BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Ekonomia

Nis shqyrtimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, OSSH dhe OST dorëzojnë kërkesat në ERE, ja propozimet

Nis shqyrtimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, OSSH

Enti Rregullator i Energjisë vendosi nisjen e procedurës për shqyrtimin e aplikimeve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit për rritjen e tarifave të shpërndarjes dhe transmetimit të energjisë elektrike për vitin 2022. Referuar aplikimeve, OSSH ka kërkuar që për klientët  lidhur në tensionin 35 KV, tarifa e shpërndarjes të shkojë në 2.61 lekë/Kwh, nga 1.5 lekë/Kwh që është aktualisht, ndërsa për tensionin 0.6-20 KV të shkojë 3.99 lekë/Kwh nga 3.9 lekë/Kwh që është aktualisht. Për klientët e tjerë fundorë të lidhur me rrjetin e shpërndarjes në nivelet e tjerë të tensionit, OSSH aktualisht faturon energjinë e lëvruar bazuar në tarifën mesatare të shpërndarjes së energjisë elektrike prej 4.79 lekë/Kwh, ndërkohë që në aplikimi kërkuar që kjo tarifë të shkojë në 6.63 lekë/Kwh. Ndërkaq, kompania tjetër publike që është OST kërkon një rritje me 96% nga tarifa aktuale, duke shkuar në 1.47 lekë/Kwh. Sipas “Scan”, gjatë diskutimeve, anëtarët e Bordit të ERE-s thanë se do të jenë të kujdesshëm në procesin e shqyrtimit të këtyre kërkesave, duke sugjeruar edhe gjetjen e burimeve të tjera të financimit për përballimin e kostove nga an e kompanive. Rritja e tarifave të transmetimit dhe shpërndarjes impakton drejtpërdrejt bizneset që kanë dalë në treg të lirë energjie, por edhe abonentët familjarë e biznese që furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, që është pjesë e OSHEE-së. Kjo pasi kjo tarifë është pjesë përbërëse e formulës për përllogaritjen e çmimit final të energjisë, që aplikohet nga FSHU për klientët e saj. Ndërkaq, referuar procedurave standard është pikërisht Enti Rregullator i Energjisë, që vendos mbi nivelin e tarifave përfundimtare që do të aplikohen gjatë vitit 2022. Paralelisht, në pritje është edhe aplikimi që do të kryhet nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, për çmimin e shitjes me pakicë të energjisë e nëse kjo kompani do të zgjedhë të përballojë me të ardhurat e veta rritjen e mundshme të tarifave të transmetimit dhe shpërndarjes apo të shkarkojë këtë rritje tek abonentët e saj familjarë e biznese.

Importi i energjisë

Pak kohë më parë kryeministri shpalli krizën e energjisë dhe u paralajmërua rritja e çmimeve.  OSHEE deri më tani ka shpenzuar mbi 100 milionë euro për importet e energjisë ndërkohë që mori nga qeveria 100 milionë euro të tjera si mbështetje për të siguruar importet deri në fund të vitit dhe 100 milionë të tjera për importet në vitin 2022. Nëse analizojmë shifrat, gjatë vitit 2020, janë eksportuar rreth 25% më shumë sasi bruto Gwh Energji Elektrike nga Shqipëria në vende të tjera krahasuar me vitin 2019. Njëkohësisht Importi bruto (energji në marrje) shënoi vlerën 3.239 Gëh apo 2% më shumë krahasuar me vitin 2019. Si rezultat Shkëmbimi i Energjisë Elektrike që jepet si diferencë mes eksportit dhe importit bruto të energjisë ka pësuar rritje me 5.4 % krahasuar me vitin 2019, megjithatë ende rezultati i bilancit tregtar të energjisë elektrike mbetet në vlera negative apo situatë defiçiti për vitin 2020.