BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Ekonomia

Nga 1 Tetori rritet çmimi i energjisë për abonentët familjarë, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat/orë energji do faturohen me vlerën e tregut

Nga 1 Tetori rritet çmimi i energjisë për abonentët

Nga 1 Tetori konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovat/orë energji elektrike në muaj do të faturohen me vlerën e tregut. Ministrja e Energjetikës Belinda Balluku në një intervistë televizive konfirmon ka pasur një parashikim për Gushtin se do të arrinte diku deri tek 340 Euro.“Fasha mbi 800 kË do të fillojë të konsiderohet me çmimin e tregut. Zbatimi, synimi jonë është që të fillojë më 1 tetor. Kemi pasur një parashikim për Gushtin, do të arrinte diku deri tek 340 Euro, ndërkohë që sot në Baselock është 616”, tha ajo. Po ashtu, ajo siguron se nuk ka asnjë plan për ndërprerje të planifikuar të energjisë. Në terren për të ndaluar abuzimet si nga konsumatorët familjare ashtu dhe bizneset do të zbresë për kontrolle një task-forcë që do të drejtohet nga vetë ministrja e Energjetikës.“Është e domosdoshme në këto momente, si për të vënë në funksion të gjithë eficenën energjetike, duke nisur nga bashkitë tek entitetet private”, tha ajo. Për një vend si Shqipëria të varur krejtësisht nga rezervat hidrike, mungesa e reshjeve për të katërtin vit rresht e ka bërë situatën në hidrocentrale të vështirë, por Balluku siguron se kaskada është mirëmenaxhuar. Ajo lajmëron mbërritjen në fillim të Shtatorit në bregdetin e Vlorës dhe të 2 anijeve që janë kontraktuar për t’u marrë me qira për prodhimin e energjisë që njihen si termocentrale lundruese.“Ne presim që të ankorohen në fillim të Shtatorit dhe të jenë  të gatshme për prodhim në Tetor”, tha ajo.

Balluku: Paketë mbështetëse për familjarët

Në pozicionin e zv/Kryeministres, Balluku pohon për hartimin e një pakete tjetër mbështetëse për familjarët dhe bizneset që nuk përballojnë dot rritjen e tejskajshme të çmimeve.“Padyshim që do të jetë pjesë e të gjithë bisedave të qeverisë dhe të gjithë rishikimet të buxheteve që ne bëjmë herë pas here”, tha ajo. Pavarësisht akuzave të opozitës, Balluku e vlerëson menaxhimin që po i bëhet krizës energjetike me nota maksimale.“Të ulërasësh sot dhe të thuash që po keqpërdoret situate, ndërkohë që e dinë dhe fëmijët që megavat/orë shitet me 10-fishin e çmimit. Të ulërasësh sot që kaskada po keqmenaxhohet kur ne jemi në nivelin 275 dhe nuk mbahet mend kur ka rënë shiu i fundit në Kukës”, tha ajo. Ndërsa sa i takon Kosovës, ministrja konfirmon që do të vazhdojnë ta mbështesin sipas marrëveshjes së shkëmbimit të energjisë. Ndërkohë, kujtojmë se muaj më parë ishte kryeministri Edi Rama ai i cili paralajmëroi krizën energjetike në vend. Ndërsa, ekspertë të sektorit energjetik thonë se rritja e çmimit të gazit në tregjet ndërkombëtare, i nevojshëm për prodhimin e energjisë, prek edhe tregun shqiptar. Për të zbutur efektet e krizës, ata sugjerojnë uljen e importit dhe rritjen e prodhimit vendas, përmes hidrocentraleve. Ky prodhim aktualisht mbulon mbi 70% të nevojave të konsumit. Studiues të sektorit energjetik, nënvizojnë se ka mjaft rëndësi në këtë proces dhe një menaxhim më i mirë i sektorit energjetik.