BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Ekonomia

Nuk gjejnë qetësi euro dhe dollari, kriza e koronavirusit ndikon drejtpërdrejtë edhe tek kursi i këmbimit/ Ja me sa lekë u shkëmbyen sot

Nuk gjejnë qetësi euro dhe dollari, kriza e koronavirusit ndikon

E marta, që shënoi ditën e parë të punës së kësaj jave, ka nisur me një rënie të euros dhe dollarit në tregun vendas.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 125.72 lekë, duke rënë me 0.62 lekë në krahasim me fundin e javës dhe duke iu rikthyer tendencës rënëse, pas rritjes së lehtë në mesin e javës së kaluar.

Edhe dollari ka qenë në rënie, duke u këmbyer me 115 lekë, ose 0.60 lekë më pak se e premtja.

Euro dhe dollari nisën tendencën rënëse në datën 19 mars, si rrjedhojë e kufizimit të burimeve të hyrjes së valutës në vend, duke arritur deri në 131 lekë, në 30 mars, niveli më i lartë në 2 vjet.

Më pas tregu u stabilizua, pasi rritja kishte qenë artificiale e ndikuar nga problemet që shkaktoi kufizimi i lëvizjeve dhe aktiviteteve ekonomike me synim frenimin e pandemisë.

Gjithsesi, euro vijon të mbetet gati 3 lekë më lart në krahasim me nivelin e parakrizës, kur këmbehej mesatarisht me rreth 123 lekë. Por, ditët e fundit luhatjet janë sheshuar disi dhe kjo reflektohet dhe në kursin e agjencive valutore, ku diferenca në shit-blerje ka zbritur në 1.5 lekë, nga 5 lekë që ishte kur euro arriti në 131 lekë (në ditë normale diferenca në shit-blerje është midis 0.5 dhe 1 lekë).

Aktorët e tregut thonë se sot ishte dhe dita e fundit e pagesës së TVSH-së, çka ka ndikuar në kërkesën për lekë, ndonëse niveli ditor i transaksioneve mbetet larg niveleve të parakrizës./Monitor

Nuk gjejnë qetësi euro dhe dollari, kriza e koronavirusit ndikon