BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Ekonomia

OJF-të të dyshuara për pastrim parash, qeveria ligj për t’i vënë në kontroll, ja si do të bëhet monitorimi i tyre

OJF-të të dyshuara për pastrim parash, qeveria ligj për

Qeveria ka vendosur të shtojë kontrollin ndaj organizatave jofitimprurëse në vend. Në shumë raporte ndërkombëtare thuhet se OJF përdoren për pastrim parash, për këtë arsye Ministria e Drejtësisë ka haruar një ligj për monitorimin e tyre. Sipas këtij ligji të nxjerrë për konsultim, organizatat jofitimprurëse që detyrohen të regjistrohen janë shoqatat, fondacionet dhe qendrat si dhe çdo subjekt tjetër, i cili me ligj të veçantë detyrohet të regjistrohet pranë regjistrit të organizatave jofitimprurëse. Ndër të tjera në ligji bëhet e ditur se afati për paraqitjen e këkesës është vetëm 30 ditë pas publikimit të ligjit, i njëti afat është përcaktuar edhe për regjistrime të rasteve të tjera. “Organizatat jofitimprurëse janë të detyruara të paraqesin kërkesën për regjistrim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë brenda 30 ditëve kalendarike nga data e themelimit, por, në çdo rast, përpara datës së fillimit të ushtrimit të veprimtarisë. Për regjistrimet e tjera të detyrueshme, përveç rasteve kur ky ligj përcakton ndryshe, aplikimi bëhet brenda 30 ditëve kalendarike nga data e ngjarjes së rrethanës faktike dhe e hartimit të aktit të detyrueshëm për t’u regjistruar”, thuhet në projektligj. Sakaq ligji paraqet me aktet e nevojshme për regjistrim fillestar. Konkretisht OJF-të duhet të bëjnë një kërkesë për regjistrim fillestar me të gjitha të dhënat që u kërkohet, regjistrimin bëhet në rugë elektrionike. Specifikisht në rastin e fondacioneve me akt testamenti do të kërkohet edhe kopje e testamentit. “Organizatat jofitimprurëse regjistrohen në regjistrin elektronik, duke depozituar kërkesën për regjistrim fillestar, të plotësuar me të gjitha të dhënat e detyrueshme sipas këtij ligji, statutin dhe aktin e themelimit, aktet e emërimit të organeve vendimmarrëse. Në rastin e fondacioneve që themelohen në bazë të një akti testamentar, bashkë me kërkesën për regjistrim fillestar depozitohet testamenti dhe statuti”, sqarohet në projektligj. Më tej ligji trgeon se, degët e OJF-ve të huaja, përveç përmbushjes së kërkesave të tjera të legjislacionit në fuqi, regjistrohen duke depozituar kërkesën për regjistrim fillestar, të plotësuar me të gjitha të dhënat e detyrueshme sipas këtij ligji si: aktin e themelimit e statutin e organizatës jofitimprurëse të huaj; dokumentacionin që vërteton regjistrimin në juridiksionin e huaj; dokumentacionin, që vërteton gjendjen aktuale të organizatës jofitimprurëse të huaj.

Ja si veprohet në rastet e pezullimit të kërkesës

Gjatë shqyrtimti të kërkesës të dërguar nga OJF, komisioni i posaçëm për shqyrtim mund të vërejë pasaktësi në të dhëna, mospagesë të fondeve apo mangës të kushteve të tjera të përcaktuara në ligj. Kështu që në këto raste komisioni ka të drejtë të pezullojë procesin e shqyrtimit dhe të lajmërojë aplikuesin, duke i përcaktuar kështu edhe afatin për rregullimin e mangësive të evidentuara në kërkesë. “Në rastet kur pas verifikimeve të parashikuara në nenin 27, të këtij ligji, rezulton se nuk janë përmbushur kushtet për regjistrim, nuk janë paguar tarifat përkatëse të regjistrimit, apo nuk janë kryer regjistrimet e kërkuara, gjyqtari ose kancelari, sipas rastit, pezullon shqyrtimin e kërkesës dhe e njofton kërkuesin me shkrim për shkakun e saktë të pezullimit, duke i dhënë një afat prej 21 ditësh kalendarike për plotësimin ose ndreqjen e të metave që pengojnë regjistrimin”, thuhet në relacion. Sakaq më tej bëhet me dije se, në ato raste kur kërkuesi plotëson ose ndreq të metat që pengojnë regjistrimin, brenda afatit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është e detyruar të kryejë regjistrimin brenda një afati 5-ditor nga data e plotësimit ose ndreqjes së dokumentacionit. Në këtë rast, regjistrimi mban datën e paraqitjes së kërkesës së parë për regjistrim. Më tej relacioni sqaron se përveç pezullim të shqyrtimit të kërkesës mund të ketë edhe refuzim të kërkesës. Bazuar në rregullat që përcakton ligji kërkesa për regjistrim refuzohet refuzohet vetëm në rastet kur: kërkesa nuk është në përputhje me kushtet e përcaktuara në këtë ligj ose dhe kërkuesi nuk plotëson ose ndreq elementet, që pengojnë regjistrimin brenda afatit; të dhënat, që kërkohen të regjistrohen, janë të ndryshme nga të dhënat e regjistrueshme, sipas dispozitave të këtij ligji.