BREAKING NEWS

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr
x
BREAKING NEWS

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i
x
BREAKING NEWS

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE
x
BREAKING NEWS

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla
x
BREAKING NEWS

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në
x
BREAKING NEWS

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit,
x
BREAKING NEWS

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima
x
BREAKING NEWS

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por
x

Ekonomia

Nga tatimi i profesioneve të lira, te rritja e pagës minimale, reduktimi borxhit publik dhe miratimi i ligjit për lojërat e fatit, Ministria e Financave bën bilancin dhe tregon objektivat që ka për 2023

Nga tatimi i profesioneve të lira, te rritja e pagës minimale,

Ministria e Financave ka bërë bilancin për vitin që po lëmë pas, ndërsa ka shpalosur edhe disa nga objektivat e saj për vitin 2023. Ishte ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, e cila deklaroi se së shpejti do të nisë tatimi i profesioneve të lira. Në një konferencë për mediat, ministrja tha se kjo masë do të merret për shkak të evazionit. “Risi, pritet të fillojë tatimi i profesioneve të lira, për shkak të evazionit dhe përfitimit të disa kategorive. Ka pasur disa punëmarrës që kanë vendosur të hapin biznese me qëllim përfitimin nga politika e tatim fitimit 0. Ne kemi dashur të përkrahim bizneset e vogla, si markete, berber. Nuk kemi dashur t'i ngarkojmë”,deklaroi ajo. Më tej ministrja Delina Ibrahimaj deklaroi për gazetarët në konferencën e fundvitit se paga minimale do të rritet më tej. Ajo shtoi se kanë shpresa që borxhi publik të reduktohet deri në fund. “Paga mesatare ka shënuar 9.18% më e lartë në krahasim me vitin e kaluar. Paga minimale, ka pasur një ndikimin dhe në periudhat në vijim, duke qenë se kemi vendosur ta rrisim më tej. Shpenzimet janë rritur me 4.4% në krahasim me vitin 2021. Treguesit kryesorë makroekonomik kanë qenë në konsolidim, borxhi publik ka ardhur në reduktim, arriti në 67.7%. Presim që deri në fund të vitit të shkojë në 68.8% dhe të reduktohet në periudhat në vijim. Inflacioni në nëntor për herë të parë ne patëm një inflacion normë mesatare mujore më të ulët në krahasim me muajin tetor. Uroj që kjo të jetë një tendencë rënëse, baza e inflacionit në vijim do jetë më e madhe. Norma e inflacionit për nëntorin është 7.9 % nga 8.3 në tetor duke u ulur për herë të parë në këtë vit”,u shpreh Ibrahimaj.

Bastet online

Ndërkohë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi se është drejt finalizimit procesi për lejimin e basteve online. Gjatë konferencës vjetore për gazetarët, ministrja tha se brenda 3 mujorit të parë pritet që ky ligj të miratohet.“Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit me qëllim finalizimin e ndryshimeve ligjore në ligjin për lojërat e fatit. Me qëllim lejimin e basteve sportive online duke pasur shumë kujdes të ruajmë ato kritere e parametra që kanë qenë të përcaktuara. Jemi në proces te finalizimit. Me nisjen e vitit të ri 2023, do nisim procedurat e miratimit të këtij ligji. Ne gjykimin tim, brenda 3 mujorit të parë të vitit 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament”, tha ajo. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka thënë se Bordi i Transparencës do të funksionojë deri kur çmimet e karburanteve të ulen nën mesataren e zakonshme në tregun ndërkombëtar.“Do vijojmë të mbajnë bordin e karburanteve për sa kohë çmimet e karburanteve do të jenë më të larta se mesatarja. Kur të ulen këto çmime do të dalim nga funksionimi i këtyre bordeve”, theksoi Ibrahimaj.Më tej, ajo tha se në vitin e ardhshëm parashikohet një rritje e ekonomisë në 2.6% bazuar në treguesit e deritanishëm dhe ato të ekonomisë së huaj.“Ne presim që ekonomia shqiptare të vijojë të performoj pozitivisht edhe në tre mujorin e katërt. Vitin e ardhshëm faktorët tregojnë për një parashikim që kemi bërë për një rritje në 2.6% bazuar në treguesit e deritanishëm të ekonomisë dhe treguesit e ekonomisë së huaj”, nënvizoi ministrja Ibrahimaj.