BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Vdes 33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para

Vdes  33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej nga pika kufitare e Morinës

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej
x
BREAKING NEWS

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të zgjasë

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të
x
BREAKING NEWS

Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në Fushë-Krujë, zbardhen detaje të reja, ja makina e përdorur nga autorët

Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në
x
BREAKING NEWS

Stoltenberg takon Vuçiçin dhe e paralajmëron: Kemi rritur praninë ushtarake në veri të Kosovës, do veprojmë nëse...

Stoltenberg takon Vuçiçin dhe e paralajmëron: Kemi rritur
x
BREAKING NEWS

Çmimet e larta/ Ish-presidenti Meta i bën thirrjen e fortë qeverisë: Ulni çmimin e karburanteve, jepini fund rrjepjes

Çmimet e larta/ Ish-presidenti Meta i bën thirrjen e fortë
x
BREAKING NEWS

10 ditë i ‘zhdukur’ më i kërkuari i botës së krimit, edhe SHISH ngrihet në këmbë në kërkim të Ervis Martinajt! Kontrollohen bazat në 5 qytete, ja çfarë po tentohet përmes qelizave telefonike

10 ditë i ‘zhdukur’ më i kërkuari i botës
x

Ekonomia

Nga ushtarët e thjeshtë dhe nënoficerët deri në gradat më të larta, zbardhet vendimi i plotë qeverisë, ja sa do të paguhen ushtarakët shqiptarë, paga më e madhe është 210 mijë lekë, më e ulëta 52 mijë Lekë

Nga ushtarët e thjeshtë dhe nënoficerët deri në gradat

Ditën e djeshme është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i ri nga qeveria për pagat e ushtarakëve që do të rriten nga data 1 korrik për të gjitha kategoritë. Ky vendim që është marrë në Këshillin e Ministrave, hyn në fuqi që nga fillimi i muajit të ardhshëm. Gazeta “Sot” sjell për lexuesin ndryshimin e pagave për çdo kategori. Vendimi sjell rritje të pagës sipas gradës dhe viteve të shërbimit për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura. Nga ky vendim përfitojnë nga ushtari i parë deri te gradat më të larta. Përfitues janë 6 600 ushtarakë aktivë të Forcave të Armatosura. Këshilli i Ministrave vendosi që për gradën Gjeneral Lejtnant (Admiral), paga të jetë 210.000 Lekë. Për gradën Gjeneral Major (Nënadmiral) paga është 200.000 Lekë. Për Gjeneral Brigade (Kundëradmiral) mbi 26 vjet vite shërbimi, paga është 165.750 Lekë. Ndërsa për Kolonel (Kapiten i rangut I-rë), mbi 22 vjet vite shërbimi, paga është  138.060 Lekë. Në vendimin e zbardhur nga qeveria, për Nënkolonel (Kapiten i rangut II-të) mbi 18 vjet vite shërbimi, paga do të jetë 112.710 Lekë, mbi 20  vjet 114.530, mbi 22 vjet 116.350 Lekë, mbi 24 vjet 118.170 Lekë dhe mbi 26 vjet, paga është 119.990 Lekë. Për Major (Kapiten i rangut III-të), mbi 12 vjet vite shërbimi, paga do të jetë 89.440 Lekë, mbi 14 vjet vite shërbimi, paga do të jetë 91.780 Lekë, mbi 16 vite paga është 93.780 Lekë, mbi 18 vjet vite shërbimi paga do të jetë 95.420 Lekë, mbi 20 vjet, paga do të jetë 96.850 Lekë, mbi 22 vjet, paga do të jetë 98.410, mbi 24 vjet shërbim, paga do të jetë 100.750 Lekë dhe për mbi 26 vjet, paga do të jetë 102.310 Lekë.  Ndërsa për Kapiten (Kapiten lejtnant) në vendimin e qeverisë mbi 6 vjet vite shërbimi, paga do të jetë 79.950 Lekë, për mbi 8 vjet shërbim, paga do të jetë 81.250 Lekë. Për mbi 10 vjet shërbim, paga do të jetë 83.200 Lekë. Për mbi 14 vjet shërbim, paga do të jetë 85.800.  Toger (Lejtnant) mbi 3 vjet vite shërbimi, paga do të jetë 75.140 Lekë, ndërsa për mbi 4 vjet shërbim, paga do të jetë 76.310 Lekë. Për mbi 6 vjet shërbim, paga do të jetë 77.740 Lekë. Për mbi 8 vjet, paga do të jetë 78.520 Lekë. Për kategorinë Nëntoger, paga bazë për gradë fillon nga 72.280 lekë dhe për mbi 1 vit shërbim aktiv tek Forcat e Armatosura paga është 72.800 Lekë. Ndërsa mbi 2 vjet, paga është 73.970 Lekë. Për mbi 3 vjet, paga është 75.140 Lekë. Për mbi 4 vjet, paga është 76.180 Lekë. Ndërsa për mbi 6 vjet, paga është 76.700 Lekë. Për mbi 8 vjet, paga është 78.520 Lekë.

Paga për nënoficerët

Për kryekapterët, në vendimin e qeverisë mbi 18 vite shërbim, paga do të jetë 77.350 Lekë. Ndërsa ata me mbi 20 vjet shërbim në Forcat e Armatosura, paga do të jetë 78.780 Lekë. Mbi 22 vjet, paga do të jetë 81.250 Lekë. Mbi 24 vjet, paga është 82.810, ndërsa mbi 26 vjet paga është 84.240 Lekë. Për Kapterët, në vendimin e qeverisë për ata me mbi 12 vjet shërbim, paga do të jetë 68.250 Lekë. Për ata mbi 14 vjet shërbim, paga do të jetë 69.680 Lekë. Për ata mbi 16 vjet shërbim paga do të jetë mbi 71.110 Lekë. Për ata mbi 18 vjet, 72.540 Lekë. Për mbi 20 vjet 74.100 Lekë. Për mbi 22 vjet, paga do të jetë 76.310 Lekë dhe për mbi 26 vjet, paga do të jetë 79.170 Lekë. Për Rreshter, në vendimin e qeverisë mbi 8 vjet shërbim në Forcat e Armatosura paga do të jetë 62.660 Lekë. Ndërsa për ata që kanë mbi 10 vjet shërbim do të kenë pagë 64.220 Lekë. Për mbi 12 vjet në shërbim, paga do të jetë 66.170. Për mbi 14 vjet në shërbim, paga do të jetë 67.990. Për mbi 16 vjet shërbim, paga do të jetë 69.550 Lekë. Për mbi 16 vjet shërbim, paga do të jetë 69.550. Për mbi 18 vjet shërbim paga do të jetë 70.850 Lekë. Për mbi 20 vjet, paga do të jetë 72.150 Lekë. Për Tetar, në vendimin e qeverisë mbi 8 vite shërbim, paga do të jetë 60.710 Lekë. Për mbi 10 vjet, paga do të jetë 62.140 Lekë. Për mbi 12 vjet paga do të jetë 62.790 Lekë. Për mbi 14 vjet, paga do të jetë 63.050 Lekë. Në vendimin e qeverisë për kateogrinë Nëntetar, për ata që kanë mbi 4 vjet shërbim në Forcat e Armatosura, paga do të jetë 56.810 Lekë. Për mbi 6 vjet shërbim, paga do të jetë 57.980 Lekë. Për mbi 8 vjet, paga do të jetë 59.410 Lekë. Për mbi 10 Vjet paga do të jetë 60.060 Lekë. Për mbi 12 vjet, paga do të jetë 61.360 Lekë. Për mbi 14 vjet, paga do të jetë 63.050 Lekë.

Ushtarë aktivë

Ushtar 1V/ Detar 1V, në vendimin e qeverisë, për ata që kanë shërbim mbi 2 vite, paga do të jetë 54.600 Lekë. Për ata që kanë mbi 3 vjet, paga do të jetë 55.120 Lekë, për ata që kanë mbi 5 vjet, paga do të jetë 56.420 Lekë. Për ata që kanë mbi 6 vjet, paga është 57.200 Lekë. Për ata që kanë mbi 8 vjet, paga është 57.200. Për ata që kanë mbi 10 vjet, paga është 59.670 Lekë. Për ata që kanë mbi 12 vjet shërbim, paga do të jetë 61.100 Lekë. Për ata që kanë mbi 14 vjet, paga do të jetë 62.400 Lekë. Për Ushtar III/ Detar III, në vendimin e qeverisë, ata që kanë mbi 1 vi shërbim, paga do të jetë 53.170 Lekë. Për ata që kanë mbi 2 vjet, paga do të jetë 53.950 Lekë. Për Ushtar II/ Detar II, në vendimin e qeverisë, paga bazë do të jetë 52.000 Lekë. Për ata që kanë mbi 1 vit shërbim, paga do të jetë 52.650.  Për Ushtar I/Detar I, në vendimin e qeverisë, paga bazë do të jetë 51.090 Lekë.

 

Më të lexuarat