BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Ekonomia

Opozita publikon dokumentet: Skandal, fondet e BE për bujqësinë po vidhen nga inceneratori i Tiranës

Opozita publikon dokumentet: Skandal, fondet e BE për bujqësinë

Shefi i Organizimit të PD, Klevis Balliu ka deklaruar dje se inceneratori i kryebashkiakut të Tiranës vjedh fondet e BE për bujqësinë. Teksa publikon disa dokumenta në rrjetin social “Facebook”, Balliu shkruan se administratori te Integrated Energy BV SOV që ka marrë me koncension inceneratorin e Tiranës ka kontakton kompaninë e Stella Gugallias, që të bëjë gati dokumentet për aplikim në AZHBR për përfitimin e fondeve IPARD. Madje Balliu sqaron më tej se pas aplikimit të tij me ndihmën e kompanisë Gugalles që është shpallur në kërkim nga SPAK për inceneratorët, AZHBR i akordon fondet e BE, fonde me mbështetje maksimale 310 mijë euro. “Ndërkohë që bujqësia është në krizë, çka ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve për qytetarët, duke ulur kështu edhe konsumin dhe duke rrezikuar me mijëra biznese në këtë sektor për tu falimentuar, paratë të cilat BE akordon në ndihmë të sektorit të bujqësisë i kalojnë inceneratorëve. Shpjegimi i fakteve; Inceneratori i Veliajt vjedh fondet IPARD të BE. Personi fizik E.B administrator me të drejtë firme tek Integrated Energy BV SPV që ka marrë me koncesion inceneratorin e Tiranës. E.B ka blerë një tokë nga Integrated Energy bv SPV.  Më pas E.B kontakton kompaninë consultting se Partners të Stella Gugallias, që kjo të bëjë gati dokumentet për aplikim në AZHBR për përfitimin e fondeve IPARD. Fondet IPARD janë grande të pakthyeshme të BE që mbështesin bujqësinë në Shqipëri. Pasi aplikon me ndihmën e kompanisë Gugalles që është shpallur në kërkim nga SPAK për inceneratorët, AZHBR i akordon fondet e BE, fonde me mbështetje maksimale 310 mijë euro. E.B përfaqësues me të drejta të plota dhe me të drejtë firme i kompanisë së inceneratorëve. Fondet IPARD janë për bujqësinë, për fermerët që janë në ditët e tyre më të vështira, dhe ndihma e BE ndaj këtij sektori përpihet nga inceneratori i Veliajt", shkruan Balliu.