BREAKING NEWS

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen
x
BREAKING NEWS

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc
x
BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi
x
BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e
x
BREAKING NEWS

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj
x

Ekonomia

Nis shpërndarja e pensioneve të indeksuara dhe dhënia e mbështetjes financiare, ekspertët tregojnë se si bëhet përllogaritja

Nis shpërndarja e pensioneve të indeksuara dhe dhënia e

Nga dita e djeshme ka nisur shpërndarja e pensioneve të indeksuara. Në kuadër të Paketës së Rezistencës Sociale, që po zbaton qeveria shqiptare, Instituti i Sigurimeve Shoqërore filloi dje në datë 1 prill 2022 shpërndarjen e të gjitha pensioneve të indeksuara, që trajtohen sipas legjislacionit në fuqi, në masën 3.3 %, me një efekt financiar prej 3.3 miliardë lekësh. Nga ky indeksim do të përfitojnë 673,813 pensionistë në mbarë vendin. Nga ana tjetër ekspertët kanë treguar se si do të bëhet përllogaritja. Në një prononcim për gazetën “SOT”, ish-kreu i Auditit në ISSH, Kujtim Hoxha i pyetur lidhur me indeksimin që u është bërë pensioneve, se ka një debat lidhur me shtesën prej 3.3 % nëse merret për bazë pensioni fillestar apo ai aktual, ai tha se për bazë merret pensioni aktual.“Për bazë merret pensioni aktual. Domethënë nëse pensioni i një pensionisti është shtuar disa herë merret e fundit, pra indeksohet me 3.3 për qind”, tha ai. Gjithashtu, nga dje nisi dhe dhënia e shpërblimit prej 3,000 lekë, për një periudhë 3-mujore, për disa kategori të veçanta, me qëllim zbutjen e efekteve të ndryshimeve të çmimeve të mallrave të konsumit, të ndikuara nga kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Nga kjo masë do të përfitojnë 576,381 familje dhe individë, përfitues të programit të ndihmës ekonomike dhe pagesës së aftësisë së kufizuar, dhe pensionistë invaliditeti, familjar dhe pleqërie, nga skema e sigurimeve shoqërore. Efekti financiar llogaritet në rreth 5.2 miliardë lekë. Kjo masë do të përfitohet vetëm një herë për periudhën prill-maj-qershor dhe nuk do të jetë e mundur mbartja e tij në periudhat pasardhëse. Kategoritë përfituese të përcaktuara në Paketën e Rezistencës Sociale janë: familjet dhe individët përfitues të ndihmës ekonomike, individët përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar, individët përfitues të statusit, sipas Ligjit “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”.

Ibrahimaj: Vetëm dje u paguan 41.174 pensione të indeksuara

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se nisi dje shpërndarja e pensioneve të indeksuara dhe dhënia e ndihmës financiare për kategoritë e përcaktuara nga Paketa e Rezistencës Sociale.

Ibrahimaj theksoi dje se, vetëm në ditën e parë të Paketës së Rezistencës Sociale janë paguar 41.174 pensione të indeksuara. “Vetëm gjatë ditës së sotme nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore janë paguar 41.174 pensione të indeksuara nga 673,813 përfitues që janë në total, ndërsa kanë marrë mbështetjen financiare prej 3,000 lekësh 25,486 persona, nga 441,000 që janë në total. Bëjmë me dije se dhënia e pagesave do të vazhdojë edhe gjatë ditës së shtunë, si dhe garantojmë të gjithë përfituesit se janë të disponueshme të gjitha fondet për mbulimin e plotë të kësaj mase”, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.