
Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Nga rritja e pagave, te shpërndarja e fishave falas të diabetit për të moshuarit mbi 65 vjeç dhe rehabilitimi edhe i 60 qendrave shëndetësore, zbardhen disa nga prioritetet e MSH për vitin 2023

Shkruar nga SOT.COM.AL 11 Janar 2023

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi dje se në vitin 2022 kemi rritur pagat me 6% për personelin shëndetësor. Në konferencën vjetore me gazetarët ditën e djeshme, për arritjet e vitit 2022 dhe prioritetet e vitit 2023, Manastirliu theksoi se edhe në vitin 2023 mbështetja e profesionistëve të shëndetësisë do të jetë një prioritet.“Në vitin 2022 kemi rritur pagat me 6% për personelin shëndetësor. Edhe në vitin 2023 mbështetja e profesionistëve të shëndetësisë do të jetë një prioritetet mbi prioritetet. Po kështu, Pakoja e Madhe ka mbështetur 19 mijë mjekët dhe infermierët tanë. Sa i përket burimeve tona njerëzore, gjatë vitit 2022, i janë shtuar ekipeve tona mjekësore dhe 335 mjekë të rinj të përgjithshëm dhe specialistë dhe mbi 959 teknikë të shkencave mjekësore të punësuar në strukturat publike gjatë 2022 dhe 200 kuota të reja studimi për studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe Infermierisë për 2023”, tha Manastirliu.
Manastirliu: Fishat e diabetit falas për të moshuarit mbi 65 vjeç
“Fishat e diabetit do të përfitohen falas edhe për grupmoshën mbi 65 vjeç duke filluar nga ky vit”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në konferencën vjetore me gazetarët, për arritjet e vitit 2022 dhe prioritetet e vitit 2023.“Fishat e diabetit do të përfitohen falas edhe për grupmoshën mbi 65 vjeç duke filluar nga ky vit. Qeveria ka vendosur zgjerimin e fashës përfituese dhe nëse deri tani kjo kategori përfshinte fëmijët dhe të rinjtë deri 25 vjeç, gjatë 2023 do të përfitojnë edhe mbi 50 mijë pensionistë +65 vjeç. Këtë vit rritet financimi me 4 milionë dollarë për listën e barnave të rimbursueshme për trajtimin e sëmundjeve kronike, duke e çuar në 11.4 miliard lekë”, tha ajo.
Rehabilitimi i ambulancave
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu theksoi se buxheti 2023 garanton përfundimin dhe hapjen e investimeve të reja në sektorin shëndetësor.“Me programin e rehabilitimit të qendrave shëndetësore, nisim rehabilitimin edhe të 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave. Buxheti 2023 garanton përfundimin dhe hapjen e investimeve të reja në sektorin shëndetësor. Përfundojmë ndërtimin dhe pajisjen me aparatura në Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, vepra më e madhe e këtyre dekadave në shëndetësi, rehabilitimin e Spitalit Rajonal Kukës (faza III-të), fazën e I-rë të rindërtimit të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe fillojmë rehabilitimin për fazën e II të projektit. Përfundojmë rikonstruksionin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Nisim projektet e rehabilitimit të Kardiokirurgjisë në QSUT, spitaleve rajonale të Dibrës, Lezhës dhe spitalit bashkiak të Krujës. Fillojmë rikonstruksionin e Pediatrisë QSUT (faza e dytë)”, tha ajo.
Pajisje të reja biomjekësore në 18 spitale dhe poliklinika
Investimet në strukturat spitalore, aparatura dhe teknologji kanë qenë disa nga prioritetet kryesore dhe të realizuara gjatë vitit 2022. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha në konferencën për arritjet e vitit 2022 dhe prioritetet e vitit 2023 se kryeqyteti ka Pediatrinë e re ndërkohë që Spitali Infektiv në QSUT. Ajo tha se në serinë e investimeve janë edhe shërbime të tjera të rëndësishme si, blloku kirurgjikal në spitalet rajonale të Shkodrës dhe maternitetit “Koço Gliozheni.“Kryeqyteti sot ka Pediatrinë e re ndërkohë që Spitali Infektiv në QSUT u rindërtua në një kohë rekord dhe është vënë në shërbim të pacientëve. Laçi aktualisht ka spital të ri, në Berat është përuruar Materniteti, në Elbasan Spitali Pediatrik si dhe Qendra e Zhvillimit dhe Mirërritjes së Fëmijëve është vënë në shërbim të specialistëve dhe fëmijëve. Në serinë e investimeve janë edhe shërbime të tjera të rëndësishme si, blloku kirurgjikal në spitalet rajonale të Shkodrës dhe maternitetit “Koço Gliozheni etj. 18 spitale dhe poliklinika në vend janë pasuruar me pajisje te reja biomjekësore dhe katër skanera, të cilat rrisin gamën e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe me teknologji të fjalës së fundit”, tha Manastirliu.
Më të lexuarat


Nga buka deri te kujdesi për veten, si po e ul konsumin ikja e të rinjve shqiptarë nga vendi

Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro

Shqiptarët kursejnë vetëm në valutë, depozitat arrijnë rekordin e 11 miliardë eurove në 2022

Çfarë ka ndodhur me monedhat e huaja në Shqipëri? Mësoni me sa do të këmbehet euro dhe dollari

Çfarë ka ndodhur me çmimin e naftës? Bordi njofton vendimin e minutës së fundit

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë zgjerohet me 3% më 2023

Këmbimi valutor: Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot në vendin tonë

Bordi i Transparencës ul çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

Çfarë po ndodh në tregun e monedhave? Ja me sa këmbehen euro dhe dollari në vendin tonë
