BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Ekonomia

Nga 1 tetori dyfishohet ndihma ekonomike për familjet në nevojë dhe rritet mbështetja me 1 mijë lekë për personat me aftësi të kufizuar, ja kategoritë që përfitojnë

Nga 1 tetori dyfishohet ndihma ekonomike për familjet në nevojë

Nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë, nga ku do të përfitojnë 5700 gra. Paketa e qeverisë parashikon dyfishim të ndihmës ekonomike edhe për të moshuarit mbi 65-vjeç që nuk përfitojnë pension pleqërie. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur vendimet e qeverisë për përfituesit e Paketës së dytë të Rezistencës Sociale. Duke folur për mbështetjen e këtyre grupeve në nevojë, Ministrja Manastirliu tha se me vendimin e sotëm, Paketa e dytë e Rezistencës Sociale do të mundësojë rritjen për herë të dytë brenda vitit të ndihmës ekonomike për të gjitha kategoritë.“Nga data 1 Tetor rritet me 10% masa e pagesës së ndihmës ekonomike për të gjitha familjet, të cilat janë përfituese nga programi i asistencës sociale. Gjithashty dyfishojmë masën e pagesës për ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare që kanë dy fëmijë. Nga ana tjetër kemi vendosur të dyfishojmë gjithashtu pagesën e ndihmës ekonomike për të moshuarit të cilët janë pa pension pleqërie apo pa pension social. Janë mbi 64 mijë familje që do të përfitojnë nga rritja e ndihmës ekonomike. Është një mbështetje e qëndrueshme dhe afatgjatë”, tha Manastirliu. Rritet mbështetja për energjinë elektrike Ministrja e Shëndetësisë tha se me Paketën e re, do të rritet mbështetja për energjinë elektrike për personat me aftësi të kufizuar. “Një tjetër vendim i rëndësishëm është marrë nga qeveria në lidhje me mbështetjen për energjinë elektrike, për kompesimin e masës së ndihmës për energjinë elektrike për personat të cilët kanë status të aftësisë së kufizuar paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, të cilëve u rritet masa e mbështetjes për kompesimin për energjinë elektrike. Kjo masë mbështetjeje për personat me aftësi të kufizuar para dhe tetraplegjikë që e kanë këtë masë mbështetjeje nga statusi dhe gjithashtu për personat e verbër të kategorisë së parë kjo masë mbështetjeje shkon nga 2,000 lekë të reja që është aktualisht, në 3,000 lekë të reja. Ndërsa përsa i përket personave të cilët kanë status të verbër të kategorisë së dytë nga 1,400 lekë të reja që është sot, shkon në 2,400 lekë të reja. Nga kjo mbështetje përfitojnë më shumë se 12 mijë persona, të cilët përfitojnë nga statusi”, tha Manastirliu. Pas rritjes 10% të pagesës së ndihmës ekonomike në Janar 2022 dhe dyfishimit dhe trefishimit të saj për kategori të caktuara, si nënat me shumë fëmijë, jetimët, vajzat dhe gratë viktima të dhunës dhe trafikimit, etj, Paketa e dytë e Rezistencës Sociale mundëson rritja e pagesës së ndihmës ekonomike me 10% për të gjithë familjet përfituese të skemës; dyfishimin e ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë; dyfishimin e ndihmës ekonomike për të moshuarit e vetmuar pa pension pleqërie dhe pa pension social. Paketa e Rezistencës Sociale mbështet gjithashtu rreth 90 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre me indeksimin 7.5% të pagesës mujore të aftësisë së kufizuar si dhe rrit mbështetjen për energjinë për mbi 12 mijë persona të verbër, paraplegjikë dhe tetraplegjikë.