BREAKING NEWS

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda
x
BREAKING NEWS

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,
x
BREAKING NEWS

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam
x
BREAKING NEWS

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?"
x
BREAKING NEWS

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt
x

Ekonomia

Nga formalizimi i sektorit të autoshkollimit, te eliminimi i fiktivitetit dhe abuzimit me kurset e lejeve të drejtimit, deri te fiskalizimi e mekanizmat e kontrollit, drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhja flet pas debatit për rritjen e çmimit të patentave

Nga formalizimi i sektorit të autoshkollimit, te eliminimi i fiktivitetit

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, ka reaguar pas lajmeve se çmimi i patentës për qytetarët, për kategorinë B, është dyfishuar. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Gonxhja e konsideron këtë një “lajm bombastik dhe të gabuar”, pasi sipas tij, procesi i jep fund fiktivitetit dhe evazionit fiskal në Autoshkolla.

-Zoti Gonxhja, do të ketë rritje të çmimit që qytetarët duhet të paguajnë për kursin në autoshkolla?

Këtu ka vërtetë një debat, por debati nuk është a do të ketë një rritje çmimi, apo pse ka një rritje çmimi, këtu nuk ka asnjë lloj rritje në kuptimin e nevojës që ka programi zyrtar i detyrueshëm i përgatitjes së teori-praktikë në autoshkolla, i cili  mundësohet vetëm në rast se do të plotësoheshin kostot minimale fiskale dhe teknike që ky program sjell, pra logjistika, instruktorët, sigurimet shoqërore, taksat, tatimet, bashkia, TVSH, mjeti, etj. Të gjitha këto bashkë kanë një kosto dhe po ti analizojmë  bazuar në programin aktual  i cili nuk ka ndryshuar që në kodin rrugor dhe  në VKM është i njëjtë, ajo që ndryshon është përgjegjësia institucionale  e vet autoshkollave, të cilat të degraduara nga konkurrenca e pandershme  që marrin kandidatë dhe i regjistrojnë duke i dhënë lëmosh autoshkollave. Dhe ne jemi duke bërë një akt që do të ishte një gardian më i mirë, duhet që të kemi një formalizim që ndihmon dhe qytetarin dhe konsumatorin por edhe autoshkollat të fiskalizojnë procesin sepse nuk mund të ketë më pazare dhe pagesa të padeklaruara.

-Domethënë që tashmë qytetarët nëse duan që të bëjnë patentën duhet që të paguajnë 850  mijë lekë?

Kjo nuk do të thotë se do paguajnë më shumë, kjo do të thotë se do të paguajnë tamam, nëse më parë kanë paguar më pak kanë paguar se nuk kanë bërë programin. Ky është problem që është ngritur nga drejtoria jonë dhe kemi parë që pa u edukuar në autoshkollë nuk mund të edukohesh me një test vetëm 30 minuta në sallë.

-Pse është marr ky vendim tani?

Në vitin 2022 pas shumë pune dhe analizash për ndryshimin në kodin rrugor që u bë në vitin 2021 dhe më pas kanë ardhur duke në VKM 153 dhe kjo e miratuar në fillim të vitit 2022, në verën e vitit 2022 bëhet udhëzimi i ri i lejeve të drejtimit, ku në udhëzim është parashikuar që rregullimi i këtij tregu do të ndihmojë në rast se do të kemi vendosje të licencave në bazë popullsie, në bazë  distancash në mënyrë që ky treg të funksionojë i plot dhe duke zbatuar programin e plotë të lejes së drejtimit, të mos funksionojë në konkurrencë të pandershme.

-Këtë rritje e kërkuat ju si drejtori, se ju akuzojnë edhe për marrëveshje kartelë?

Nuk ka rritje ka bërje të kursit tamam, më parë ka pasur një çmim i ulët nuk ka bërë kurs prandaj ka pasur atë çmim. Ka vetëm formalizim të këtij procesi dhe të gjitha autoshkollat duhet që të vijnë në një pozitë që të jenë të barabarta, sepse ato që operojnë  nën kosto prishin tregun.

-Keni ju një raport që tregon se ata që kanë marr patentën deri tani kanë rritur numrin e aksidenteve sepse nuk kanë marr njohurit e duhura në kurs?

Ne jemi në një situatë që ka aksidente ku janë aksidentuar edhe këmbësorët në rrugë, këtu bëhet fjalë për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe të rritet siguria rrugore. Po bëhet një kurs formal dhe jo fiktiv. Nëse ka autoshkolla që e kanë tarifën të ulët normalisht që të gjithë do shkojnë aty ku është më lirë, por pyetja është pse e ulin çmimin nën kosto, cfarë ka bërë ai ka paguar lekë nga xhepi vetë, jo ai ka ulur nga orët e programit dhe po ashtu nga praktika në rrugë, ai nuk ka paguar instruktorin dhe nuk ka paguar as taksat lokale dhe as sigurimet shoqërore. Por nga tani e tutje do bëhet programi i plotë, do paguhen instruktorët.

-Ju keni deklaruar se kjo marrëveshje synon të eliminojë edhe sekserët, i referoheni në këtë rast inspektorëve që marrin  ryshfet për të miratuar dhënien e patentave?

Jo i referohem një lloj tjetër sekseri që mund të jenë edhe brenda  institucioneve. Ka pasur edhe vula që janë dhënë pa qenë fare në autoshkollë. Ne kemi kaq kohë që flasim dhe sot jemi në kushte shumë më të mira të infrastrukturës edhe sistemeve dhe e kemi kthyer qytetari tek besimi që nëse mëson mund ta marr. Dhe kur një person që do bëjë tani kursin do mësoj në atë programin e plotë që do bëjë dhe nuk ka pse kërkon një sekser për ta paguar se nuk e merr dot patentën në fund. Sot mjetet që përdoren në autoshkolla janë më të vjetra se vetë ai që po shkon të bëjë kursin. 

-Po inspektorët që japin lejet e drejtimit, si përzgjidhen ose monitorohen ata nëse janë duke e bërë punën e tyre konform ligjit?

Ka një proces i cili përcaktohet që në kodin rrugor ka udhëzim për leje drejtimin, mosha e tyre dhe kapacitet e tyre janë të ndaluar që të punojnë në moshë të caktuar, jo vetëm këta por edhe ata të koalidimit janë të kualifikuar. Por nuk mund të them se nuk ka problematika.

-Do ketë penalitete për ata që nuk e zbatojnë ligjin?

Kanë të gjitha të parashikuara, ka penalitete. Ata kanë kritere mbi konfliktin e interesit, ata kanë kritere mbi vendosjen e vendbanimit që të mos kenë miqësi me zonat ku ata punojnë. Ata janë kategori profesioniste, por nuk kemi denoncime, ne nuk vëmë dot polic aty, por ata që duhet të denoncojnë duhet që të denoncojnë. Kemi nevojë për qytetarin e përgjegjshëm që denoncon dhe që nuk e merr atë patentën fiktive.

-Sa patenta lëshohen çdo vit, përshembull për kategorinë B?

Në fakt varion nga 50 mijë në 60 mijë, sepse nga një kategori e caktuar shkojnë në një kategori tjetër, ky është numri që lëshohet në vit përafërsisht.

Intervistoi: Rigels Seliman