Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Numri i debitorëve në Tatime kap shifra alarmante, mbi 26.400 biznese në listën e zezë, mbi 250 u shtuan vetëm gjatë 2019

Postuar: 09/06/2019 - 08:09

Afro 26.500 bizneseve u janë bllokuar pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme nga administrata tatimore, për shkak se nuk kanë paguar detyrimet e përcaktuara me ligj. Sipas të dhënave më të fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, janë 26.405 subjekte dhe persona fizikë të penalizuar, ndaj të cilëve është vendosur masa e barrës siguruese apo hipotekore nga ana e administratës tatimore. Vetëm një tre muajt e parë të vitit 2019, listës i janë shtuar rreth 1330 subjekte debitore, pasi në fund të Dhjetorit listoheshin 23.888 të tilla. Ndërkohë që tashmë jemi gati në gjysmën e vitit, numri i bizneseve debitore është rritur me plot 2517 të tilla. Vendosja e barrës siguruese apo hipotekore është një prej formave të mbledhjes me forcë të borxhit nga ky institucion. Bizneset e publikuar në listën e Tatimeve nuk mund të kryejnë asnjë transaksion me pasuritë e tyre deri në shlyerjen e detyrimit tatimor. Lista e tatimeve tregon se nuk bëhet fjalë vetëm për borxhe të akumuluara rishtazi nga subjektet, por një pjesë e mirë prej tyre datojnë mbi 9 vite më parë. Megjithatë shifra në rritje muaj pas muaji, tregon edhe papërgjegjshmërinë e subjekteve në zbatim të legjislacionit tatimor dhe fshehjen ndaj detyrimeve.

Borxhi tatimor në 2018

Detyrimet e parapaguara ndaj administratës tatimore shënuan një rritje në vitin 2018, duke arritur rreth 108 miliardë lekë, me një rritje prej 8 miliardë lekë në raport me një vit më parë. Duke ju referuar të dhënave nga administrata tatimore peshën më të madhe në këto borxhe e zë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar me 37 %, i ndjekur nga tatim fitimi me 28% dhe më pas vijnë detyrimet e papaguara nga sigurimet shoqërore me 13 % të vlerës. Vetëm detyrimet e papaguara për efekt të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në vitin që lamë pas u zgjeruan me 2.6 miliardë lekë. Ajo që vlen të përmendet në këtë shifër është fakti se pjesa më e madhe e këtij borxhi vjen nga institucionet publike, ku shoqëritë e ujësjellësit që janë pjesë e pushtetit vendor mbajnë një peshë kryesore. Por jo vetëm. Në këtë borxh përfshihen edhe ato biznese që kalojnë në status pasiv duke ngrirë pagesën e detyrimeve ndaj tatimeve. Ekspertë të sigurimeve ngrenë shqetësimin se krijimi i këtij borxhi ka përmasa të pamatshme, për shkak se i mohohen vitet e punës për efekt pensioni individëve të punësuar. Ndonëse këto borxhe janë pjesë e mbledhjes me forcë nga ana e tatimeve, duket se tashme fenomeni i mospagesës nga institucionet publike është kthyer në një kërcënim për skemën e pensioneve, për të cilin ende nuk po gjendet zgjidhja. Një pjesë e mirë e shoqërive të ujësjellës kanalizimeve nuk gjenerojnë fitim, çka ka futur në një spirale borxhesh mijëra të punësuar. Për shkak edhe të rëndësisë së aktivitetit të këtyre shoqërive, shteti nuk mund të ndërhyjë për ti bllokuar punën e tyre.

Menaxhimi i borxhit

Menaxhimi i borxhit gjatë vitit 2018 është mbështetur në objektivat strategjikë dhe është përqendruar në garantimin e mbledhjes së detyrimeve të prapambetura, duke siguruar respektimin e të drejtave të tatimpaguesve, uljen e ekspozimit ndaj rreziqeve dhe në të njëjtën kohë, evidentimit sa më real të gjendjes së borxhit tatimor. Gjatë vitit 2018 janë ndërmarrë një varg iniciativash për funksionin e mbledhjes, me fokus forcimin e kuadrit ligjor, përmirësimin e proceseve të punës, lehtësimin e proceseve të komunikimit me tatimpaguesit me qëllim ndjekjen e menjëhershme të borxhit të ri, duke parandaluar kthimin e tij në borxh të vjetër për mos përshkallëzimin e stokut të borxhit aktual. Gjatë vitit 2018 është implementuar në sistemin [email protected] dhe në E-filing funksionaliteti “Akt Marrëveshja me Këste”, modul aktualisht i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. Implementimi i këtij moduli vjen në zbatim të nenit 77 e vijues i Ligjit Nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar. Ligji ka përcaktuar rrethanat për të cilat tatimpaguesi mund të kërkojë lidhjen e marrëveshjes të pagesës me këste të detyrimit tatimor të papaguar, kushtet që duhen përmbushur për lidhjen e kësaj marrëveshje, ndjekjen dhe zbatimin e saj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 11:47

Një tjetër investim strategjik i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në nënstacionin e Plasmasit është drejtë përfundimit dhe që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrik

Postuar: 15/06/2019 - 07:23

Komuniteti i biznesit Agro-përpunues dhe i Tregtisë së ushqimeve është i shqetësuar për ashpërsim

Postuar: 14/06/2019 - 07:30

Qeveria ka vendosur të ndryshojë dokumentacionin që duhet të paraqesin personat që kërkojnë streh

Postuar: 13/06/2019 - 19:02

Ditën e sotme në Tiranë është mbajtur Forumi i Kartës Ndërkombëtar të Energjisë,  ku u disku

Postuar: 13/06/2019 - 13:46

Sa herë që një shtet përfshihet në kriza politike, që shoqërohen me pasiguri për të ardhmen, mone

Postuar: 13/06/2019 - 07:31

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka çelur këstin e 11-të të shpërndarjes së dëmshpërblimit për

Postuar: 12/06/2019 - 10:05

Monedha e përbashkët nuk po ndal rënien në tregun vendas.