BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Ekonomia

OECD paralajmëron krizë të fortë ekonomike në Shqipëri, ulen eksportet dhe numri i turistëve, ngadalësim të investimeve publike

OECD paralajmëron krizë të fortë ekonomike në

Shqipëria pritet të jetë një nga vendet që do të goditet më tepër nga situata pandemike që ka mbuluar Globin. Në këtë përfundim ka dalë Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim pas një analize të bërë në rajonin juglindor të Europës rreth situatës aktuale të krijuar nga COVID-19. Referuar raportit të publikuar nga OECD, kriza e Shqipërisë do të vërehet në pesë pika kyçe, duke filluar nga turizmi ç’ka ul edhe aktivitetin ekonomik e deri tek investimet publike dhe private. “Së pari, masat e kontrollit do të ndikojnë pa mëdyshje në kërkesën dhe ofertën e brendshme në Shqipëri, duke ulur ndjeshëm aktivitetin ekonomik. Politikat mbështetëse makroekonomike mund të ndihmojnë pjesërisht në rikuperimin e kërkesës, por nuk mund të kompensojnë plotësisht pasojat ekonomike të mbylljeve të detyruara. Së dyti, kriza COVID-19 tashmë ka zvogëluar kërkesën globale të udhëtimit ndërkombëtar dhe sigurisht që do të çojë në një kolaps në turizëm përpara sezonit të verës. Të ardhurat nga turizmi tejkalojnë 20% të PBB-së në të dy ekonomitë”, thuhet në raport. Nga shqyrtimet e bëra OECD nënvizon faktin se problematike shfaqet edhe gjenda e investimeve, pasi ky zë pritet të reduktohet në masa të konsiderueshme. “Mund të pritet një ngadalësim i investimeve publike dhe private, gjë që do të pengojë më tej rritjen ekonomike. Kontributet e investimeve të huaja direkte në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë qenë relativisht të konsiderueshme gjatë viteve të fundit, duke siguruar mbështetje për rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe përparimin teknologjik”, theksohet në raport. Të njëjtën trajektore negative do të ndjekë edhe sektori i transportit, i cili do të shfaqë efekte negative dhe në vende të tjera europiane. “Eksportet në të gjithë rajonin do të bien për shkak të rënies së kërkesës, si dhe ndërprerjeve në zinxhirët e vlerës.

Megjithëse të gjitha ekonomitë do të preken, Rumania dhe Serbia ka të ngjarë të mbajnë koston më të madhe, pasi sektorët e tyre të prodhimit janë më të integruar në zinxhirët e furnizimit global dhe kontribuojnë më shumë në ekonomitë e tyre për sa i përket vlerës së shtuar dhe punësimit”, thuhet në raport.

Zonat rurale më të prekura

Raporti i OECD tregon se zonat rurale janë më të ekspozuara ndaj krizës ekonomike. Kjo për shkakun se pjesa më e madhe e familjeve fitojnë të ardhura duke punuar në bujqësi ose nga familjarët e tyre në emigracion. Por mbyllja e kufijve dhe reduktimi i transportit kufizon lëvizjen e tyre dhe mundësinë për të siguruar të ardhura. Për shkak të lidhjeve të forta midis turizmit dhe bujqësisë, ndikimi negativ do të ndihet gjithashtu fuqishëm në zonat rurale ku shumica e të varfërve janë të punësuar në bujqësi. Ballkani Perëndimor mbështetet shumë në hyrjen e qëndrueshme të dërgesave për financimin e kërkesës së brendshme dhe investimeve. Për shembull, në Kosovë, remitancat përbëjnë 15% të PBB-së së përgjithshme. Dërgesat e remitancave ka të ngjarë të zvogëlohen për shkak të kufizimeve të udhëtimit dhe një papunësie në rritje, e lidhur me tkurrjet e parashikuara ekonomike në BE. Gjithsesi, më tej në raport thuhet se, pandemia e COVID-19 dhe masat për të frenuar përhapjen e tij po japin efekt të madh në ekonominë globale dhe sigurisht që do të ndikojnë më së shumti në ekonomitë e EJL, duke çuar në një rritje shumë më të ulët ekonomike apo edhe në një recesion.