BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Ekonomia

Nga sekuestrimi i xhiros ditore, tek bllokimi i shitjes apo transferimit të aktivitetit nga pronari debitor, ja si bashkitë do neutralizojnë bizneset që nuk paguajnë taksat

Nga sekuestrimi i xhiros ditore, tek bllokimi i shitjes apo transferimit të

Bashkitë mund të caktojnë pranë bizneseve që janë debitorë në pagesën e taksave një punonjës të tatimeve vendore për t’u kontrolluar xhiron ditore dhe bllokuar të paktën gjysmën e kësaj xhiroje deri në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Ky është njëri prej përcaktimeve të bëra në një udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme, si ministria përgjegjëse e pushtetit vendor. Udhëzimi me titull “Për përcaktimin e uniformitetit minimal të standardeve proceduriale për mbledhjen e detyrimeve të taksave dhe tarifave vendore” është hartuar më 20 qershor dhe botuar së fundmi në Fletoren Zyrtare. Në të përcaktohen kushtet dhe afatet për nisjen e mbledhjes me forcë të detyrimeve të prapambetura. Në pikën 1.2 të kreut të tretë të udhëzimit të përbashkët të dy ministrive thuhet se me urdhër të kryetarit të bashkisë, apo të titullarit të administratës tatimore vendore në rastet kur kjo administratë është më vete në bashki nis verifikimi në terren i aktivitetit tregtar të subjektit debitor. Procedura e verifikimit në terren të xhiros ditore dhe sekuestrimit më shumë se gjysmës së kësaj xhiroje nis kur tatimpaguesi ka shkelur të gjitha afatet e përcaktuara nga ligjet dhe vendimet në fuqi për pagesën e detyrimeve. Kur sekuestrimi i parave në arkë nuk mjafton për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të këtyre bizneseve, atëherë administrata tatimore vendore ka të drejtë që t’i drejtohet Qendrës Kombëtare të Biznesit për të bllokuar çdo veprim, si shitje apo transferim të biznesit nga pronari debitor. Veç kësaj, pronari i subjektit debitor mund të paditet penalisht dhe t’i ndalohet me vendim gjykate dalja jashtë vendit nëse më parë nuk ka shlyer detyrimet. Udhëzimi u jep mundësi subjekteve debitore që të zgjedhin të paguajnë me këste detyrimet e prapambetura. Në këtë rast, në pagesë përfshihet edhe kamatëvonesa, gjobat, apo interesat e tjera për vonesën e shlyerjes së detyrimit. Taksat vendore përfshijnë taksën vendore për biznesin e vogël, taksën mbi pasurinë e paluajtshme, që përbëhet nga taksa mbi ndërtesat dhe taksa mbi tokën bujqësore, taksa e fjetjes në hotele, taksa mbi të drejtën e transferimit të pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, që paguhet vetëm nga bizneset, tarifa mbi zënien e hapësirës publike dhe taksa mbi tabelën, tarifa e pastrimit, gjelbërimit etj, si dhe taksa e tarifa të përkohshme. Udhëzimi i dy ministrive pason një raport të Ministrisë së Financave, që flet për 26 bashki me probleme madhore financiare, dy prej të cilave në prag falimenti.