BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Përkeqësohet Indeksi i Biznesit të Dhomës Amerikane, Donald Lu: Jam i zhgënjyer

Përkeqësohet Indeksi i Biznesit të Dhomës Amerikane, Donald

Indeksi i Biznesit të Dhomës Amerikane, një tregues që publikohet çdo vit dhe mat perceptimin e anëtarëve lidhur me ambientin për të bërë biznes në Shqipëri, është përkeqësuar sërish këtë vit, pas përmirësimit të vitit të kaluar. Sipas rezultateve zyrtare, Indeksi i Biznesit ka shënuar një ulje të lehtë prej 1.33 pikësh, nga 43.78 në vitin 2016 në 42.45 në vitin 2017. Sërish, anketimi i zhvilluar për Indeksin e Biznesit tregon se anëtarët e Dhomës Amerikane mbeten të shqetësuar për nivelin e taksave, burokracinë qeveritare, monopolet dhe konkurrencën e pandershme, gjetjen e stafeve të kualifikuara vendase dhe nivelin e informalitetit.

Këto kanë qenë edhe për këtë Indeks Biznesi pesë shqetësimet kryesore. Një perceptim aspak pozitiv kanë pasur bizneset anëtare të Dhomës Amerikane gjatë vitit 2017 edhe për klimën e brendshme politike, e cila ka rënë me 5.08 pikë, si dhe për sigurinë në vend që ka pësuar rënie me 2.37 pikë. Duke folur për rezultatet e Indeksit të Biznesit, ambasadori Donald Lu tha se ulja e lehtë e Indeksit këtë vit konfirmon se mbetet ende shumë për t’u bërë, për të përmirësuar klimën e biznesit në vend. “Jam i zhgënjyer të shikoj se Indeksi i Dhomës Amerikane në vitin 2017 ka rënë lehtë, në 42.45, nga 43.78 në 2016-n”. Me këtë frazë i drejtohet ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, në letrën e tij për anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë, të cilën Lu e lexoi të plotë para anëtarëve të Dhomës, kur u prezantuan rezultatet e indeksit. Në linjë me përkeqësimin e treguesit të besimit, edhe mesazhet e dhëna nga ambasadori këtë vit janë shumë të ashpra. “Ashtu si në vitet e kaluara, ABI për vitin 2017 reflekton pakënaqësinë e vazhdueshme me një sërë treguesish të rëndësishëm të klimës së biznesit, veçanërisht nivelet e taksave, burokracinë e qeverisë, konkurrencën e pandershme, problemet në gjetjen e stafit të kualifikuar dhe korrupsionit”, vijoi më tej ambasadori Lu. Bizneset anëtare të Dhomës Amerikane të tregtisë duket se kanë pasur një perceptim jo pozitiv gjatë vitit 2017 edhe për klimën e brendshme politike, e cila ka rënë me 5.08 pikë, si dhe për sigurinë në vend, që ka pësuar rënie me 2.37 pikë.

Më të lexuarat