BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Ekonomia

Nis sot shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve, ja procedurat si duhet të veprohet, llojet e makinave që do kontrollohen të parat

Nis sot shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve, ja procedurat si

Pas disa muajsh pezullim rinis sot procesi i kolaudimit të makinave në të gjithë vendin. Në përfundimin e kontratës me koncesionarin për kontrollin teknik të makinave, qeveria vendosi që ky proces të kalojë në përgjegjësi të DPSHTRR dhe në fillim të këtij viti u bënë disa ndryshime në rregulloren e kolaudimit. Derisa të hartohej përfundimisht kjo rregullore dhe pikat e kolaudimit të restauroheshin, qeveria ndërpreu për pak muaj kontrollin për të rifilluar sot sipas rregullave të reja. Në këtë kuadër, referuar dhe ndryshimeve në Kodin Rrugor, DPSHTRR sqaron për të gjithë qytetarët se, të gjitha automjetet e reja me km 0, që i përkasin llojit autoveturë dhe motomjete nuk do të kalojnë në procesin e kolaudimit për tre vjet, por këtu bëjnë përjashtim ambulancat, taksitë, autoshkolla. Ndërkohë, automjetet që kanë qenë më parë në përdorim, ndryshe nga vitet e shkuara, tani e tutje do të kolaudohen njëherë në dy vjet, ndërsa taksitë, autoshkolla dhe ambulancat do të kolaudohen çdo vit. “Shërbimi ekskluziv i Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore rikthehet në administrimin e DPSHTRR! Ndryshon periudha e kolaudimit! Autoveturat e të reja nuk kolaudohen 3 vitet e para; Mjetet me km, autovetura e motomjete kolaudohen çdo 2 vjet! Taksi, autoshkolla, mjete transporti udhëtarësh, mjete transporti special, ambulanca dhe mjete transporti mallrash kolaudohen çdo 1 vit”, thuhet në udhëzimin e DPSHTRR.

Afatet e Kolaudimit

Për të shmangur radhët e gjata dhe mbingarkesën në pikat e kolaudimit, DPSHTRR ka përcaktuar që me 31 maj do të fillojë kontrolli teknik vetëm për: kamionët, rimorkiot, automjetet e mallrave dhe të gjitha makinat në pronësi të institucioneve shoqërore. Ndërsa, më pas do të njoftohen automjetet për transport njerëzish, automjetet, autoshkolla dhe mjetet në pronësi të subjekteve. Lidhur me afatet e kolaudimit DPSHTRR ka sqaruar se, të gjithë atyre që iu ka skaduar certifikata e kolaudimit në dhjetor të 2020 e deri më tani do t’u shtyhet vlefshmëria për një vit. “Afatet e reja do t’i njihen çdo mjeti me certifikatë kolaudimi që ka datë skadence pas datës 23.12.2020! (Mjetet e regjistruara për herë të parë të reja do të përfitojnë gjithashtu periudhën përkatëse pa detyrim kolaudimi) DPSHTRR do të informojë në vijimësi çdo kategori mjeti për detyrimin që të kryejë kolaudimin dhe kohën. Konkretisht, çdo certifikatë e skaduar, dhe kolaudimi ka qenë i mbyllur dhe favorizohet me plus dymbëdhjetë muaj. Edhe nëse ka marrë vulë për 1 muaj, disa muaj, ai përfiton 12 muaj mbi datën e skadencës që ka në mjet”, njofton DSHPTRR.

Procedurat dhe tarifat

Edhe sa u përket procedurave për rezervimin e radhës së kolaudimit, DPSHTRR ka sjellë shumë lehtësira. Sipas udhëzimit të publikuar në faqen zyrtare të DPSHTRR, nuk është e nevojshme që pronari i mjetit të shkojë pranë pikave të kolaudimit dhe të presin me orë të tëra derisa t’i vijë radha për të kryer kontrollin. Tashmë rezervimi do të behet online përmes portalit e-Albania, me procedura më të thjeshta dhe pa kosto shtesë. Sipas njoftimit pronari i mjetit bën kërkesën online dhe mund të lëvizë i lirë deri sa t’i konfirmohet një datë për të kryer kontrollin teknik. “Qytetarët për shërbimin e kontrollit teknik të automjeteve, duhet të bëjnë rezervimin në portalin e-Albania. Ai do të rezervojë online. Deri në ditën që do ketë rezervimin, ai mund të lëvizë, e ne do jemi në kontakt me Policinë e Shtetit, për lëvizjet”, thuhet në njoftim. Ndër të tjera, DPSHTRR bën të qartë se shërbime do të jenë më të mira, por nuk do të ketë rritje tarifash, i vetmi detyrim i qytetarëve është të paguajnë taksat në kohë dhe të paraqiten kur iu kërkohet, për të kryer kontrollin teknik të automjetit. “Kujdes: Mos qarkulloni pa paguar taksat vjetore të mjetit dhe pa rinovuar TPL-në në datat përkatëse çdo 1 vit! Drejtuesit e mjeteve janë përgjegjës për gjendjen teknike, funksionale dhe sistemet e mjetit. Nuk do të rrisim kurrë tarifat. Tarifat ne duam që ti ulim”, thekson DPSSHTRR.

Më të lexuarat