, ja si Sali Berisha dhunoi dhe përgjaku
x

Ekonomia

Nga 1 prilli të gjitha kategoritë e pensioneve rriten me 3.3 %, ja vendimi i plotë i qeverisë dhe kategoritë që përfitojnë

Nga 1 prilli të gjitha kategoritë e pensioneve rriten me 3.3 %, ja

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për indeksimin e pensioneve me 3.3%, si dhe dhënien e një ndihme me 3 mijë lekë për 3 muaj në mënyrë që të përballohen rritjet e çmimeve të produkteve të shportës. Ky vendim do të hyjë në fuqi nga 1 prilli, duke bërë që të gjitha kategoritë e pensionistëve dhe shtresat në nevojë do të kenë mundësi të tërheqin shtesën e pensionit dhe ndihëm prej 3 mijë lekësh të reja që qeveria ka akorduar. Lajmi është bërë i ditur dje nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Kjo e fundit duke folur pas mbledhjes së qeverisë, theksoi dje në një komunikim për mediat se indeksimi i pensioneve do të jetë 3,3%. Ibrahimaj tha se paketa do të përfshijë edhe subvencionet për naftën në sektorin e transportit, fermerëve dhe subvencione direkte 3,000 lekë për 3 muaj për shtresat në nevojë. “Me aktin normativ është miratuar indeksimi 3,3% i pensioneve për të gjitha kategoritë., si për pensionet e plotë, të pjesshme, të reduktuara, të invaliditetit, për ndihma të posaçme shtetërore, pensionet e fshatit dhe qytetit. Efekti financiar në buxhetin e shtetit  është prej 3,3 mld lekë. Në fakt parashikimi fillestar për indeksimin e pensioneve ka qenë në vlerën 2,4%  sa inflacioni mesatar vjetor i vitit të kaluar. Nisur nga rritja e çmimeve për muajin janar dhe shkurt vendosëm që për pensionet rritja të jetë 3,3% sa mesatarja e inflacionit për shkurt 2022. 576 mijë persona do të marrin 3,000 lekë për 3 muaj. Sipas llogaritjeve shtesa e shpenzimeve mesatare për 1 familje është 2500 lekë për 1 muaj nga rritja e çmimeve. Kjo i shtohet elementëve të tjera të paketës për subvencionimin e naftës për sektorin e transportit dhe fermerëve dhe mbështetjes për çmimin e energjisë me vlerë 28 mld lekë”, deklaroi Ibrahimaj.

Ja kategoritë që përfitojnë indeksimi me 3.3 %

1.      Pensioneve të caktuara sipas ligjeve nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

2.      Pensioneve sociale, të caktuara në përputhje me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

3.      Shtesës mujore, të përfituar me vendimin nr.326, datë 21.6.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e trajtimit të invalidëve të Luftës kundër Pushtuesve Nazifashistë të Popullit Shqiptar”;

4.      Pensioneve të caktuara me dekretin nr.758, datë 1.2.1994, të Presidentit të Republikës, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”;

5.      Shtesës mbi pension, të dhënë sipas nenit 33, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

6.      Shtesave mbi pension, të dhëna sipas neneve 38, 39 dhe 48, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nenit 24, të ligjit nr.4171, datë 13.6.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;

7.      Pensioneve të caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara me nenin 21, të këtij ligji;

8.      Trajtimeve të veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues, të caktuara sipas ligjeve nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar, dhe nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”, të ndryshuar;

9.      Trajtimeve të veçanta financiare, të caktuara sipas ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të forcave detare në pension”;

10.  Trajtimeve të veçanta financiare të punonjësve të minierave, të caktuara sipas ligjit nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar;

11.  Pensioneve të pleqërisë të punonjësve të minierave, të caktuara me ligjin nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;

12.  Trajtimeve të veçanta financiare, të caktuara sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;

13.  Pensioneve suplementare, të caktuara sipas ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”;

14.  Pensioneve suplementare, të caktuara sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;

15.  Shpërblimit të caktuar sipas ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës kundër Pushtuesve Nazifashistë të Popullit Shqiptar”, të ndryshuar;

16.  Pensioneve shtetërore të posaçme, të caktuara në përputhje me nenin 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

17.  Përfitimeve të caktuara sipas ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”;

18.  Trajtimeve të veçanta financiare sipas neneve 5/1/a dhe 5/1/b, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

19.  Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet familjare, të caktuara sipas dispozitave të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të këtij ligji, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr.150/2014, që kanë datë fillimi të së drejtës deri më 31.12.2014, pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi nuk do të jenë më pak se 14 926 (katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e njëzet e gjashtë) lekë në muaj dhe më shumë se 29 852 (njëzet e nëntë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e dy) lekë në muaj.

20.  Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 31.12.2014, pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi nuk do të jenë më pak se 10 221 (dhjetë mijë e dyqind e njëzet e një) lekë në muaj, por jo më shumë se 14 926 (katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e njëzet e gjashtë) lekë në muaj.

Pensionet e parakohshme, të caktuara sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, me datë fillimi nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 14 926 (katërmbëdhjetë mijë e nëntëqind e njëzet e gjashtë) lekë në muaj.