BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e
x
BREAKING NEWS

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj
x
BREAKING NEWS

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”: Kush janë ministrat më të korruptuar në qeveri, surpriza e madhe është Edi Rama, ja në çfarë vendi renditet në listë

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”: Kush janë ministrat
x
BREAKING NEWS

26 maj 1996- 26 maj 2022, ja si Sali Berisha dhunoi dhe përgjaku opozitën 26 vjet më parë, flasin protagonistët

26 maj 1996- 26 maj 2022, ja si Sali Berisha dhunoi dhe përgjaku
x
BREAKING NEWS

Thellohet skandali me koncesionet, Ministria e Shëndetësisë jep për “Hemodializën” 2.5 milionë euro për punë të pakryera

Thellohet skandali me koncesionet, Ministria e Shëndetësisë jep
x

Ekonomia

Ngordhin 500 mijë pula, ngrihet çmimi i vezëve, Frida Krifca nuk bllokoi importin megjithë epideminë në Greqi, prokuroria nis hetimet

Ngordhin 500 mijë pula, ngrihet çmimi i vezëve, Frida Krifca

Situata e gripit të pulave ka ardhur si rezultat i mungesës së profesionalizmit dhe abuzivizmit me detyrën të enteve përgjegjëse që kanë nën varësi sektorin në fjalë. Situata alarmante ka krijuar kosto të jashtëzakonshme për prodhuesit dhe konsumatorët të cilët e paguajnë nga xhepi koston e lartë të rritjes sëçmimit të vezëve. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca megjithëse ka shkarkuar drejtoreshën e Agjencisë së Veterinarisë ka përgjegjësi për mosmarrjen e masave për parandalimin e kësaj situate. Sipas burimeve mediatike pritet të ketë hetime të thelluara nga prokuroria për këtë problem, hetime që do të nxjerrin nëpah përgjegjësinë e personave kompetentë që mbulojnë këtë sektor. 

Gripi i pulave ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në fermerët që merren me mbarështimin e pulave. Në të gjithë vendin janë 1 milionë pula që prodhojnë vezë. Ndërkohë që nga sëmundja janë prekur edhe pulat e oborrit. Operatorët prodhues gjithashtu prej 1 viti po përballen me çmimet e larta të bazës ushqimore për pulat. Sipas fermerëve të pulave mësohet se nga gripi i pulave kanë ngordhur 500 mijë krerë, fenomen që ka bërë të përgjysmohet prodhimi. Aktualisht çmimi i vezëve u rrit 14% në krahasim me javën e kaluar, duke arritur në 24 lekë për kokërr. Përhapja e  sëmundjes pritet të sjellë rritje tjetër të çmimit, deri në rrezikimin e shpërndarjes të produktit në treg. “Çmimi i vezës pritet të shtrenjtohet deri 40 lekë apo me shumë. Prodhimi në ferma përpara virusit ishte 1,350,000 vezë/ditë, ndërkohë që kompanitë prodhuese pohuan se aktualisht prodhohen 720,000 vezë/ditë apo rreth 50% më pak.

Realiteti i ri në këtë sektor prodhues shumë të rëndësishëm për vendin mbart me përgjegjësi Ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila është përgjegjësja kryesore për këtë epidemi.

U bë ditë që në Shqipëri ka “shpërthyer” gripi i shpendëve, ndonëse qeveria nuk e pranonte një gjë të tillë. Megjithëse Ministria e Bujqësisë mundohet të largojë përgjegjësinë se ky fenomen ka ndodhur në48 orët e fundit, realiteti tregon se fenomen ka disa javë që ka krijuar alarm te prodhuesit.

Ministria e Bujqësisë ka qenë në dijeni për prezencën e pulave të infektuara dhe bashkë me të edhe vetë ministrja Krifca, të cilët e kanë kaluar në heshtje këtë fenomen shqetësues.

Ministria ka qenë në dijeni të fenomenit që po ndodhte në Greqi. Pra gripi i pulave kishteplasur në Greqi  dhe sipas të dhënave zyrtare, qeveria nuk ka ndërhyrë, Ministria e Bujqësisë nuk ka reaguar dhe janë lejuar të hyjnë në Shqipëri pula të sëmura.Pra, prej ditësh dhe javësh në Shqipëri kanë hyrë pula të sëmura. Ato kanë hyrë me kamionë dhe më pas shpërndahen me furgona nëpër fshatra apo pulari të vogla, duke shkaktuar një katastrofë për shpendët.

Kompanitë private nga të dhënat zyrtare prej javësh e kanë njoftuar ministrinë për këtë situatë, gjithashtu kanë kërkuar zyrtarisht dhe jo zyrtarisht që të bllokohet hyrja e shpendëve nga Greqia apo Maqedonia e Veriut dhe ministria nuk ka reaguar.Sot që po ndodhin ngordhjet masive dhe po jepet alarmi ministria bën rolin e budallait dhe të të paditurit, ndërkohë që zyrtarisht është njoftuar, e ka ditur situatën dhe nuk ka reaguar.

Megjithëse Ministria e Bujqësisë është në dijeni që cikli gripit të pulave ndodh shpesh në muajin mars dhe shtator dhe kryesisht edhe pse ka pasur denoncime dyshohet se shumë nga importet e pulave që janë bërë nga Greqia kanë të dhëna  false në dokument, ndërsa ministria ka bërë sehir.

Shkarkohet nga detyra Drejtoresha e Përgjithshme e AKTVMB Tana Kika, prokuroria nis hetimet

Situata e gripit të shpendëve duket që ka dalë jashtë kontrolli pasi një numër i madh i shpendëve ka ngordhur.Bëhet me dije se Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Tana Kika, është shkarkuar nga detyra. Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Kikën, ndërkohë që Prokuroria ka nisur hetimet për mos groposjen e pulave të ngordhura dhe jo vetëm.