
SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, rritet sërish çmimi i karburanteve në vend, ja me sa shitet nafta, benzina dhe gazi

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 16 Shtator 2023

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, teksa çmimi i karburanteve në vend ka pësuar dje një tjetër rritje. Në pikat e furnizimit me pakicë ditën e djeshme 1 litër naftë u shit deri në 214 lekë, ndërsa benzina 216 lekë për litër. Ndërkohë që çmimi i gazit është 58 lekë për litër. Shihet se çmimi i karburanteve ndryshon në varësi të pikave. Kjo është e disata herë që rritet çmimi i karburanteve që pas shkrirjes së Bordit të Transparencës. Operatorët e tregut thonë se shkak për rritjen e çmimeve është bërë shtrenjtimi i karburanteve në bursa. Bordi u shfuqizua në datën 7 qershor, ndërsa vendimi i tij i fundit i përket datës 26 maj, ku çmimi tavan i tregtimit me pakicë të naftës ishte 176 lekë, dhe i benzinës 179 lekë.
Çmimi i naftës, Tabaku: Faji i taksimit socialist
Ndërkohë pak ditë më parë Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritur sot shqetësimin se ndonëse në tregun ndërkombëtar çmimin i karburantit ka rënë, në Shqipëri nuk ndodh diçka e tillë. Deputetja bën përgjegjëse qeverinë, teksa e quan ortake me oligarkët. Tabaku thekson po ashtu se një arsye e çmimit të lartë dhe të pandryshuar është edhe taksimi socialist. Sipas saj, si pasojë e këtyre dy arsyeve, 50 përqind e vlerës shkon aktualisht në buxhet, ndërsa gjysma tjetër në marrëveshjet me oligarkët. “Kanë një pyetje qytetarët shqiptarë sot. Përse nuk ndryshon çmimi i karburantit në Shqipëri çfarë do të ndodhë në tregun ndërkombëtar? Qoftë 2$/barrelë apo 200$/barrelë shqiptarët përherë paguajnë mbi 200 lekë/litër dhe kjo nuk ndryshon. Qoftë në kohë krize apo kohë paqe. Përgjigja është shumë e thjeshtë; ortakëria mes qeverisë dhe oligarkisë. Si me bordin e oligarkëve edhe pa bordin e tyre çmimi nuk po ndryshon dhe kjo tregon si sistemi është i kapur, si ka një mungesë konkurrence dhe çmimi vendoset në tavolinë si me ekzistencën e bordit si pa të. Arsyeja e dytë janë taksat. Taksimi socialist! Taksimi që paguajmë në çdo pikë karburanti! Në çdo pompë nafte kur blejmë karburant dhe paguajmë 50% të çmimit taksa. Këto dy arsye kanë kapur prej fyti sistemin dhe çojnë 50% të vlerës në buxhet ku bëjnë biznes me të dhe 50% tjetër të vlerës në marrëveshje me oligarkinë. Kush vuan në fund të ditës? Sigurisht qytetari”, shkroi Tabaku.
Më të lexuarat


Reforma e pagave, Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në strukturat e disa institucioneve

Banka e Shqipërisë nxjerr shifrat, ja me sa do të këmbehet euroja dhe dollari në vendin tonë (Tabela)

Euro sërish drejt "greminës", prek nivelin më të ulët që prej...

Del raporti/ Ja sa pasagjerë janë regjistruar në periudhën Janar-Tetor 2023 në aeroportin e Rinasit

Bizneset nuk deklaruan të ardhurat, qeveria propozon ndryshimin e ligjit për turizmin, kryeministri Rama bën “sherr” me ndërtuesit dhe i kërcënon me gjoba

Sezoni turistik, Kumbaro: 8,3 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 9 mujorin e vitit 2023

"Ngrijnë" valutat, ja si do të këmbehet euro dhe dollari sot në vendin tonë (Tabela)

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Ndryshon ligji për turizmin, apartamentet, vilat do të regjistrohen, gjobë kush “vetëklasifikohet”

3.8 milionë euro për Parkun Natyror në Ulzë, çelet edhe mbikëqyrja për zbatimin
