BREAKING NEWS

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e
x
BREAKING NEWS

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do
x
BREAKING NEWS

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e
x
BREAKING NEWS

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton veprimin e Ramës

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton
x

Ekonomia

Norma e interesit për kreditë nuk ndryshon, Banka e Shqipërisë e mban në nivelin 3%m por paralajmëron se mund ta rrisë, leku vijon të forcohet përballë euros

Norma e interesit për kreditë nuk ndryshon, Banka e

Banka e Shqipërisë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit, duke lënë në fuqi vendimin prej 3 për qind. Guvernatori, Gent Sejko u shpreh dje gjatë një konference për mediat se analizat e tregut dhe të ekonomisë në përgjithësi tregojnë një situatë më të mirë nga sa pritej sa i përket inflacionit. Sejko theksoi se inflacioni vazhdoi trendin rënës gjatë tremujorit të pare të këtij viti. Megjithatë, Guvernatori nuk përjashtoi mundësinë që në mbledhjet e ardhshme, këshilli mbikëqyrës të rrisë sërish normën bazë të interesit, nëse inflacioni nuk ulet me ritmet e parashikuara nga banka. Sipas tij, rritja e shpejtë e punësimit dhe e pagave japin sinjale inkurajuese për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në të ardhmen, por ato krijojnë gjithashtu një mjedis të favorshëm për rritjen e çmimeve. Inflacioni i lartë dhe mbi objektivin e bankës qendrore dëmton familjet dhe bizneset, pasi gërryen fuqinë dhe vështirëson planifikimin e konsumit dhe investimeve në të ardhmen. “Ekonomia shqiptare do vijojë të rritet dhe inflacioni do shënojë rënie graduale dhe do kthehet në objektiv në gjysmën e vitit 2024. Ky normalizim do krijojë një balancë më të mirë mes kërkesës dhe ofertës. Do mbështesë qëndrueshmërinë në tregje. Ritmi i rritjes pritet të vijë në ngadalësim të lehtë gjatë vitit 2023. Këshilli mbikëqyrës në BSH vendosi të mbajë të pandryshuar interesin bazë të normës së interesit në 3%. Presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten faktor rreziku për destabilizimin e çmimeve në vend”, deklaroi ai.

Forcimi i lekut përballë euros

Për sa i takon rënies së monedhës euro, Sejko theksoi se vjen si pasojë e mbiçmimit të lekut shqiptar ku kanë ndikuar disa faktorë, si rritja e investimeve të huaja dhe remitancave të emigrantëve. Megjithatë dëmet që kjo rënie e euros u shkakton disa prej investimeve, Sejko shtoi se Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë në këtë rast, por nënvizoi se duhet të ketë bashkëpunim për të ndihmuar eksportuesit të cilët janë më të prekurit nga ky ndryshim drastik i kursit të këmbimit valutor. “Lidhur me kursin e këmbimit, BSH ka sqaruar se Kursi i Këmbimit ka qenë në epërsi prej disa vitesh, duke u mbiçmuar. Forcimi është më i fortë sepse vjen si pasojë e disa faktorëve. Të dhënat e bilancit të pagesave tregojnë rritje të konsiderueshme të investimeve të huaja, të të ardhurave nga turizmi, rritje të eksporteve në total. Gjithashtu edhe remitancat kanë ardhur në rritje. Kjo ka bërë që oferta e euros në vend të jetë e konsiderueshme.  Nuk kemi arsye për të ndërhyrë por duhet bashkëpunuar me eksportuesit dhe ato industri që preken nga ndryshimi i kursit të këmbimit”, nënvizoi Sejko.

Rënia e euros, eksperti: Banka e Shqipërisë dhe Ministria të ndërhyjnë

Ndërkohë eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj ka folur ndje në një intervistë televizive për rënien e euros, ndërsa komentoi edhe deklaratën e ministres Delina Ibrahimaj e cila tha se borxhi publik është ulur falë rënies së euros. Eksperti i ekonomisë tha se Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave duhet të ndërhyjnë të gjendur përballë kësaj situate, ku euro ka shënuar rënie shumë të madhe. “Ajo që duhet të ndërhyjë Ministria e Financave është që në radhë të parë, institucionet që ka në varësi duhet të shpjegojnë përse ka një ofertë të madhe të euros në dallim nga vite e tjera dhe periudhat  e mëparshme. Dhe nga ana tjetër ca po bëjnë institucionet të cilët janë aty për të frenuar hyrjet e parave që nuk shpjegohen as nga aktivitete ekonomike, as nga investimet e huaja por as edhe nga burime që mund të konsiderohen nga turizmi. Pasi në llogaritë që kemi bërë, paratë nga turizmi ashtu siç hyjnë edhe dalin pasi shqiptarët harxhojnë më shumë se ca harxhojnë turistët e huaj këtu. Investimet e huaja kanë një njollë në vitin 2022, rreth 35% e tyre vijnë nga kompani offshore. Banka ka rritur normën e interesit, kjo munde të frenojë kreditimin ekonomik që ndikon edhe në furnizimin me para. Banka duhet të alternojë gjithë ca ka politika aktuale e masave anti-inflacion me ministrinë e financave në mënyrë që të sistemojnë balancën e qarkullimit të parasë në treg. Banka e Shqipërisë nuk mund të bëjë ndërhyrje tej atyre që ka bërë, por mundet që në pjesën e komunikimet me institucionet e ministrisë të jenë vigjilente në asketin”, deklaroi ai. Po ashtu, zoti Gjokutaj thotë se duhet ndërhyrë pasi nuk është qëllimi vetëm që të rregullohet bilanci i buxhetit të shtetit, por edhe bilanci i bizneseve. Ai thekson se nga rënia e euros nuk po humbin vetëm bizneset, por edhe qytetarët të cilët mbahen nga remitancat.